Hashim Thaçi në Beligrad, me muzikë e me sahat

Opinione

Hashim Thaçi në Beligrad, me muzikë e me sahat

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 24 nëntor 2018 Në ora: 11:53
Sinan Kastrati

Kështu e këndonim Kadri Cufën kur ishim të vegjël “Kadri Cufa në Beligrad, me muzikë e me sahat”

Ama Kadri Cufa ishte burrë se jo mahi. Ishte fukara dhe i ruante kuajt e katundit Turjakë por ishte i ndershëm. Kjo është e vërtetë. Kend do që ta pyesni në Turjakë e njeh Kadriun: Kapllan Muslia, Veli Sadria, Liman Avdia, Jup Rexhepi, Jemin Bajrami e shumë të tjerë.

 Po Hashimi pse i shkruajti “memoaret” para se ta lë postin e kryeministrit e të kryetarit të shtetit ... dhe pasi ti kryej punët si spiun?

Zakonisht “memoaret” shkruhen në fund të mandatit. Kështu tash e disa vjet është bërë zakon të quhen kujtimet e burrështetasve.

Këso kujtime kemi edhe ne shqiptarët për Ahmet Zogun e për Enver Hoxhën. Për Ibrahim Rugovën, Fatmir Sejdiun e ... zonjën Jahjaga nuk kemi ende.

Apo mos të huajt deshën kështu, që Hashimi të ketë një thes me “merita” e dikush, pastaj,  i huaj ta propozoj për Çmimin Nobel “për paqë” (?) po për cilin çmim?Në Suedi ndahen shumë çmime (shpërblime) e njëri ndët to është është edhe ai i paqes poe që nuk ndahet nga Akademia Mbretërore e Shkencave suedeze e as në Stockholm. Ështeë pak e zorshme me ia përthekua mendja e Hashimit pse edhe çmimi pë paqë nuk ndahet në Suedi por në Norvegji. Dhe nuk dua as unë me i tregua por ai si historian do ta mësoj më vonë.

Edhe Ivo Andric ka marrë ka marrë çmimin Nobel në Letërsi.

Para disa viteve u fol shumë për  NOBEL-in bile vetë Hashimi, sikur e kishte të sigurtë “qmimin” pat thenë, pa fije turpi “ia dedidoj popullit tim”.

Po a ka turp më të madh se sa populli shqiptar i Kosovës të krenohet me “çmimet” e shpërblimet, dhuratat e bakshishet e Hashim Thaçit e me Hashimin?

Eh kështu ndodh edhe me popullin kur ai “harron”. Populli “i harron” shpejt “bijtë e vetë” posa të shtrihen në “tabut” e ta bajnë katër vetë deri te vorri.

Kështu ndodhi me të të tjerët para Hashimit. Emrat nuk po iu përmendi por ka shumë.

Ama Hashimi do të mbetet “gjallë më shumë se të tjerët për shkak se ishte më “i gjallë”,më i gjatë, më i hishëm dhe më “ .... dinak”.Ai i bëri “të gjitha”, si Mao në Kinë e ai tjetri në Kore e Kubë.

Hej, merre me mend si “student” prodekan një “penlan” që as tash nuk ka lexua asnjë libër historie, as doracak kryen studimet nëpër oda e shkon pastaj në Zvicërr. Mandej, u bë djali i Brojës, dikush i thot djali i palarit, kryetar. Shkoj në Zvcër e i mushi gjepat me pare dhe u kthye se e thirrte “Vendlindja” me “Hashim thaçi në Beligrad, me muzikë e me sahat”.

Kosova është e Hashim Thaçit

O Zot çka lexova sot. Enver Hoxha paska thënë : “Kosova është e Hashim Thaçit, bizbitevi

Ndërsa Bilall Sherifi ia kujton Enverit se Hashim Thaçi tha që “Enver Hoxhaj është kriminel dhe ka sabotuar luftën e UÇK-së”

“Sekretari organizativ i Nismas për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi kishte thënë se ministri i tanishëm i Punëve të Jashtme është kriminel dhe ka sabotuar luftëne UÇK-së.”

Oh luje Hashim, luje!

“Interesant është kjo historia e Thaçit, njerëzit të cilët i ka konsideruar dhe i ka shpallur shpeshherë armik në prezencë tonë, ka kërkuar që të mos rrinë me ta, sepse punojnë kundër Kosovës, kanë punuar kundër UÇK-së, kanë shpif kundër UÇK-së, në mënyrë eksplicite ka thënë të mos rrini me këtë sepse ata janë armiq të Kosovës. Tani i ka bërë, me kalimin e kohës i ka bërë bashkëpunëtorët më të afërt. Njëri nga ta është Enver Hoxhaj, Ministri i Jashtëm i Kosovës, për të cilin Hashim Thaçi na ka treguar kush është, ne nuk e kemi njohur. Ai na ka thënë Enver Hoxhaj është një njeri i cili në Vjen e ka sabotuar UÇK-në, ka punuar kundër UÇK-së, ka punuar kundër PDK-së, bile e ka thënë një citat, nuk di sa është e vërtet, ai duhet ta sqaroj këtë, se Enver Hoxhaj ka thënë se ‘po të fitoj UÇK-ja pastaj PDK-ja unë do të kërkoj azil në Beograd’. E ka thënë Hashim Thaçi, neve na e ka thënë , prandaj kërkoj ka thënë të mos rrini me atë njeri se është kriminel. Kështu e citoj qa ka thënë”, ka thënë Sherifi.

Me marrëveshjet e Hashim Thaçit fshijnë 'guzicën'

Me marrëveshjet e Hashim Thaçit fshijnë 'guzicën' do të ia thoshte Zonjusha Kimete Berisha dhe ia përmend të zezat e tjera "Ti zotëri ishe tradhtar joprofesionist. I hapur dhe transparent, nuk e fsheh qëllimin e keq që ke kundër vendit, e as që lodhesh me fsheh çmendurinë, bile me bë gjeste të ulta me një perde!

Por derisa t'shkon kungulli mbi ujë, si 'gjenial' që je (praktik, i vendosur i diciiplinuar, ambicioz e shpirtkazëm), do të dish ta materializosh indiferencën popullore dhe të përfitosh nga 'klasa e vdekur' dhe gjendja e një mospërfillje të frikshme të shqiptarëve ndaj çdo gjëje që ndodh me ne.

Të tjerat, se si u nda Mitrovica, fjalimi I famshëm I Hashimit dhe të tjerët, lexuesi mund ti gjej kudo nëpër gazeta veç në Epoka e re  ndonjë tjetër të majtë, të ngjashme si ajo mos e lypni.

Po ne në Kosovë kemi ate që nuk e ka bota, përveç disa shteteve në Afrikë. Nuk guxova me thënë se nuk ka askund në botë.

Në Kosovë, vëllezërit e politikanëve kanë pasuri më shumë se vetë ata. Çudi, vëllezërit të kenë më shumë “mall”, më shumë se vëllezërit? Atherë nuk qenka e vërtetë se “vëllai është si shkau”. Apo ndoshta po “Ore ti shka, more vëlla, ama ni pushkë, ni turk me vra”. Tash Hashimi ka mundësi me zgjedhur. Ka shumë mundësi e shumë alternativa, me turq, me serb, e me Nobelin. Ku i dihet ndoshta edhe ky e merr ndonjë çmim a ndonjë rregzinë e asht.

Ama është interesant se si si këta që i kemi në krye të oxhakut, kanë më pakë pasuri se sa ilaket e tyre.

Po këtë e tha edhe ambasadori britanik, një shqipfolës që me ia pas lakmi edhe deputetët tanë.

Po pse po flitet për Hashimin kaq shmë?

Kush ishte Hashimi?

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është portretizuar si lider i frikshëm i një shteti të vogël nga lordi George Robertson, sekretar i Mbrojtjes i Britanisë në vitet ‎1997-1999 dhe sekretar i Përgjithshëm i NATO-s gjatë viteve ‎1999-2003.”

Ish kongresmenit amerikan: “Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë mafiozë

Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë mafiozë. Atyre nuk u intereson për popullin, por vetëm paratë, pushteti dhe fuqia”, ka thënë për Insajderin, ish-kongresisti amerikan i cili për herë të parë e hapi në kongres çështjen e Kosovës së bashku me kongresistin Tom Lantos.”

Por më …së shumti Hashimit “i flen” kur të tjerët flasin.

Ish–shefi i shërbimit sekret francez: “Thaçi është agjent i yni, e rekrutuam në Rambuje ”

Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish–shefi i shërbimit francez, Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, oficer hulumtues për çështje të Ballkanit.

Po tash?

Thaçi ka ndryshua.

Dikur thoshte “Thaçi thotë se do të ishte edhe kundër babait të tij nëse do fliste për ndarje të Kosovës” thua se po na ha palla neve a është ai me babën palar apo pleqnar, po ta kishte.

Ku do të shkoj Hashimi kështu?

Edhe “Ashton, Thaçi dhe Daçiç propozohen zyrtarisht për Çmimin Nobel të Paqes” e edhe Edi Rama bënte yrysh “Të ndihmojmë Thaçin të fitojë çmimin Nobel”

Për cilin çmimin flisni o faqezi?

Po e mbylli këtë shkrim me një rrëfim për Hashim, nga ish shoku i studimeve: “Si e njoha Thaçin? Rrëfehet shoku i studimeve: Hashimi vuan për pushtet e para, për to i vë flakën Kosovës

Hashim Thaçi

Opinionisti Sali Rexhaj, ish shok i studimeve i presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në facebook, ka treguar se si është njohur me Thaçin gjatë studimeve.

Rexhaj, në rrëfimin e tij shkruan se Thaçi ishte suspenduar nga posti i prorektorit student sepse ishte zbuluar se kishte falsifikuar certifikatën e notave, ku notat e ulëta si 6,7... i kishte bërë krejt 10-she.

Më tej, shoku i studimeve të Thaçit, shkruan se presidenti për pushtet e para i vë flaken Kosovës.

“Loja me anulim te Gjykatës Speciale, formim te ushtrisë, kidnapimi i qytetareve turq ne territorin e Kosovës dhe bashkëpunim i AKI e policia e Kosovës me agjent te Erdoganit, ndërrimi i territoreve dhe kontestimi i kufijve te Kosovës... Hashimi vuan per pushtet e para, per to i ve flaken Kosoves. Nuk njeh ligj, kushtetute as Zot. Ky njeri duhet te ndalet sa me pare nga partite, Qeveria e Kuvendi”, shkruan ndër tjerash Rexhaj, përcjellë “Bota sot”.

Paskna harrua edhe pakëz: Ramush nëse rrin në fjalë për Tarifat kundër Serbisë, bingji kam me të quajt si “Bingjia I Gjakovës” e “Kaiqi I Bublit”. Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat