Pse t’i japësh shkas armikut, që diplomacinë e Kosovës, ta quajë “wheelchairs” diplomacy?!

Opinione

Pse t’i japësh shkas armikut, që diplomacinë e Kosovës, ta quajë “wheelchairs” diplomacy?!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 26 shtator 2018 Në ora: 21:39
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Në OKB, në NATO dhe në OSBE, vetëm Shqipëria mund të lobojë për Kosovën, Jo Hashim Thaçi, as Ramush Haradinaj e as Behgjet Pacolli, sepse Kosova nuk është anëtare e këtyre organiztave ndërkombëtare.

Pra, derisa  Republika e Shqipërisë është anëtare e OKB-së, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, as Behgjet Pacolli dhe, askush tjetër nga titullarët e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovësnuk kanë çfarë të kërkojnë në selinë e OKB-së në East River të Nju-Jorkut, sepse diplomacia e Tiranës, duhet të lobojë për Kosovën, si dhe në përputhje me Kushtetutën e saj në fuqi (1998), duhet të shtrojë çdo kërkesë dhe problem të shqiptarëve të Shqipërisë etnike, të cilët ende ndodhen nën çizmen e kolonializmit dhe të neokolonializmit serbo-sllav në ballkan. Këtë të drejtë të ligjshme e ka vetëm Shqipëria, sepse Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së.

Kjo do të ishte esenca e bashkëpunimit, e lobimit dhe e harminizimit të pikëpamjeve, të qëndrimeve dhe të interesit të përbashkët të diplomacisë së aksit Prishtinë-Tiranë.  Këtë duhet ta kuptojë Prishtina se diplomacia e Kosovës në kuptimin juridik ndërkombëtar, ende nuk është e barasvlerëshme me diplomacinë e Republikës së Shqipërisë si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, edhe pse Behgjet Pacolli ka para dhe, mund të udhëtojë e të vizitiojë gjithë botën, por  kur është fjala për lobimin e Kosovës, këtë nuk mund ta bëjë si individ privat (në mënyrë joprotokollare), sepse nuk mund të arrihet efekti i dëshirueshëm, por vetëm në mënyrë dhe në rrugën diplomatike, pikësëpari, duke u nisur nga Tirana.

Për të mos u përsëritur gabimet e deritashme të “shuttle diplomacy”  së paefektshme të Kosovës, presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, së pari, duhet të lobojnë në Tiranë (askund tjetër, sepse Shqipëria e ka njohur si shtet Kosovën), duke marrë pjesë në seancat e kuvendit, të qeverisë dhe të presiencës së Republikës së Shqipërisë me  kërkesën zyrtare të Kosovës, që Shqipëria të lobojë në OKB, në vendet e NATO-s, të OSBE-së dhe  në vendet e tjera të botës me të cilat ka marrëdhënie diplomatike.

Ndryshe,  grupet dhe delegacionet zyrtare nga Kosova, të cilat  shpenzojnë kot për të vizituar selinë e OKB-së (për t’u takuar me shtetarë dhe me diplomatë të shteteve anëtare të OKB-së, kinse për lobim) sikurse në rastin e mbajtjes së séancëses së 73-të të OKB-së, nuk mund të ketë kurrfarë efekti pozitiv dhe  të dobishëm politik e as dipomatik për Kosovën.

-Po çfarë diplomacie është ajo të shkosh në selinë e OKB-së, në East River  të Nju-Jorkut, kur nuk je i ftuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me rastin e mbajtjes së Sesionit të 73-të saj?!

 –Kush pohoi se delegacioni i Kosovës në përbërje të Hashim Thaçit (president), të Ramush Haradinajt (kryeministër) dhe të Behgjet Pacollit (minister i Jashtëm) “po merr pjesë” në këtë sesion vjetor të Asamblesë së Përgjithshme, kur Kosova as de fakto e as de jure nuk është shtet-anëtar i OKB-së.

Kjo nuk është fare e vërtetë, por i ngjet një farse të madhe politiko-propagandistike dezinformuese të një korrespondenti të gazetës “Rilindja”  të vitit 1992, kur pati raportuar se në Konferencën e Londrës për ish-SFRJ-s?ë, bërë në Londër, më 26 gusht 1992, të kryesuar nga përfaqësuesi i BE-së David Owen dhe nga përfaqësuesi i OKB-së, Cyrus Vance, me qëllim të zgjidhjes  së  konfliktit në mënyrë politike paqësore në Bosnjë e Hercegovinë,  “po merrte pjesë edhe delegacioni i Kosovës me Ibrahim Rugovën në krye”. Kjo ishte një rrenë sui generis, sepse Kosova as që ishte objekt shqyritmi i kësaj konference. Ja se si Blerim Gashani  me të drejtë e ka përtrollisur këtë dezinformacion të atij farë “pazhi” të Ibrahim Rugovës: “Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga Rugova, Bukoshi e të tjerët, u lanë në korridor. Në këtë konferencë, patën vetëm një mundësi: ata do të mund t’i përcillnin punimet e Konferencës në TV. Në një televizor, që ishte aty. Në korridor, pra!” (http://aktivpress.com/nga-korridoret-e-londres-ne-korridoret-e-davosit-ja-ku-na-sollet/ ).

Fatkeqësisht, por me shumë të drejtë, pas 26 vitesh (1992-2018) ndodhi  e njëjta “karikaturë politike”-GËNJESHTRA NGA NJU-JORKU, se gjoja  “delegacioni i Kosovës me Hashim Thaçin në krye, me Ramush Haradinajn dhe me Behgjet Pacollin po marrin pjesë në sesionin e 37-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”. Ndërkaq, e vërteta është kjo , asnjëri prej tyre nuk u lejua që të merrte pjesë në zhvillimin e punimeve të këtij sesioni, sepse  Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së. Përkundrazi, që të tretë kanë soditur qoshet dhe korridpret e selisë së OKB-së, duke u përpjekur që të improvizojnë ndonjë takim diplomatik me pjesëmarrësit e këtij sesioni vjetor të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë konteskt përmeden edhe gafat diplomatike të kryediplomatit të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili përmes “Twiter” ka deklaruar se “ka pasur bisedë konstruktive me kryeministrin e Marokut, Sadedin El Otomani”. Mirëpo, bashkëbiseduesi i maroken El Otomani (përmes reagimit në Twiter) e ka përgëjeshtruar Pacollin, duke deklaruar se  “ka pasur bisedime konstruktive me përfaqësuesin e Marokut në Nju-Jork”. (25.09.2018).

Ja përmbajtja e deklaratës reaguese  në “Twiter” e kryeministrit të Maokurt, El Otoman : “During a breake with my delegation a gentleman from Kosovo imposed his presence .  We have not discussed bilateral relations neither establishing contacts .Morocco’s position is constant . Morocco does not recognize Kosovo and has no relation with it.” (Twiter: 3:08 PM - Sep 25, 2018).

Qyqaria  dhe injoranca diplomatike

Gjithashti, ministri i Jashtëm B. Pacolli ka bërë gabimin e radhës, që kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, i është afruar dhe e ka përshënetur, kur ajo ishte duke folur para mediave.  Mirëpo, edhe kjo “ e mbath keq” , duke  e përçmuar si kryediplomat dhe përfaqësues zyrtar të Kosovës, duke e pyetur në mënyrë arrogante  dhe të vrazhdë ofenduese në gjuhën serbe: “ODAKLE VAMA DOZVOLA DA DO?ETE U UN?

Ndërkaq, përgjigjja e Pacollit, po ashtu në serbishte ishte kjo : “Vašu dozvolu sam dobio" (kam marrë lejen tuaj)! Bërnabiq ia kthen: "Nije moja, da ste pitali mene ...." (Nuk është leja ime, sikur të më kishit pyetur mua…, dihet se çfarë do të ishte përgjigjja e saj – M.H.).

Ndërkaq,  Pacolli,   jo si diplomat , por si xhentlemen kosovar i falenderohet me këto fjalë në gjuhën e saj : "Ovo je gospo?a koju uvažavamo jako puno". (Kjo është zonja, të cilën e respektojmë shumë”.

Pse, jo gjithmonë (kush e ka kullotur pushtetin dhe të mirat e Kosovës) i ka respektuar, çmuar dhe shpërblyer ata , që ia kanë futur flakën dhe zjarrin Kosovës, përkatësisht Shqipërisë etnike, duke kryer me dhjetra gjenocide koloniale ( 1878 -2018).

-Çfarë turpi, prej Prishtinës ka shkuar në Nju-Jork, që në një qoshk të korridorit të ndërtesës së OKB-së, ta takonte dhe t’i shtrëngonte duart me kryeministren e qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabiq, duke tentuar që t’i thoshte diç  në serbishte në “temën” Kosova, por ajo e “mbathi me patkonjë të tullarit” si thotë një proverb popullor shqiptar, duke i thënë ç’ke kërkuar këto ore, kur askush nuk të ka thirrur dhe askush  nuk të “vë në pullë”!

– Po çfarë diplomacie është ajo, që privatisht të takohesh me përfaqësuesit serbë në selinë e OKB-së dhe, për më keq, kryemninstres serbe, t’i drejtohesh në serbishte, në vend se në gjuhën angleze, franceze ose gjermane?!

Sa turp! Sa “taksirat”, që e ka gjetur Kosovën, e cila  si rrjedhojë e keqmenaxhimit politik dhe diploamtik përditë po rrëshqet drejt një “konflikti të ngrirë”, që do të ketë pasoja të rënda dhe të paparashikuara për shtetin e pavarur të Kosovës. 

Pse  delegacioni i Kosovës nëpër qoshe dhe korridore të OKB?!

-Kur, Kosova nuk është pjesëmarrëse, as vëzhguese e as e pranishme në sallën ku mbahet sesioni i 73-të i  Asamblesë së Përgjithshme, por  vetëm një  “shuttle” delegacion  privat prej tre vetash (presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtëm), jashtë SALLËS auditorit  ku po mbahet ky sesion vjetor i AP-së (25 shtator, i cili do të zgjatë deri më 30 shtator 2018).

-Fatkeqësisht dhe për turp, ja se si nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e përshkroi në mënyrë përçmuese dhe tallëse  “pjesëmarrjen” e delegacionit të Kosovës në këtë sesion të AP-së: “ Derisa delegacioni i Prishtinës  ulet në karroca invalidësh (“hoklicama”) nëpër qoshe të korridoreve të selisë së OKB-së, unë po bisedoja me përfaqësuesit e atyre shteteve që e kanë njohur Kosovën e pavarur.” (http://www.telegraf.rs/vesti/politika/2994349-dacic-lobira-u-un-razgovaram-sa-onima-koji-su-priznali-nezavisno-kosovo-dok-pristinska-delegacija-sedi-na-hoklicama-po-coskovima-foto).

-Ja, çfarë dilomatësh dhe shtetarësh të aftë  ka Kosova,  edhe pse paraprakisht e kanë ditur se në asnjë cilësi nuk mund të marrin pjesë në Sesionit e 73-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkauara, ata  për të lobuar për njohjen e shtetit të Kosovës, duke bredhur nëpër korridoret e selisë së OKB-së, kanë shkuar në Nju-Jork kinse për ta “bindur” opinion publik se “po marrin pjesë në të”. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë, sepse Kosova nuk është pjesë legale dhe legjitime e OKB-së.

Duke ditur këtë fakt të pamohueshëm, Kosova nuk ka pasur nevojë të dërgonte kurrfarë delegacioni në Nju-Jork (vetëm sa për të harxhuar para të padhimbshme të buxhetit të Kosovës), që  përfaqëuesit e delegacionit të Serbisë, Ivica Daçiq dhe Ana Bërnabiq, të  talleshin  dhe të “argëtoheshin”  me ta nëpër korridore të OKB-së,  duke iu thënë: “Juve kush iu ka ftuar këtu?” etj.

Kjo është e papranueshme, ta lejosh  vetëveten, që armiqtë të vënë me “shpinë për muri” , duke u tallur se gjoja kot silleni  nëpër korridore dhe uleni në “karroca invalidësh” (whellchairs), sepse ju këtu nuk e keni vendin ngaqë jeni “shtet fallso, të cilin Serbia e as OKB-ja, nuk do ta njohin kurrë si shtet të pavarur”.

A ka më padituri dhe më turp se  të mos e njohësh ABC-në e diplomacisë dhe Kartën e OKB-së?!

Pse diploamcia e Kosovës, të bëjë gafa të tilla (që edhe armiqtë kolonialistë serbë të na përqeshin dhe të na ofendojnë keq), kur të gjithë titullarët e saj e dinë se de fakto dhe de jure Kosova nuk njihejt nga OKB-ja. Prandaj, ç’kërkojnë përfaqësuesit e saj nëpër qoshe dhe korridore të OKB-së, duke  kërkuar “lëmoshë” joprotokollare, gjoja për “lobimin”  tek ato shtete, që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo formë e veprimit politik dhe diplomatik e    shtetarëve dhe e ministrave të Kosovës,  nuk quhet kurrfarë diplomacie e mprehtë dhe vizionare, por vetëm  bjerrje kohe dhe sa për t’u justifikuar para parlamentit  dhe opinionit të Kosovës, se të paktën në kuptimin fizik, kemi arritur të hyjmë në qoshet dhe korridoret e selisë së OKB-së në Nuu-Jork sa për t’u tallur të tjerët me ne, se vërtet kemi  një “diploamci të hollë”.

Pavarësisht nga interesi dhe nga kërkesa e arsyeshme dhe e domosdoshme, që politika dhe diplomacia e Kosovës të lobojnë për të gjetur sa më shumë shtete të OKB-së, që ta njohin pavarësinë e saj, pikësëapri nevojitet përfillja dhe zbatimi i rregullave, i normave dhe i parimeve elementare të së drejtës diplomatike si pjesë fundamentale e së drejtës ndërkombëtare publike dhe njohja e objektivave, e parimeve dhe e dispozitave të Kartës së Kombeve sipas së cilës funksionojnë dhe veprojnë organet kryesore të OKB-së ( Këshilli i Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme dhe Gjykata Ndërkombëtare etj.).

Në sesionet e  Këshillit të Sigurimit dhe të Asamblesë së Përgjithshme vetëm pasi Kosova të njihet nga 193  anëtarët e saj!

-Sepse OKB-ja nuk është hani i Rrahë Peranit, që kujt t’i teket  për inetresa të veta private të ndonjë biznesi,   mund të hyjë e të dalë, kur t’ia do qejfi, edhe nëse ka ndonjë hall lypësi, ndonjë  han, ndonjë mulli, ndonjë firmë private, ndonjë hotel a motel apo ka edhe miliona si ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. Këto nuk vlejnë, edhe nëse je president, kryemnistër, ministër apo hanxhi, mullingji, biznesmen dhe milioner a miliarder. Asnjëra prej këtyre atributeve  nuk të japin kurrfarë të drejteje ligjore për të marrë pjesë në ndonjë seancë të Asamblesë së Përgjithshme apo të Këshillit të Sigurimit etj., derisa Kosova de fakto dhe de jure nuk njihet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Prandaj, është qesharake dhe padituri, që delegacioni i Kosovës (Hashim Thaçi, president, Ramush Haradinaj, kryeministër dhe Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm), të vete në  Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 25 shtator 2018, kur dihet se Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e kësaj Organizate botërore.

Natyrisht se, politika e jashtme e Kosovës, strategji  afatgjatë të objektivave  parësore të saj, duhet ta ketë lobimin në mënyrë intensive (derisa OKB-ja ta njehë), që sa më shumë shtete ta njohin Republikën e Kosovës, por, paraprakisht, duhet ditur dhe zbatuar procedura diplomatike protokollare, jo të vrapohet rrugëve të shteteve të ndryshme të botës, duke ndaluar dhe duke lutur  ndonjë  (kalimtar rasti) shtetar, kryeministër, biznesmen apo ministër të rastit, që ta njohin Republikën e Kosovës.

Kjo formë e lobimit është joserioze, e patolerueshme, kundërproduktive dhe antidiplomatike, sepse  shpërfaq mosbesimin  si te populli, ashtu edhe te parnerët ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat