Kosova...shembulli që turpëron Shqipërinë...

Opinione

Kosova...shembulli që turpëron Shqipërinë...

Adriatik Riza Dosti Nga Adriatik Riza Dosti Më 21 nëntor 2018 Në ora: 06:45
Kosova mbrëmë shënoi një fitore të rëndësishme.

Brenda disa muajve te nje viti si ky i 2018 ...AI ...mjeshtri i madh i futbollit kosovar...i ndjeri Fadil Vokrri arriti te beje gjithcka e vendi e populli i tij ka te drejte tashme teksa i gezohet suksesit te madh ne pjesmarrjen po te pare te saj ne UEFA Nations League te mos harroje qe gjithcka t'ja dedikoj me se pari pikerisht atij...Vokrrit te madh...

Brenda vitit Kosova me ne krye Vokrrin.. ndertoi nje stadium model ne Prishtine..i cili tashme eshte i licensuar nga UEFA...

Brenda vitit Vokri zgjodhi e solli ne krye te kombetares se Kosoves trajnerin fjale pake e pune shume, teper te edukuar, te sjellshem e komunikues te mrekullueshem me gjithkend... zviceranin Bernard Challande....dhe ai nuk e zhgenjeu...

Brenda viti Challande ndertoi nje ekip model ne te gjitha drejtimet vecmas qe luan me koncept, me ide, me deshire...me shpirt e pergjegjesi per fanellen qe perfaqeson..

Brenda vitit tek Kosova shperthejne talentet Rashica, Kulolli, Zhegrova, Halimi, Kryeziu, Murriqi, Vojvoda ,Nuhiu, Aliti, Rrahmani, Shala, Berisha, Zeneli..etj...dhe kjo fale tyre por edhe fale asaj c'ka ideoi e realizoi Vokrri i tyre i pa harruar e po aq edhe i mencuri trajner prej Zvicre...qe ka projektuar tashme nje ekip me nje te ardhme te sigurte e te shkelqyer... sikurse merite ka edhe pasuesi i denje i Vokrrit...i nderuari Agim Ademi...

Kosova zuri vendin e pare ne grupin e vet...ku ne 6 ndeshje arriti 4 fitore e 2 barazime...grumbulloi 14 pike...shenoi 15 gola e pesoi vetem 2...

Arriti te fitoje edhe 5-0 ne fushen e Maltes e te munde 4-0 Azerbajxhanin ne Prishtine ...ashtu sikurse pak muaj me pare edhe 3-0 Shqiperine ne nje miqesore...

Brenda vitit po kjo Kosove e Vokrrit e Challande ,,e djemve te saj sa te talentuar po aq edhe patriote te flakte per vendin e tyre... ka zhvilluar 9 ndeshje e ka arritur 7 fitore... 2 barazime e asnje humbje...ka shenuar 21 gola e ka pesuar vetem 2...

Dhe tani ...Shqiperia e Dukes dhe e Panuccit ..por pas skene edhe e xhambazit Shakohoxha... qe nje zot e di se si ka mundur te mberrije deri aty qe te jete edhe menaxheri i disa lojtareve te Kombetares Kuq e Zi...te zoteroje kartonat e tyre e te komandoje e shkaterroje nje Ekip kombetar te tere e askush nuk guxon ta kape per fyti...e ta zhduke nga skena...kete palaco e dallkauk te neveritshem...

Edhe nje aresye me shume pse Kosova eshte ketu ku eshte sot ..eshte fakti qe ne futbollin e sportin e saj nuk ka e nuk ka per te patur kurre Monstra si Shakohoxha..

Kosova nuk pranon dot arrogante, sharlatane, grindavece e te pa afte te tipit llapaqen si italiani i neveritshem Kristiano Panucci...qe zihet e sherroset me gjithkend e natyrisht qe nuk gjen kurre dot kohe te tregoje se sa i afte eshte...ne krye te asaj pankine ku e kane ulur krejt pa merite e pa drejtesisht...

Kosova fatmiresisht nuk ka ne krye te Federates se saj nje President si deri dje i ndjeri Vokrri e sot pasuesi i tij Ademi.....qe ti dalin ne mbrojtje me kokefortesi nje trajneri deshtak e te pa afte si Panucci..[ sic ben Duka i Shqiperise] ...qe e ka zhytur Kombetaren qe i eshte besuar ne turp...ne lluce e zhgenjim tej cdo limiti..pa asnje lloj shprese e perspektive ...pa asnje lloj modeli e besimi...

Dhe brenda vitit ky italiani i besuar i Dukes ...ka zhvilluar 14 ndeshje ku ka kete bilanc...4 fitore ...2 barazime e 8 humbje...ka shenuar 9 gola e ka pesuar 23...dhe bejeni vete krahasimin me Kosoven e Challande...

Ne Uefa Nations League.,..zuri vendin e fundit ne grup me vetem 3 pike ku arriti qe ne 4 takime te humbase tre e te fitoje vetem nje,,,,te shenoje vetem 1 gol e te pesoje 8 te tille e fale humbjeve te te tjereve mezi arriti te siguroje qendrimin ne Ligen e Grupin C...

Shqiperia e Dukes - Shakos dhe e Panuccit... mundet po brenda vitit ...4-1 nga Ukraina....3-0 nga Kosova.. 2-0 nga Izraeli....4-0 nga Skocia ...3-0 nga Spanja....pra 1-16 golaverazhi ne vetem keto 5 takime qe permenda... no coment...

Dhe kulmi i pa fytyresise po mberrin deri aty sa bashke Duka e Panucci po kerkojne ta hedhin Lumin pa lagur me fitoren e fundit ne miqesoren mediokre ndaj Uellsit 1-0 ne Elbasan qe vetem futboll e ekip kjo Shqiperi e tyre nuk tregoi dot kurresesi...

Ja pra qe shembulli i Kosoves ...krahasuar me Shqiperine...vetem brenda vitit 2018 eshte nje aresye madhore me shume se pse italiani Panucci qe duket si binjaku i Dukes ..duhet perzene e zhdukur nje ore e me pare nga Shqiperia se pari si nje person teper negativ qe nuk di te sillet e as te komunikoje si njeri normal me askend duke filluar qe nga fusha e lojes me lojtaret..qe arrin e i quan deri edhe shurdhe e memece... tek federata e sidomos tek gazetaret e krejt komuniteti shqiptar i futbollit...

E me pas duhet qerruar perfundimisht nga Kombetarja Kuq e Zi edhe si tajneri me i pa afte qe ka qene ne pankinen e saj te pakten qe kur nuk mbahet mend prej askujt...

Kosova e Vokrrit dhe e Ademit...si dhe e Challande...eshte shuplaka mese e merituar per Shqiperine e Dukes dhe te Panuccit... e te Shakohoxhes...c'do koment tjeter me duket i tepert...

Sepse po ne e per turpin tone ..te Shqiperise e te shqiptarit deri dje ..keta djem te Kosoves i shame, i ofenduam , i perzume, ju mbyllem deren ..i quajtem Tradhetare e ju kerkuam me menyren me te te turpeshme e me poshteruese te mundeshme deri edhe para..qe ti vishnim Kuq e Zi...

Ndaj dhe sot ata kane gjithe te drejten e tyre e te zotit te na gjykojne krejt ndryshe...atdhetarisht e sportivisht...dhe une personalisht per gjithe c'ka ndodhur kame qene e jam ne krah te tyre... dhe kunder pseudo-patrioteve e atdhetareve tane fallso e xhambaze ....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat