E drejta e vërteta do të triumfojë

Opinione

E drejta e vërteta do të triumfojë

Nga: Sali Leka Më: 9 maj 2017 Në ora: 10:18
Sali Leka

Për dijeni kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama

Një fjalë e urtë e popullit thotë: Vaj medet ç`na ka gjet? Ç`po na shohin sytë, ç`po na dëgjojnë veshët.

Në muajt Janar, Shkurt, Mars të vitit 1997, në Shqipëri u bënë shkretime në ekonomi, arsim, kulturë dhe në çdo sektor edhe të jetës njerëzore të popullit. Grabiteshin dhe vriteshin pa mëshirë edhe pasagjerët që udhëtonin me autobuzë, furgona dhe makina vetura familjare. U vranë dymijë e pesëqind njerëz të pafajshëm djem, burra, vajza dhe gra, por edhe fëmijë të njomë, të butë si lule trëndafili. Bandat kriminale zuzare vandale ishin të egërsuar, aq shumë që edhe nënat e tyre, që i kishin mbajtur dhe mbrojtur në mitër, në gjoks dhe zemër i vrisnin, i mbysnin si ujku delet.

Zuzarët dhe vandalët e tërbuar maskoheshin nga fytyra dhe sulmonin edhe kushërirat e tyre, edhe motrat e tyre, i përdhunonin, i vrisnin, i masakronin egërsisht.

Motrat e tyre që kishin lindur, nga një nënë, kishin pirë qumësht në gjirin e një nënë, i detyruan të bëhen prostituta nëpër bordellot e Europës.

Në librat e para Fetare Teurati dhe Zeburi shkruhet: Pasuria e vjedhur të bën kusarë të harbuar. Padituria, injoranca mediokre obskurante e bën njeriun zuzarë të egërsuar të tërbuar. Fjala i harbuar nuk është shqip, as fjalët zuzarë, injorant, obskurant, mediokër nuk janë shqip, por neve shqiptarët i kemi përvetësuar si tonat dhe i flasim pa i kuptuar. Fjala i harbuar në shqip thuhet i pamëshirshëm antinjerëzorë.

Fjala zuzarë në shqip thuhet i egër, i tërbuar. Edhe fjalët gjynahqarë janë Arabisht dhe Latinisht mëkatarë. Në shqip quhen tinzarë dhe hileqarë, që fshehin të ligat që bëjnë dhe nuk i rrëfejnë në Tempull, Kishë dhe Manastir.

Librat Fetare janë me tregime të vërteta, të drejta, të dobishme për jetën njerëzore se janë shkruar nga Apostujt dhe Dishepujt Erudit Hyjnor të bekuar, profetë, hasretë dhe resul pejgamberë. Teurati dhe Zeburi janë të lashtë pesë milion deri në shtatë milion vjet. Pastaj u shkrua Bibla, Ungjilli dhe Kurani.

Mirëpo në vitin 1967 mizorizmi ateist enverist ndaloi rreptësisht dhe predikimin e literaturës Fetare e teologjisë teuratike. Dhe vitet 1996-1997 e gjetën popullin shqiptarë të rraskapitur, të drobitur, të skremuar, të paditur dhe filluan të formojnë prona private, firma piramidale kusare, për tu pasuruar me fonde monetare të vjedhura.

Shumica e popullit e larguan zemrën dhe mendjën nga puna, dituria, kultura, aersimi. Djemtë dhe vajzat adoleshente nuk shkonin në shkollë, për të menduar dhe mësuar por vinin vërdallë rrugëve, duke folur fjalë brutale, vulgare, të pista, të ndyra.

Asnjëri nuk lexonte libra as shkencorë, as biologjike, filozofike, as artistike sociologjike jetësore, por me synimin, për të vjedhur, për të xhvatur, edhe fëmijët babain dhe nënën e tyre.

Shkrimtari erudit filozofik i kulturuar Viktor Hygoi ka shkruar: Halli i pandihmuar krijon njerëz humanistë të përkushtuar, të betuar. Malli dhe produkti i vjedhur, pasuria e madhe e tepruar e pa kontrolluar krijon njerëz përbindësha, mizoristë, vandalistë të egërsuar, zuzarë të tërbuar, antihumanistë të llahtaruar.

Këto dy fjali postulat i çmuar të shkrimtarit mendimtarë dhe guximtarë vizionarë Viktor Hygoi, nuk i kanë lexuar djemtë dhe burrat, vajzat dhe gratë shqiptare, se gjatë viteve të skëterrit mizorist enverist, u ndalua leximi i librave të shkrimtarëve humanistë modernistë të botës. U ndaluan me akuzën, janë libra të verdha dekadente mikroborgjeze injektonjëse me koncepte të huaja, për njeriun e ri socialist, proletarë dhe revolucionarë që ka formuar partia komuniste dhe shoku Enver klasiku gjenial i markizmit.

Prandaj populli dhe rinia shqiptare të lexojë, vetëm librat e kuqe të Marksit, Leninit, Stalinit dhe Enverit.

30 vjet 1967-1997, tre milion shqiptarë të bojatisur me ngjyrë të kuqe, të plasaritur me lakmi e kulturë me vese dhe huqe të  kuqe paganiste marksiste despotike, antidemokratike.

Me këto akuza obskurante u ndaluan, nuk u botuan, por u mbyllën, u censuruan në magazinën e kartonave në shtëpinë botuese “Naim Frashëri Tiranë 85(tetëdhjetë e pesë) librat e shkrimtarit Sali Leka. 7 (shtatë) libra me tregime Fetare biblike, Ungjillore, Kuranore, Teuratike, Zeburike shumë të dobishme për jetën njerëzore të çdo kombi dhe të çdo rrace në botë. U ndaluan, u fshehën, u censuruan edhe librat e shkrimtarëve humanist modernist të kulturuar demokratë antimizoristë  të betuar, Fadil Paçrami, Hasan Petrela, Frederik Sokoli, Kujtim Spahivogli, Kasem Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Robert Vullkani, Musine Kokalari, Fatbardha Spahiu, dhe poeti i ri Renato Rrapi.

Këta shkrimtarë me dituri dhe kulturë shembullore, u burgosën, u internuan, u diskriminuan egërsisht nga ingranazhet e diktaturës makabre mizore e instaluar nga klika uzurpatore enveriste ramiziste.

Kursë unë nuk u dëshpërova, as nuk u dekurajova nga këto përndjekje të llahtarshme, por akoma më shumë u vitalizova dhe shkruajta 2700 poezi dhe tregime, por nuk i botuan redaksitë e gazetave “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori” nga viti 1966 deri në vitin 1990.

Mbas vitit 1991 e shtova akoma më shumë vullnetin dhe vitalitetin dhe shkruajta akoma poezi të mrekullueshme brilante të larmishme dhe tregime të vërteta të dobishme. Deri në muajin Nëntor 1998 paraqita për botim 2554 poezi dhe tregime, por nuk i botuan redaksitë e gazetave që shtiren si djathtiste, as gazeta RD e partisë demokratike.

Në viitn 1996 dërgova për botim shtatë tregime. Edhe në vitin 1997, gjashtë tregime me fakte konkrete, me ngjarje të vërteta, për masakrat e firmave piramidale kusare antinjerëzore. Këto firma kusariste zuzariste vodhën grabitën pasurinë e familjeve shqiptare, punëtore dhe fshatare. Me këto fonde monetare financuan bandat kriminale dhe grupime vandaliste dhe shkretuan Shqipërinë ekonominë, industrinë, infrastrukturën  bujqësore, pyjore, letërsinë dhe kulturën. U shkatërruan edhe repartet ushtarake.

Nëpër gazeta janë botuar shkrime për firmat piramidale, por asnjë fakt konkret nuk kanë treguar, asnjë kusarë, dhe kriminel vandal zuzarë nuk kanë demaskuar, përkundrazi shkrimet 20 vjeçare nëpër gazeta i kanë mbuluar përpara organeve  të hetimit shkaktarët dhe gjakatarët e maskarave të firmave piramidale të viteve 1996-1997.

Shkova në redaksinë e gazetës Rd, dhe takova dy gazetarë të njohur. Aty erdhën dy persona nga firma Vefa dhe Gjallica paguan katër milion lekë për reklamat fantazmorike. Populli shqiptar të dorëzojë lekët në firmat pasanike Vefa dhe Gjallica dhe do të bëhen të tërë zengjinë të mëdhenj miliarderë, pashallarë dhe bejlerë.

Dy gazetarët më thanë: Sali, mos kujto se do të japin ty lekë dhe pasuri.

As neve nuk na japin as katërqind lekë, por i dorëzojmë të tëra miliona e miliona. Se kujt ja dorëzojmë, nuk mundemi ta tregojmë ty Sali. E kemi sekret të detyruar.

Kurse unë dy gazetarëve u fola u tregova: Jo, jo mos tregoni. Unë e di ku i dorëzoni, tek Blerim Çela, por as ai nuk i përvetëson, dhe ia jep krye kusarit, vandalist, zuzarit.

Blerim Çelaështë shërbëtori urithk, zgërdheck, gelbock i qelbëzuar i krye kusarit të stazhionuar, i pangopur me pasuri të vjedhur nga djersa e popullit të rraskapitur, të skremuar 46 vjet nga mizorizmi i diktaturës së tërbuar.

Juve të dy jeni fatkeqë dhe sundohi nga bark dreqë me oreksin e ujkut.  Kurse unë edhe sikur të më japin 40 milion lekë të vjedhura, unë nuk i marr, nuk i përvetësoj, nuk i shpenzoj.

Unë shkrimtari Sali Leka ish i burgosur, i përsekutuar egërsisht nga mizorizmi enverist, pranoj të jetoj si fakir, lypsarë, evgjit magyt dhe kurrë nuk jetoj si kusarë dhe vandal zuzarë i përlyt, i zhgërryt, si gelbock, zgërdheck i ndytë.

Këto fjalë i kam thënë në vitin 1996, por janë aktuale edhe sot dhe do të jenë edhe mot.

Kalojnë vitet, kan ëkaluar, çdo vit muajt Janar, Shkurt, Mars, njëzet që nga viti 1997, kanë shkruar çdo vit qindra faqe gazete për firmat piramidale, por nuk kanë treguar as fakte konkrete të vërteta për shkaktarët dhe gjakatarët e masakrave të viteve 1996-1997.

As për firmën piramidale monstruoze kusare të Tritan Shehut. Del pyetja dhe duhet të përgjigjemi. Deri kur do të vazhdojë gazetaria dhe media vizive skurrike regressive, me gënjeshtra, shtrembërimë, gelbocka dhe trillime të zgërdheckëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat