Dilemë

Opinione

Dilemë

Nga: Haki Bunjaku Më: 10 maj 2017 Në ora: 15:55
Haki Bunjaku

Qysh po ziejnë proçeset politike; vendi do të shkojë në zgjedhje të Parakohshme, prandaj unë vendosa të futem në politikë. Po nuk rrihet në shtëpi si klluçka pa vezë.

Dilema është se kudo të aderoj?

Në Pe-De-Ky e kam prish ujemin me kritika, prandaj çka e kam pështy, nuk mund që ta lëpij.

Kështu që këtu në (PDK) nuk mund të aderoj.

Në LDK, edhe pse kam kontribue, si simpatizant ,pa shkue Isa Mustafa, Ismet Beqiri e ndonjë bashkëmendimtar i tyre, nuk aderoj.

Te AAK-ja, ku vendos grushti nuk kam guxim të shkoj.

NISMA është në pikë të hallit me Fatmirin e Jakupin, prandaj nuk ka nis gjë prej gjëje.

As unë nuk mund të nisi aty.

LVV i vie erë huliganizëm dhe njeriu, armiku i demokracisë, Albin Kurti që e ka themelues sipas reçetës së Beogradit,më bën përshtypje të keqe, prandaj as këtu nuk mund të aderoj.

Edhe një argument:-Kush është armik i Dr.Ibrahim Rugovës, është edhe armik i imi dhe i gjithë shqiptarëve.

U kuptuem besoj!

Që ta formoi një parti të re ekstra fare,më duket,është pak vonë.

Vetëm me t`iu lëshue vrapit dathur, si kandidat i pavarur, ndoshta qytetarët ma kanë hatrin! Ku pe di?!

Mbase as familja jeme nuk më voton, se mendon që po fitova më rritet mendja, si të tjerëve e ngas mbas poligamisë.

Si kandidat i pavarur kam më shumë levërdi, po pale a mund po fitoj?

Se po fitova kështu, kush të ma lypi votën: -Po more pse jo veç paloj nja 10000 copa me të njehne!

Kështu nuk e vras mendjen dhe pasurohna shpejt. Bile për botim të librave më nuk kam problem.

Nuk I fryhet dejm një melodie në kavall.

Çka po më këshilloni ju, o dashamirë?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat