Si të zgjohemi apo si të ngritemi....?!

Opinione

Si të zgjohemi apo si të ngritemi....?!

Nga: Agron Shabani Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 13:44
Agron Shabani

"Të besoni gjithmonë në vetën ose vetveten tuaj, të heshtni kur duhet heshtur, të flisni kur duhet folur, të shihni (shikoni), të dëgjoni, të besoni dhe shpresoni duke i përcjellur dhe konsultuar vazhdimish zemrën, shpirtin dhe intuitën tuaj së bashku me unin, mendjen, logjikën ose koshiencën tuaj! Respektivisht, të jeni vetja brenda botës ose vetvetes tuaj! T´i ktheheni (drejtoheni) dhe besoni vetës ose vetvetes tuaj përderisa akoma keni se kujt t´i ktheheni, drejtoheni dhe besoni. " Na mësojnë dhe udhërrefejnë kështu logjika, filozofia dhe dialektika e përgjithshme mbi njeriun, jetën, Zotin dhe natyrën.

Ndaj, të zgjohemi, të besojmë dhe të mësojmë nga ata që i bëjnë jetën, botën, kohën dhe natyrën tonë akoma më të dashura, më të pasura dhe më të bukura.

Të zgjohemi dhe të ngritëmi në bazë të paqes, qetësisë, harmonisë, simbiozës ose trinisë së njohur në mes trupit, mendjes dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se njeriu është sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose metafizike, botës fizike si dhe botës koshiente ose logjike.

Ndërkohë që mendja, logjika (logosi) ose koshienca e njohur e njeriut, është një ligjë ose princip i lartë natyrorë, mbinatyrorë ose universal (nuk ka rëndësi kjo!) që i siguron ose garanton barazinë, harmoninë dhe unitetin e çështjeve dhe aspekteve të ndryshme dalluese, kundërthëse ose kundërshtuese.

Se këndejmi, sipas antropologjisë kulturore dhe asaj politike, edukata, kultura, morali, disiplina, emancipimi, holistika dhe primatologjia e njohur njerëzore ose qytetare, në mënyrë ekskluzive dhe eksplicite i përkasin ose takojnë natyrës dhe karakterit të njeriut. Sepse, të gjithë njerëzit ose popujt e ndryshëm gjithandej globit janë të aftë dhe të përgatitur për t´i njohur, identifikuar dhe klasifikuar përvojat dhe njohuritë e tyre objektive dhe subjektive së bashku me qenien, materien, krijesën, ekzistencën si dhe nevojat ose kërkesat e njohura njerëzore ose qytetare. Duke i njohur, identifikuar, enkoduar, dekoduar (deshifruar), studiuar dhe analizuar në mënyrë simbolike, lineare, logjike dhe sistematike aksionet (reagimet) dhe kundëraksionet (kundëreagimet) e tyre ndaj ligjëve, proceseve ose fenomeneve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore. Kjo në radhë të parë faktin se çdo gjë e logjikshme është e natyrshme sipas asaj se çdo gjë e natyrshme është e logjikshme.

Dhe, çka ose çfarë iu duhet ose nevojitet në të vërtetë jetës, botës, natyrës dhe karakterit të njohur njerëzorë ose qytetar?  Atyre iu duhet ose nevojitët si të thuash me tepër paqe, drejtësi, barazi, harmoni, moral, besim, reflektim, respekt, tolerancë, mirëkuptim dhe bashkëpunim global ose universal në mes njerëzve, popujve dhe kulturave të ndryshme gjithandej globit. Me fjalë tjera, njerëzve, popujve (kombeve), shteteve dhe kulturave të ndryshme anekënd rruzullit tonë iu duhen ose nevojitën sa më pak luftëra ose konflikte të ndryshme ndërshtetërore, ndërnacionale, ndër fetarë, kulturore, politike, konceptuale, ideologjike etj. Si dhe sa më pak mure, kufijtë, barrikada ose barriera të ndryshme lokale, rajonale, kontinentale dhe interkontinentale.

Në këtë kontekst, e përbashkëta e të gjitha gjërave ose çështjeve të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, është ajo se si i mendojmë, gjykojmë, reflektojmë, interpretojmë dhe logjikojmë ato. Ndërkaq, e veçanta ose specifika e tyre se si i shohim, dëgjojmë, ndjejmë dhe përjetojmë ato.

Ndryshe nga kjo, mendja (logjia), intuita ose fantazia e njohur njerëzore janë të pakufijshme ose infinitive, ndërsa, jeta dhe mundësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të specieve ose krijesave njerëzore ndodhën të limituara ose përkufizuara në bazë të ligjeve ose proçesëve (procesëve) të ndryshme fizike, natyrore, mbinatyrore ose metafizike.

U mor vesh se më se tepërmi futën ose ngujohen në shpirtin dhe kujtesën tonë individuale dhe kolektive pikërisht ato gjëra ose fenomene të ndryshme që ndodhën të fshehura ose maskuara nga "tabula rasa" ose "adoleshenca" jonë shpirtërore, intelektuale ose politike që i kemi fshehur dhe krijuar vet nëpër etapa të ndryshme evolutive ose empirike.

Në këtë prizëm, edukata, kultura, arsimimi, morali dhe disiplina e lartë njerëzore ose qytetare i mbrojnë individin dhe kolektivitetin nga gjërat ose fenomenet e ndryshme që nuk i njohin dhe s´u besojnë.

Sipas grekëve të lashtë, së bashku me përvojën dhe diturinë, shtohen ose rritën edhe maturia, skepsa dhe dyshimi. Duke menduar në "dialogun dhe dyshimin" (....).

Psikologjia dhe sociologjia politike:

( shkarazi ose shkurtimisht)

Ndryshe nga kjo, shoqëria e gjithmbarshme njerëzore ose qytetare mund të quhet ose kualifikohet si shoqëri e zhvilluar evolutive dhe politike vetëm atëherë kur njerëzit ose qytetarët e saj vazhdojnë të identifikojnë, perceptojnë, konceptojnë dhe definojnë vetveten, pozitën ose statusin e tyre shoqërorë dhe politik. Duke i njohur, identifikuar, definuar dhe qartësuar në këtë kontekst edhe obligimet dhe përgjithësitë e tyre morale, elektorale, intelektuale, profesionale, qytetare, politike, patriotike dhe të tjera ndaj kombit dhe atdheut. Gjegjësisht, pozitën dhe statusin e tyre shoqëror, qytetar ose politik.

Ndaj, meqë sipas Platonit dhe Aristoteli, njeriu është "kafshë politike" ose "zoon politikon" që dallon nga qeniet ose krijesat tjera për nga edukata, kultura, zhvillimi, evolucioni, empirizmi, mentaliteti, intelekti, holistika, mortaliteti, primatologjia, humaniteti dhe ekskluziviteti i tij. Respektivisht, për nga marrëdhëniet ose raportet e tij me të tjerët: Atëherë me politikë në radhë të parë e nënkuptojmë ligjshmërinë e brendshme morale, intelektuale dhe patriotike të personit ose individit. Respektivisht, edukatën, kulturën, humanizmin, moralitetin, arsimimin, profesionalitetin, disiplinën, emancipimin, obligimet dhe përgjithësitë e tij ndaj individit dhe kolektivitetit.

Në të kundërtën, politika pa moral si dhe pa arsimim ose edukatë të mjaftueshme shkencore, profesionale, intelektuale ose politike, të ngjanë në hedonizëm dhe makiavelizëm politik. Për të mos thënë këtu në blasfemi, demagogji dhe hipokrizi të çdo shekulli ose epoke. Duke i nënkuptuar anomalitë, patologjitë, mediokritetët, manitë, hipokrizitë ose demagogjitë e ndryshme shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, institucionale, konstitucionale, intelektuale, profesionale, kadrovike dhe të tjera të personit ose individit. Gjegjësisht, çështjet dhe aspektet e njohura sociopsikologjike, sociopolitike, sociokulturore, sociohistorike, sociofilozofike dhe të tjera që mund të kenë ndikime, infulenca, interferime ose reflektime të ndryshme eksterne ose eksplikative në shtetin ose shoqërinë e gjithmbarshme njerëzore ose qytetare.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe të të ashtuquajturin "automatizmin modetn" ose bashkohorë së bashku me konformizmin, oportunizmin, makiavelizmin, prvimin ose stratifikacionin objektiv ose subjektiv, krimin e organizuar, drogën (narkomaninë), korrupsionin, prostitucionin, abuzimet e ndryshme vertikalo-hoizontale, anomalitë, patologjitë, depresionet, tensionet, destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme objektive dhe subjektive etj...Të mbiquajtura ose paramenduara si "sëmundje moderne" të shekullit ose epokes. Aty i kemi edhe kulturën, subkulturën, kontrakulturën, antikulturën, pseudokulturën etj.

Simbolet e njohura shtetërore, nacionale, politike, historike dhe të tjera, gjuha, flamuri, kauzaliteti i njohur shtetëror, nacional, etnik, kulturor, politik, ushtarak (luftarak), historik, gjeografik dhe kështu me radhë, ndërkaq, janë në shërbime dhe funksione të ndryshme reflektive, determinante, simbolike, alternative, paradigmatike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera të ngjarjeve, zhvillimëve, proceseve, fenomenëve, determinimëve dhe transformimëve të ndryshme struktuale, esenciale (substanciale), funksionale, aksionale, evolutive, empirike, organike dhe dialektike në të  gjitha shtetet dhe shoqëritë moderne ose bashkohore kudo në botë.

Se këndejmi, psikologjia politike si e atillë çfarë është (gjithnjë në kuptimin e analizës së preferuar shkencore ose metodologjike): Në radhë të parë i trajton, studion dhe analizon kushtet, shkaqet, faktorët, predikatorët dhe indikatorët e ndryshëm determinant, interferues ose paradigmatikë që i sjellin mirëqenien, stabilitetin  dhe funksionimin e preferuar ( optimal ose maksimal) të personit ose individit. Respektivisht, të grupëve, strukturave, elitave, par-exelencave  ose superstrukturave të ndryshme shoqëore, qytetare ose politike në veçanti, si dhe të institucioneve të njohura shtetëtore, qeveritare,  parlamentare ose politike në përgjithësi.

Ndërkaq, studimet, analizat dhe hulumtimet e ndryshme në fushën e njohur të psikologjisë politike dhe asaj reflektive ose analitike, mund të ndahen ose klasifikohen në tre-katër faktor të ndryshëm me rëndësi.1. Në përvojën e gjithmbarshme pozitive ose pozitiviste të personit ose individit në kontekstin e njohur objektivë dhe subjektivë ( lexo: pozitivizmin e  gjithmbarshëm të përvojës objektive dhe subjektive të personit ose individit), 2. Individualitetin ose personalitetin pozitivë, 3.Natyrën dhe karakterin e njohur pozitivë ose pozitivistë të personit ose individit si dhe 4.Shoqërinë dhe institucionet funksionale, stabile dhe pozitiviste të një vendi ( shteti ) të pavarur, sovran, integral, ligjor,  parlamentar dhe demokratik në kuptimin e plotë të fjalës.

Ndërsa termët, konceptet, formulimet ose nocionet kryesore të psikologjisë pozitive ose pozitiviste janë: Stabiliteti i përgjithshëm temporal, shpirtëror, emocional, organik (psikofizik), profesional, social ose societal i personit ose individit; funksionimi i tij optimal ose maksimal si dhe vetëbesimi, vetërespekti ose vetëpërcaktimi i tij së bashku me përvojën pozitive ose pozitiviste dhe të ngjashme.

Përderisa, kënaqësia ose lumturia e përgjithshme jetësore në fazën e njohur të  pjekurisë dhe adoleshencës së bashku me mirëqenien dhe lumturinë e njohur objektive dhe subjektive, fatin, shëndetin, familjen, standardin dhe kualitetin e njohur jetësorë , profesionin, karrierën dhe kultin e njohur të personalitetit ose individualitetit, modelin e njohur pesë faktorial dhe të ngjashëm, janë dëshmuar si variabilitetët dhe komponentët kryesore ose esenciale në domenin ose kontekstin e përgjithshëm të psikologjisë kognitive dhe pozitiviste të një personi ose individi të caktuar shoqëror ose politik. Pa i harruar këtu edhe faktorët tjerë ë janë në funksione të ndryshme kognitive, intrinznike, reflektive, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera.  (Psikologjia politike)

Sociologjia politike: 

Meqë, sociologjia politike si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë politike, ka lindur dhe është zhvilluar pikërisht nga substrati ose materia e njohur e filozofisë në kuoptimin e asaj se filozofia politike i paraqet, studion dhe analizon idetë dhe parafytyrimet e ndryshme apstrakte ,skematike, metaestetike ,ontologjike, epistemologjike dhe të tjera me anë të të cilave si të thuash ngriten, projektohen, formohen ose formulohen idetë ose konceptët e përgjithshme (globale ose universale) mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithmbarshme njerëzore ose qytetare: Sociologjia politike ndërkaq, i studion dhe analizon shoqërinë dhe fenomenet e ndryshme shoqërore ose politike me ndihmën e njohur të historisë 

 (historiografisë) në atë mënyrë që t´i paraqes dhe prezantoi ato në një kontekst sa me të qartë dhe dialektik në kohë dhe hapësirë. Dallimi themelorë në mes të këtyre dy shkencave (sociologjisë dhe filozofisë) qëndron në atë se sociologjia politike e pranon (akcepton) dhe e merr parasysh faktin e njohur se shoqëria njerëzore, parasë gjithash është një shoqëri e ndërlikuar si dhe tepër komplekse ose masive në kohë dhe hapësirë. Duke i zbatuar dhe aplikuar në këtë kontekst edhe metodat dhe zgjidhjet konkrete ose pragmatike ndaj çështjeve dhe aspekteve të ndryshme politike ose sociopolitike me forma dhe metoda të njohura komparative, analogjike, lineare, empirike, dialektike, harmonike, reflektive, analitike, inkarnative, determinante dhe të tjera. Përderisa, filozofia politike të gjitha këto së bashku i koncepton, percepton dhe anticipon si të thuash në format e mësipërme abstrakte, skematike, metaestetike etj.

Në këtë drejtim zaten duhet kërkuar edhe lidhjet, konvergjencat dhe ndërvarshmeritë e shumta (semantike, organike etj.) në mes sociologjisë me filozofisë politike etj. Mbase, në ndërlidhjet dhe ndërvarjet e shumta sociologjike me parimet dhe premisat e njohura filozofike ose metaestetike të cilat sigurisht se paraqesin edhe sfidat ose pengesat kryesore dhe substanciale të zhvillimit dhe funksionimit të pavarur ose neutral të sociologjisë politike nga filosofia politike etj. Duke i nënkuptuar këtu edhe reflektimet, interferimet ose gërshetimet e njohura eksterne ose indiskrete të sociologjisë në histori ose anasjelltas. Respektivisht, reflektimet, eksplikimet, singularizimet dhe sekularizimet e ndryshme në mes historisë dhe sociologjisë ose anasjelltas.

Ndërkohë që edhe ekonomia politike me ndihmën e sociologjisë politike e trajton një aspekt shumë të rëndësishëm dhe fundamental (kardinal) çfarë është pikërisht aspekti i njohur social ose ekonomik. Duke i paraqitur ose preznatuar popullsinë ose shoqërinë e gjithmbarshme njerëzore ose qytetare si fuqi apo si klasë punëtore që kane forcë dhe energji të mjaftueshme materiale, sociale, reproduktive, intelektuale, profesionale, funksionale, aksionale, pozitiviste etj. Përkatësisht, si një pjesë të rëndësishme (materiale, produktive dhe reproduktive) për mbijetesën dhe zhvillimin e përgjithshëm shtetëror, nacional, qytetar, politik etj.

Ndonëse, sociologjia politike në këtë kuadër, përveç çështjeve dhe aspekteve të mësipërme materiale dhe ekonomike, i trajton dhe analizon edhe çështjet dhe aspektet tjera të shoqërisë njerëzore ose qytetare. Duke i definuar, konceptuar, perceptuar dhe akceptuar njeriun (individin ) dhe kolektivitetin si pjesë të rëndësishme dhe tepër sublime ose relevante të shtetit dhe shoqërisë që kanë forcë (fuqi), energji, resurse, kapacitete ose potenciale të mjaftueshme për t´i levizuar ose çuar gjërat përpara në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Pa i mohuar as anashkaluar kurrë çështjet ose aspektet e mësipërme ekonomike ose socioekonomike që kanë ndikime dhe influenca të shumta e të shumëfishta në ngjarjet dhe zhvillimet e përgjithshme shoqërore ose politike që iu takojnë fushave të përbashkëta sociopolitike dhe socioekonike për të cilat kam (kemi) shkruar edhe më herët në faqet ose rubrikat e ndryshme të gazetës nacionale "Bota Sot" etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat