Sa mund të ketë perspektivë “Kosova e Re”?

Opinione

Sa mund të ketë perspektivë “Kosova e Re”?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 27 tetor 2018 Në ora: 17:38
Sherif Ramabaja

Para ca vitesh Kadare na këshillonte, që të merreshim me problemet primare jetësore dhe ato kombëtare të pa zgjidhura, e për klimën ka kush kujdeset, thoshte ai. Tash kur po planifikohet që termocentrali “ Kosova e Re “ të ndërtohet shtrohet pyetja sa ka perpektivë një termocentral i tillë? Shkencëtarët që po merren me problemet e klimës kanë parashtruar nevojën që deri në vitin 2050 të ndërpritet tërësisht përdorimi i thëngjillit për përfitimin e energjisë. Kjo gjë po planifikohet për ta ruajtur nxemjen globale të tokës per 1,5 Gradë. Në këtë kontekst Gjermania po planifikon që deri në vitin 2030 tërërsisht ta ndërprejë shfrytëzimin e thëngjillit për përfitimin e energjisë elektrike.

Kosova tash po ballafaqohet me ndotjen masive të ambientit dhe nëse nuk bënë plane afatgjate për përmirësimin dhe eliminimin e shkaqeve të ndotjes, atëherë do të jetë shumë vështirë ta kemi një ambient të pastërt. Kosova është shumë e vogël dhe vetëm komunikacioni me automjete te vjetra me djegëje dizell, po bëjnë kërdi në ndotje, po kur të shtohet termoelektrana, që do të kushtoi mbi një milard euro dhe po  filloi ringjallja e industrisë, atëherë çdo të bëhet me ambientin tonë. Nevojat e Kosovës për energji elektrike janë të domosdoshme, po a mund të shikohen alternativat tjera ku do të kishim një ambient më të pastër.

Në Evropë po punohet dhe hulumtohen alternativa tjera për ta përfituar rrymën elektrike. Kosovës më së shumti do t`i ishte përgjigjur energjia solare, ajo me erë dhe hidrocentralet. Bashkëpunimi me shtetin amë do të na ndihmonte në këtë drejtim, ngase ata po bëjnë përvojë sidomos me hidrocentrale dhe mënyra alternative. Energjia solare po përdoret edhe në perendim, që më së paku ka ditë me diell, kurse Kosova me vera të gjata dhe plotë me diell do të ishte një përparësi e madhe. Do të kishim ambient të pastërt dhe do të kishim energji të mjaftueshme. Ekspertët e kësaj fushe duhet t`i bëjnë llogaritë se cila është perspektiva më e sigurtë për ne, pastaj të veprohet në atë drejtim.  Miliarda  investme në një Projekt  jetë  shkurtër nuk do të ishte zgjidhje optimale. Për një investim në termoelektranë do të jetë vështirë që t`i bindim edhe investuesit financiar ndërkombëtarë që të na ndihmojnë, kur kudo në botë po u ikin investimeve të tilla.

Problemi i ndotjes së Prishtinës ishte evident vitin e kaluar. Mendohej  mënyra se si të përmirësohej cilësia e ajrit. Kurse këtë vit po diskutohet  lejimi i hyrjes së veturave nga jashtë, më të vjetra se 10 vite. Kosova është mbushur dhe është bërë varrezë e automjeteve dizel dhe atyre që të tjerët i hudhin. Malet tona aq të bukura janë mbushur me qese e shishe plastike. Natyrën tonë të mrekullueshme e kemi gjymtuar. Që nga fëmijëria, familja, kopshti dhe në shkolla duhet të punohet me fëmijtë dhe të rinjtë që ti mësojnë që ta ruajnë dhe ta duan mjedisin. Pra dalëngadal edhe ne deshëm apo s deshëm po hyjmë në programin për mbrojtjen e klimës. Së pari pushteti duhet të merr vendime strategjike, siq është planifikuar “ Kosova e Re “ a  vlenë të ndërtohet apo është program i tejkaluar. Energjia, investimet  e ndryshme na duhen shumë, po  ambienti dhe shëndeti i popullsisë janë primare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat