Koalicionet, tradhtitë e leverditë

Opinione

Koalicionet, tradhtitë e leverditë

Nga: Haki Bunjaku Më: 17 maj 2017 Në ora: 23:40
Haki Bunjaku

Po gjuhen liderët në të gjitha anët e „vegshit“ si specat nemcë në pasul.

Është punë leverdie e jo punë përkushtuese për Kosovën e shtetin e saj. Pajtohen armiqtë e vjetër e qartën miqët e rinj dhe çështja vie prapë në pikën zero.

PDK-ja me SHIK-istët dhe me argatët e Hashim Thaçit ndjehet favorite, prandaj edhe fillimisht luan k…me vartësit për kaolicion. Ka edhe plot persona të pakënaqur që këcejnë „gardhin“ andej e këndej dhe askund rehat.

Ngarendje të hatashme janë kah bëhen rreth dhe për postin e kryeministrit, për të cilin post janë lakuar shumë emra e ndër ta ish kryeministri, Ramush Haradinaj, por në kaolicion me PDK-në nuk mund e merr këte post.

Hashim Thaçi aty i përdorë trikat, se realisht aty kryetar është vetë ai, ndërsa Kadri Veseli është tupanxhi, por kjo lojë është bër që të mos komprometohen me ligjin.

PDK-ja këte post e do për Kadri Veselin,se ndryshe i prishen magjitë.

Këtu luan rrol klani „pronto“, ndërsa në LDK klani i Llapit dhe duke i përfillur LDK-ja urdhërat e Llapjanëve, shkon drejt kollapsit e drejt humbjes, të cilën humbje më së shumti e dëshiron Isa Mustafa me Ismet Beqirin.

Në LDK ka qenë dasht të bëhet seriozisht ristrukturimi i brendshëm, ku do shkatërroheshin klanet që janë pengesë e zhvillimit demokratik të LDK-së.

Po të dëshironin vërtet krerët e LDK-së fitore, do ta nominonin për kryeministër Prof.dr.Vjosa Osmanin.

MIrëpo, klani i LLapit nuk lëshon që kush tjetër të avansohet në parti,prandaj më me dëshirë e pranojnë fiaskon e LDK-së.

Ramush Haradinaj nuk është më i preferuar për kryeministër, sepse ka mjaft mangësi në jetën politike të pasluftës e flitet për haraç e reketim,ndërsa kullat me Prishtine,edhe me pishinë brenda, mjaft flasin se këtu ka diçka që nuk është në rregull.

Unë sdi si qëndron puna në AKR dhe me kënd do të lidhë dosllaki, por nëse puna ecë mirë; Bexhet Pacolli është i përshtatshëm për kryeministër.

Po të nominohej në këtë post Prof.dr. Vjosa Osmani, LDK-ja do t`I fiton zgjedhjet dhe dihet edhe kryeministrinë.

Po kështu siç po shkojnë paria e LDK-së në mënyrë diverzive; fitorja me gjithë kryeministri shkon në PDK.

Të shohim me 11 qershor!

Po shumë uk e pak mal,t hotë populli!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat