Çka tash dhe si?

Opinione

Çka tash dhe si?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 12 maj 2017 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Pushteti i drejtuar nga institucionet në ikje në shtetin ma te ri-Kosovën  RA? ,ra në formën ma primitive dhe me pabesinë matë madhe qe njeriu-njeriut, kolegu-kolegut, partneri-partnerit  mund ti bëjë, ra për arsye të apetiteve të pa ngopura, ra për shkak të karrierizmit famoz-jo atdhetar, ra për alibi, ra për shkak të xhelozisë e çfarë jo tjetër! Fillimisht dua të ndaj një mendim me disa nga figurat e deritanishme ne ato institucione të atij pushteti të kapur ne mënyrën matë vrazhdë, të ndaj mendimin se çka nuk mund  të behej, por duhet të bëhej, çka nuk mund të kalohej, por duhet të kalohej?

Fillimisht ndaj mendimin me disa qe tani vlerësojnë se ky pushtet në ikje ishte i gabuar por duhej bërë sepse ndërkombëtarët e kërkonin të tillë, ndoshta jo kurrsesi për të mirën e Kosovës sesa për qëllimet e tyre! Pra koalicioni i deritanishëm ishte pikërisht pjellë e ndërkombëtareve dhe politikave të tyre, aq edhe një pjesë i takon edhe  vet liderëve tanë politik te cilët ne momentet vendimtare për vendin këmbëngulën ne  apetitet e tyre për pushtet?

Asnjëherë nuk ka qenë zgjidhje e duhur ne asnjë formë; miqësie, partneriteti, apo edhe qeverisjeje ne ketë rast ne mes dy partnerëve të urryer skajshmërisht sikur ishte rasti i deritanishëm e i pushtetit dhe formimi i institucioneve  në ikje në shtetin e Kosovës? Nuk do e zgjas ma shumë sepse tani këto çështje si thotë populli ;U thye qerrja, rrugë ka sa të doni, sepse për këto çështje analiza, akuza e kundërakuza, për arsyetime e lëvdata do dalin ti dëshmojnë vet këta protagonist të deritanishëm secili ne mënyrën dhe stilin e vet duke gënjyer, maskuar, akuzuar kundërshtarin, por edhe duke tentuar të bindin populli se pse ky apo ai është ma i favorshëm, përshtatshëm, por ÇKA dhe si tani?

Nuk kam ndërmend të jap as instruksione e as leksione askujt e ma së paku politikbërseve, por një porosi dhe kërkesë e këshillë për popullin tonë: Keni kujdes, dhe veni gishtin kokës kujt po i besoni, lëreni ma ato fraza apetitesh e dokrra patriotizmash me fjalë sepse  kaluan 18 vite nga përfundimi i luftës e vuajtjet tuaja nuk kanë të ndalur duke ua bërë qefin tjerëve për apetite  e gënjeshtra e kapje pushtetesh. Kthejuni vetes dhe mendoni për veten tuaj, për ardhmërinë e pasardhësve tuaj, duke menduar se kujt do i besoni qe te sjell pak dritë, qetësi, dinjitet në jetë të qetë dhe tua largoj brengat tuaja për bukë e jetë normale. Patriotizmin ata po e shfrytëzojnë duke iu keqpërdorur juve, u dëshmua koha e patriotizmit kur ishte nevoja, tani është koha e ardhmërisë suaj –tonë dhe fëmijëve tonë, me ekonomi, shëndetësi, arsim, kulturë e dinjitet njerëzor e kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat