Pse të diplomuarit po kanë vështirësi në punësim

Opinione

Pse të diplomuarit po kanë vështirësi në punësim

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 29 gusht 2018 Në ora: 21:17
Dr. Artan Haziri

Kosova vazhdimisht që nga pas lufta është përballur me papunësi shumë të lartë, shkalla e saj ishte 35%- 47% miërpo me një theks të veçant tek te rinjët deri në  65%.

Shkalla e lartë e papunësisë jo vetëm që nuk është zbutur, por ajo ka nje trend rrites.Së pari, Kosova ka një shtim shumë të lartë, rreth 30.000 të rinjë në vit i shtohen tregut të punës, ndërsa mesatarisht 5000 vende të reja te punës krijohen në vit, hendek shum i madh ndërmjet punëkerkuesve të rinjë  dhe vendeve që krijohen. Duke parë situatën në të cilen gjendemi shumë  qytetar si zgjidhje e shohin migrimin.

 Qeveria e Kosovës thuajse në asnjë mandat të saj nuk e kishte prioritet punësimin apo hapjen e vendeve të reja të punës, me ketë edhe zhvillimin ekonomik. Rritja ekonomike vitetve të fundit ishte gati në nivele të njejta përgjatë 5 viteve te fundit. Investimet e huaja nga viti në vit kishin rënie, ku mund të veçojmë vitin 2014 si vit me ngecjen më të madhe të Kosovës, rritje reth 1% ekonomike, rritja më e vogel që nga paslufta, IHD-të më të ulëta, rrjedhimisht më së pakti vende të reja pune të krijuara. Nëse mund ta quajmë vit i dështuar i Kosovës sa i përket aspektit ekonomik.Në vitin 2015 vërehet një ndryshim  i vogël pozitiv sa i përket instrumentave ekonomik. Edhe viti 2016 dhe 2017 ishin te njejte, u rrite numri i te punesuarve ne sektorin publike me kontrate mbi veper, e sektori privat nuk u perkrahe fare.

Politkat e Qeverisë sa i përket punësimit viteve të fundit, ishin më shumë të orientuara në sektorin publik,ku janë punësuar një numër i konsiderueshëm, ndërsa sektori privat ishte lënë anash. Shumë pak vëmendje nga ana shtetit, i cili sektor gjeneron vende të reja të punës, nëse krijohen parakushtet për investuesit, ligji për biznes.

Qeveria e Kosoves,këtë mandat në strategjinë e saj ka përfshirë edhe agrokulturën, e cila nuk ishte marrë në konsideratë deri më tani, mirëpo Agrokultura është në sektor shumë e fuqishme për Kosovën duke parë traditën e popullit tonë që ka pasur dikur, pra me pak kujdes e mbështetje financiare, pra me anë të subvencioneve të ndryshme në Bujqësi dhe Blegtori do të hapeshin shum vende të reja të punës, duke shtuar edhe prodhimin në shum produkte, si qumsht, mish, pemë dhe perime. Kosova është importuese gati e të gjitha produkteve, ndërsa me disa investime dhe subvencione do të kishte efekt të shumë anshëm ekonomik, ku rëndësi të madhe është krijimi i vendeve të punës.

Ndër shkaqet e papunësisë së lartë është edhe sistemi arsimor në Kosovë i cili nuk është në funksion të tregut të punës, ku pas diplomimit studentët përballen me vështirësi për të gjetur punë për shkak të aftësimit joadekuat, mungesës së vendeve të punës dhe profileve të gabuara.

Në bazë të asaj që u cek më lartë,mundë të konstatojë se këto janë arsyet bazë pse është nje gjendje e rëndë dhe papunësi kaq e lartë :

Sepse sistemi arsimor në Kosovë nuk ka lidhje të forte me tregun e punës,
Sistemi arsimor në Kosovë  është i orientuare vetëm në aspektin teorike, e aspak në atë praktike.Gjithashtu është më shumë në dobi të sektorit publikë, se sa të atij privat.
Zgjerimi  i  arsimit nuk ka ndodhë në menyre racionale me nevojate e tregut të punës
(që nga paslufta e deri me sot ), dhe për këtë arsye është krijuar mospërputhje në tregun e punës (në mes ofertes dhe kerkesës për punë).
Pra, kerkesa  është rritur disa herë më shumë se oferta. në shumë drejtime, që do të thot në menyrë koherente nuk është rritur numri i të diplomurve krahas ofertës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat