Ushtria jonë

Opinione

Ushtria jonë

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:27
Ushtria e Kosovës

Diku në vjeshten e vonë të vitit 1989, ushtria e atëherëshme e ashtuquajtur popullore jugosllave,e dominuar nga serbët kishin vendosur që të gjithë rezervistëve shqiptarë të Kosovës të ua merrte uniformën ushtarake.Edhe rezervistëve të komunës së Gllogovcit(tash Drenasit)ku bënte pjesë edhe autori i këtij shkrimi,i ishte caktuar data dhe vendi ku duhej t'i kthenin uniformat ushtarake.Me këtë akt Serbosllavia tregonte se shqiptarët ishin të huaj për ushtrinë e tyre.Ne ish ushtarët shqiptarë të asaj ushtrie nuk e kishim njohur asnjëherë si ushtri tonën,dhe as uniformën e asaj ushtrie,por që për shkaqe që dihen ishim të detyruar të shërbenim në të.Andaj ftesa që na bëhej për t'a dorëzuar atë uniformë na bënte që të ndjeheshim mirë.Dhe në ditën dhe në vendin e caktuar do të liroheshim nga ajo uniformë që nuk e kishim dashur asnjëherë apo të them se e kishim urrejtur në formë të heshtur.

Atë ditë kishte ardhur një nënoficer,nëse nuk më ka lënë mbamendja me gradën e flamurtarit me disa ushtarë si dhe me disa maune ushtarake në të cilët do t'i ngarkonin dhe doe t'i merrnin ato uniforma.

Flamurtari dhe ushtarët do t'i kontrollonin me imtësi të gjitha paisjet dhe do t'i rendisnin nëpër sëndëkët e tyre ushtarakë.

Derisa secili nga ne prisnim në radhë t'i dorëzonim ato paisje,domosdo se edhe do të flisnim e bisedonim në gjuhën tonë,për shumë gjëra,e ndonjëri do të tregonte edhe ndonjë barcoletë që për temë e kishte ushtrinë dhe për ushtarët.Dikush nga të pranishmit do të thonte që të kishim kujdes se çfarë flisnim,pasiqë ai dyshonte se nënoficeri mund të ishte shqiptar ose mund t'a dinte gjuhën shqipe,sepse sapo dëgjonte ndonjë barcoletë nënqeshte ashtu në heshtje.Dhe sipas atij që kërkonte të kishim kujdes,sepse përderisa nuk e kishim dorëzuar ende uniformën ushtarake mund të na kërcënonte te ligji apo gjyqi ushtarak.

Por,megjithë këshillën që e kishim dëgjuar dhe që e dinim që më parë,si të rinj që ishim edhe do të flisnim gjithësesi dhe do të tregonim barcoleta të ndryshme për ushtrinë që në atë ditë po e linim përgjithmonë.

Derisa po prisnim në radhë,u dëgjua një zë.Ai zë derisa po i dorëzonte paisjet ushtarake i dëgjua të thoshte:-"Merreni këtë uniformë! Është e juaja dhe ia pafshi hajrin! Ne së shpejti do t'a kemi Ushtrinë tonë me Shqipen dykrenare!"

Nënoficeri dhe ushtarët që pranonin paisjet nuk e prishen fare terezinë,por po e vazhdonin punën e tyre sikur mos të kishin dëgjuar atë zë,apo që ishte e mundur edhe t'a kishin dëgjuar dhe nuk e kishin kuptuar!Sido që të ishte guximi i atij që fliste në atë mënyrë,ne të tjerëve na kishte lënë pa fjalë.

Dhe domosdo që pothuajse që të gjithë sa ishim aty do t'a kthenim shikimin nga ai që fliste dhe pothuajse që të gjithë e njihnim atë që fliste:e kishte bërë të njohur kënga e tij! E ai që fliste ashtu ishte këngëtari i njohur atëherë edhe tash Shaqir Caravadiku!...

Shaqa po e thonte një të vërtetë pa frikë dhe me krenari të theksuar!Një të vërtetë që ne të tjerët mbase as nuk e kishim ëndërruar si të tillë!Apo as që e kishim besuar atëherë!Ishte fundi i vitit 1989,kur mbi kurrizin e Kosovës dhe të popullit shqiptarë në të po ngjanin thyerje të mëdha dhe të paparashikuara!

Ushtria jonë i bë sot Shaqir i nderuar!Andaj së pari dua ta uroj ty Shaqë i nderuar!Ushtria jonë në uniformën e saj nuk do t'a këtë Shqipen dykrenare,ashtu siç do të dëshiroje ti dhe të gjithë ne,por do ta ketë hartën e atdheut-Kosovës!Andaj fillim dhe rrugëtim të mbarë Ushtria jonë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat