Heroi Salih Çekaj, figura dhe veprimtaria e tij

Opinione

Heroi Salih Çekaj, figura dhe veprimtaria e tij

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 19 prill 2024 Në ora: 10:10
Komandant Salih Cekaj-Veterani

Kaluan 25 vite pa instutucionalistin dhe komandantin e grupeve të para guerile të v. 1991 i cili i pari theu dhe kaloi kufirin e blinduar shqiptaro-shqiptar, në kohën kur shumë ëndërronin dhe dëshironin ta bënin një veprim të tillë, por që Salih Çekaj, Adem Jashari Zahir Pajaziti e të tjerë këtë e shndërruan në realitet.

E vërteta e kësaj, qëndron në faktin se, komandanti i grupeve të para guerile, Heroi Salih Çekaj, me tërë qenien e tij punoi dhe veproi duke i organizuar ato grupe për ti dhëne grushtin e fundit armikut shekullor dhe okupimit të përkohshëm të një pjese të trungut shqiptar.

E them okupim të përkohshëm sepse, pa marr parasysh kohëzgjatjen e atij okupimi në vazhdimësi asnjëherë nuk janë ndal tentativat për ta luftuar armikun në vazhdimësi dhe fituar lirinë të cilën e gëzojmë sot falë heronjve dhe dëshmorëve të kombit.

Për këtë meritë të veçantë dhe të pa krahasueshme ka heroi Salih Çekaj i cili me subordinimin dhe koordinimin ushtarak të mirëfilltë të grupeve guerile në lidhje dhe kontakte me personalitete të politikës sonë Kosovare dhe Shqiptare, në rend të parë me Presidentin historik dhe Arkitektin e pavarësisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, trungun e përgatitjeve ushtarake Fehmi Aganin, përfaqësuesin akademikun e respektuar Ali Aliun etj.

Angazhimi i Salihut në këtë aspekt dhe drejtim është dhe bëhet më madhorë, kur dihet se ishte një ndër institucionalistët e përbetuar, i cili i pari e pranoi, respektoi dhe jetësoi kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990 në Komunën e Deçanit në aspektin juridik duke e inkorporuar në statusin e Kommunës.

Krahas Kësaj ai nisi përgatitjet për t´iu kundërvu armikut shekullor me luftë të organizuar institucionale dhe të përgatitur ushtarakisht si me kuadër ashtu edhe me teknik luftarake, andaj figura e heroit Salih Çekaj mbetet simbol i njeriut këmbëngulës, largpamës, parimor si dijetar, mendimtar dhe vendimtar i kohës.

Heroi. Salih Çekaj jetoi, veproi dhe luftoi me pushkë dhe penë, duke hy në historinë më të re të Kosovës dhe mbetur aty njëherë e përgjithmonë, ashtu siç mbesin burrat e mëdhenj të fjalës dhe besës.

Përkushtimi i tij për të ngritur zërin e ndërgjegjes dhe sakrificës në parim për popull dhe atdhe i tejkalon kufijtë e organizimit lokal apo krahinor me bashkëpunim të ndërsjellët dhe veprim të përbashkët ngriti themelet e rezistencës aktive paqësore duke e shndërruar atë në rezistencë të armatosur.

Ky qëllim i tij dhe bashkëmendimtarëve dhe bashkëveprimtareve të tij ishte i arritshëm duke njohur dhe respektuar aktet juridike të deklaratës së pavarësisë, kushtetutën e Kaçanikut TË 7 SHTATORIT 1990, për një Kosovë shtet të LIRË, PAVARUR dhe DEMOKRATIKË i ndalur nga referendumi i popullit në v. 1991, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të v. 1992 dhe ligjit të mbrojtjes të aprovuar nga qeveria e Kosovës në v. 1993.

Salihu kishte qëndrim të pa luhatshëm dhe gatishmëri për t´u organizuar, trajnuar, armatosur, lokacionin e njësiteve Operative të UCK-së, udhëheqjen e tyre marshimin për hyrje dhe gjetjen e konaqeve në fazën fillestare në teren gjegjësisht brendësinë e Kosovës.

Salih Çekaj ishte njohës i mirë i terrenit ndërkufitar, andaj sipas tij dhe prirjes u ndërmor marshimi për lokacion të njësiteve Operative Brigadave 131,133 dhe 134 të udhëhequra nga komandanti madhor kolonel Tahir

Zemaj, gjithnjë sipas urdhrit operacional të shtabit suprem të FA të Republikës së Kosovës nga Ministri i parë i luftës dhe i Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi.

Me angazhimin dhe veprimtarinë e tij Salih Çekaj mbetet, figurë markante, frymëzimi emblematike e pa vdekshme dhe vështirë e zëvendësueshme, për ne bashkëluftëtarët, bashkëmendimtarët dhe bashkëveprimtarët e sidomos për gjeneratat e ardhshme, të cilat do të mësojnë dhe edukohen në frymën e atdhetarizmit duke e respektuar dhe zbatuar veprën e tij, e cila do mbetet udhërrëfyes, se si duhet punuar, dashur, sakrifikuar për popull dhe atdhe.

Salih Çekaj ishte ndër institucionalistët më të devotshëm që pat Kosova dhe njësitet Operative të UCK-së të udhëhequra naga Ministria e Mbrojtjes të FARK-së të cilat njohën për komandant suprem presidentin historik dhe siq une e kam quajtur për herë të parë pas shkuarjes në amshim në telegramin e dërguar më 21 janar 2006 arkitekti i pavarësisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugova.

Heroi Salih Çekaj, pata nderin ta njoh të bashkëpunoj dhe veprojë me te në kohërat më të vështira, gjatë organizimit dhe furnizimit fillestar të njësiteve operative Brigadave 131, 133 dhe 134 me mjete luftarake logjistike, nga Bajram Curri në Viqidol dhe Papaj të Tropojës, mund të pohojë se isha tej mase i impresionuar se si Salihu njihte çdo lloj armatimi duke bërë seleksionimin se çfarë është më e nevojshme dhe primare në at moment dhe kohë.

Salih Çekaj kishte edhe përveç virtyteve tjera edhe orator i matur, më është pjekur ende thellë në kujtesën time një rast kur mbajti një fjalim motivues dhe mobilizues në Bajram Curr në prani të zhvendosurve nga zonat e Luftës në qershor të vitit 1998.

Citojë : ”Rruga qe kemi nisur është e vështirë dhe e mundimshme me shumë sfida e cila kërkon sakrifica të mëdha, por që ne s´do të zmbrapsemi në asnjë qast e moment deri sa ta arrijmë qëllimin tonë fondamental, e ai është siq e dimë që të gjithë i madh dhe i vogël LIRIA dhe PAVARËSIA e KOSOVÊS.”

Gjatë qëndrimit të përbashkët një javor në përzgjedhjen dhe furnizimin me armatim të njësive Operative më pat lënw përshtypje të tilla thuajse njiheshim shumë vite më parë, për mua je i njohur më tha Salihu ka ardhur emri yt në zyre në Shtutgart si përfaqësues i ushtarakëve për Skandinavi, Salihu më dha këshilla dhe sugjerime, lidhur me kontaktin me persona dhe ofrimin me ta kur të zbarkojmë në Lugun e Baranit- Baran siç ishte Rrustem Shala familje tradicionale dhe patriotike, këto më shërbyen për ta arritur suksesin e vendosjes së brigadës 131 në Lugun e Baranit-Baran.

Salih Çekaj bëri organizimin, pritjen dhe udhëheqjen e marshit për njësitet Operative të UCK-së, dislokimin apo gjetjen e konaqeve, vendosjen e logjistikës dhe veprime të tjera me karakter ushtarak të një rëndësie të veqant s´ bashku me heroin Rrustem Bruqi.

U takuam në shumë Situata të pa lakmueshme e sidomos fillimisht në Betejën e Loxhës, ku Salihu luajti rrol të rëndësishëm në ngritjen e moralit të luftëtarëve si zëvendës komandant për moral të ushtarakut madhor kolonel Tahir Zemaj.

Salih Çekaj ishte i jashtëzakonshëm dhe i tillë mbeti deri në ditën e rënies më 19 prill 1999 në Betejën e Koshares s´ bashku me Agim Ramadanin ishin bashke përpilues të planit operacional të sulmit dhe thyerjes së kufirit në Koshare, kuptohet me komandën e njësiteve Operative të UCK-së brigadat 134, 131 dhe batalionin desanto-vëzhgues të udhëhequr nga komandanti Anton Cuni.

Pra, i tillë ishte Salih Çekaj, andaj i pavdekshëm është edhe emri i tij.

Më në fund më lejoni ta them edhe këtë:

Ndër shumë institucionalistët që pat Kosova, dy më të përkushtuarit ishin Salih Çekaj i paraprirë nga Ibrahim Rugova.

Zoti e bekoft Salihun dhe familjen Çekaj nga Broliqi

Zoti e bekoftë Kosharen në veçanti dhe Kosovën në përgjithësi

Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi heronjtë, dëshmorët dhe martirët

Major Nazif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat