Daullja (tupani) bie për atë qe e dëgjon

Opinione

Daullja (tupani) bie për atë qe e dëgjon

Nga: Islam Fejzullahu Më: 8 maj 2017 Në ora: 18:56
Ilustrim

Lojërat politike tek institucionet e Shqipërisë dhe të Kosovës të cilat sa ia zgjatin edhe ma tepër jetën ferr dhe agoninë popullit nuk kanë fund, ndërsa prijësit  e institucioneve vetëm sa dalin sa për sy e faqe blic vizita e konferenca apo tubime sikur punohet diçka!

Qeveria e Shqipërisë ka arritë në atë shkallë sa as vetë nuk masin si thotë populli as me mend e as me metër kurrfarë   veprimi apo roli në procese ato shtetërore, një kaos shkaku i bllokadës së opozitës me mos pjesëmarje në instiucione duke aluduar në grevë apo protesta, dhe shi mu këtyre iu mveshet i tërë faji për mos angazhimin e qeverisë?

Një proverbë popullore  thotë tupani bie për atë që i ka veshët, në këtë konteste si duket në institucionet shtetërore shqiptare përveç zgjedhjes së presidentit të ri asgjë tjetër nuk funksionon duke tentuar me ndonjë marëveshje në mes liderëve apo subjekteve politike, ndërsa gjendja e përgjithshme një kaos i vërtetë- shtet pa pushtet të mirëfillt.

Institucionet e Kosovës duke filluar nga kryeparlamentari i cili në jetën e përditshme ka detyrën e kryekuvendarit, ai gjithnjë e ma tepër iu është qasur fushatës parazgjedhore, por edhe rolit të kryeministrit. Kuvendi fillon seancat dhe mbyllen vetem me dëme dhe aprovime ligje  ntikosovë, anti kombëtare, diskriminuese fundja sa për t'u dukur se po punohet?

Kryeministri nga presioni vendor (opozita dhe partneri i koalicionit) rreth marrëveshjeve të pa fuqizuara dhe te pa kryera ka humbur  rrugën dhe i është qasur pastisë me mbledhje urgjente sepse po i vije fundi  që po ia përgatisin opozita me partnerin qeverisës vetëm e vetëm që ta rrëzojnë nga pushteti në mënyrë që PDK të marrë primatin prapë?

Tupani po bie, por a po e dëgjon ndokush pritet të vërtetohet këtyre ditëve të kësaj jave sepse sipas barametrave opozitë – PDK qeveria duhet të bien, kjo u dëshmua edhe sot me rastin e mbledhjes se qeverisë në të cilën nuk morën pjesë partnerët apo ministrat e PDK dhe dështoi mbledhja.

Një batutë thotë kush qesh i fundit, qeshet ma ëmbël, si duket PDK ka filluar fillim e mbarim të qeshet, por si do vjen fundi…? Shumica nga te dyja palët sikur pozita në këtë rast PDK vetëm dhe opozita dhe LDK vetëm po i bëjnë llogaritë vetë mas si thotë populli pa hanxhiun e si do ju del pazari do shofim sepse populli e ka fjalën i fundit nëse janë vetëdijësue kur të vije koha për zgjedhje.

Një çështje dihet vajmedet per popullin e Kosovës në dorë të kujt kanë mbetë dhe kush i drejton pushtetet dhe institucionet ne Kosovë. Ma në fund po shpresojmë se situata ne Maqedoni po qetësohet me zgjedhjen e institucioneve shtetërore, por si duket akoma nuk janë në vijën e duhur sidomos partitë shqiptare ne mes veti së paku sipas asaj që gjeneroj ne atë seancën famoze me rastin e zgjedhjes e kryekuvendarit nga po ata deputet dikush thumbit e dikush patkonit si gjithmonë në mes veti? Dhashtë Zoti dhe  bijnë në dakort të gjitha palët në të dyja anët e kufinit hatri i popullit për të cilin më së paku ka kujdesje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat