A e meriton Evropa ta festojmë Ditën e Evropës?

Opinione

A e meriton Evropa ta festojmë Ditën e Evropës?

Nga: Bekim Baftiu Më: 8 maj 2017 Në ora: 18:27
Sheshi i Prishtines i zbukuruar per Diten e Evropes

 Kur e themi këtë fakt kemi parasysh se Evropa ka shumë më shumë mundësi të bëjë për çështjen shqiptare në përgjithësi, duke marrë parasysh ndihmën që e kemi gëzuar gjerë më tani, prapë se prapë nuk është e mjaftueshme.

Për arsye se populli shqiptar ka bërë më shumë  për Evropën se sa që Evropa po bën për ne, duke e marrë parasysh nga epoka e Skënderbeut e gjerë më sot. Sot fatkeqësisht Evropa po e përkrah klasën politike korruptive në Kosovë, e cila i gëzon gjitha privilegjet, së bashku me familjarët e tyre.

Ndërsa popullin e Kosovës fare pak, në vend që të jetë e kundërta, të përkrahet populli më shumë se sa klasa e korruptuar politike.

Urime Dita Evropë me shpresë se do ta ndryshosh qasjen më tepër, në të ardhmën do t’i ndihmosh më shumë popullit të shumë vuajtur shqiptar, e jo politikave koruptive të pushtetarëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat