“Tre musketarët” kamikaz, dhe ideja e “korigjimit”

Opinione

“Tre musketarët” kamikaz, dhe ideja e “korigjimit”

Nga: Fadil Maloku Më: 6 shtator 2018 Në ora: 12:38
Fadil Maloku

(Nesër me 7 shtator do takohen në Bruksel trojka Mogherini&Thaçi&Vuçiq, për të finalizuar Projektin e negocimit, që si mentor ka George Soros. Ndërkaq, ësht? “produkt” i një OJQ-je serbe me emrin CAES...

Në bazë të rekomandimeve të kësaj OJQ-je, nuk ka asnjë dyshim që këtë herë negocimi do të fokusohet në idenë e ‘korrigjimit të vijës kufitare’ ose thënë më troç për ‘shkëmbimin e territoreve...

1. Pra, më 7 shtator do të shoaloset në Bruksel, drafti i parë i Marrëveshjes "historike" në Bruksel, ku pa asnjë GARANCION as të brendsh?m (Kuvendi, Qeveria) e as te jasht?m (Amerika e Gjermania) do bëhet pazar rreth çmimit për idenë e “k?mbimit” nga ana e “tre musketarëve” kamikaz (alias;trojkes) Thaçi&Rama&Vuçiq;

2. Çka është e rëndësishme të dihet?, Në gjith? k?t? “pazar, ala "esad pashë toptançe”, NUK do ket? NJOHJE RECIPROKE, ashtu siq u fol e përfol nga Presidenti, e miqët tan? të interesit e gjeostrategjisê;

3. Nuk do ketë as MOSBLLOKIM, që e foli e përfoli Vuçiqi e Thaçi, në pothuajse gjitha prononcimet publike e jopublike, për atë "ulësen" e famshme në OKB, por, do ketë thjesht injorim apo abstenim nga Serbia dhe aleati i saj shekullor Rusia;

4. Pastaj, përveq katër komunave (lexo; alias dy resurseve kryesore; liqeni i Ujmanit dhe pasurite miliardashe t? Trepqes) serbëve (80%) t? mbetur në shumic? etnike, n? pjesën jugore, do u (RI)GARANTOHEN DHE RUHEN tapit? e për ekstrateritoralitet te Kishave Serbe (lexo; kopili i mbetur tjetër në derë!?)

5. DECENTRALIZIMI, për serbët e mbetur në jug t? Kosov?s, do vazhdoj kacavjerrur edhe më tej të qëndroj sikurse “shpata e Demokleut” mbi territorin edhe më të rrudhur në këmbim të heqjes së VENDEVE TË GARANTUARA ahtisiriane;

6. Për ngushëllim dhe për statisfaksion moralo politik, po edhe për ndihmesën e Thaçit, si "shpërblim" dhe shenjë të vullnetit (lexo; mëshirës nga ana e mentorit SOROSIAN!) të mirë, VENDET E GARANTUARA për minoritetin (serb) më superdiskriminues pozitivisht në botë, DO TË HIQEN. Që për dy dekada tëra lozën "kalit të Trojes", pra, pengesës kryesore që Kosova të shndrrohej një shtet normal dhe demokratik;

7. Çka është më e keqja në gjith? k?t? Projekt fam?keq, kufizimet për mosbashkim me Shqipërin? (se me Serbinë as q? e besoj) do mirëmbahen me vigjilencën afatagjatë t? miqeve dhe aleateve tanë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat