Gjykata Speciale, rast i papresedan në drejtësinë ndërkombëtare

Opinione

Gjykata Speciale, rast i papresedan në drejtësinë ndërkombëtare

Nga: Sylë Arifi Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 15:32
Sylë Arifi

Premtimet e lidershipit institucional dhe politik për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, është përgjegjësi shtetrore. Gjithashtu edhe Bashkimit Evropian, sidomos pas presionit për miratim te demokracjonit kishte premtuar se do të liberalizohen vizat ishte ni mashtrim diplomatik që ia ban popullit të Kosovës dhe Institucjoneve Shtetrore të Kosovës.

Mos votimi i pranimit të Shtetit të Kosovës, në Interpol është deshtim i diplomacis Shtetrore. Atehere kur nuk te votoin Shtetet që e kan pranuar pavarsin e Kosovës ka deshtuar komplet mekanizmat institucional në relacjone nderkombëtare. Sjelljet e disa institucjoneve Shtetrore, siq thot populli dikush ne shkup e dikush ne shkoder ka shkaktuar këte defansiv politike, institucionale në raporte jo vetem të mbrendeshme shtetrore por edhe ne relacjone nderkombëtare.

Keto dit filloi fushata për fillimin e punës nga e ashtuqujtura Gjykata speciale, dhe jo pa skenar në prag të ni vendimi bazik për Shtetin e Kosovës në miratimin e tri Ligjeve për formimin e ushtrisë se Kosovës. Disa avokat të angazhuar për mbrojtje klientve te tyre kan kontestuar menyrën dhe formen e fillimit të procedurave hetimore sepse si mund të ftohet ne bised pa u ditur statusi i pales se a ka cilsin e të dyshuarit apo të deshmitarit.

Gjithashtu, Ligji i procedurës penale dhe Kodi penal në cilin do shtet duhet të përfillen korrekt sepse ne këte rast jan duke u shkelur të drejtat dhe lirit e njeriut edhe sipas konventave ndekombetare. Gjykata si e till është selektive dhe rast sugeneris, ku pretendohet të gjykohet vetem ni popull se kinse vetem disa komandanta të UQK kan ba krime, në luften e Kosovës ku dihet boterisht se krime dhe gjenocid ndajë popullit Shqiptar kan ba forcat policore dhe ushtarake të serbis.

Ftesa e lidershipit për ta pranuar kete gjykat është apsurdi i lloit të vet që për shum popuj dhe shtete demokratike paraqet ni qmenduri jo vetem politike por edhe juridike. Gjykatat e keti lloi formohen duke i rrespektuar ligjet dhe konventat nderkombetare, që te jen të njejta për te gjith popujt siq ishte rasti i Gjykatës për krime lufte në Hag.

Lidershipi shtetror i Kosovës në vend se ta kishte krijuar ni Gjykat speciale pas luftës apo shpalljës se pavarsis se Kosovës, me seli në Kosovë ku do te gjykoheshi të gjith ata që kan ba krime pamvarsht cilit komb i takon, ka qen detyrim shtetror. Prandaj, Qoft nga presioni apo mos dija kan pranuar lehtesisht që edhe pas tri lloi gjykatash që kan vepruar nga pas luft ky popull të sprovohet edhe me këte gjykat ishte jo e drejtë.
Pra, qfardo gjykimesh kunder bive me te devoteshem që kan luftuar në mbrojtje dhe qlirimin e vendit të tyre nga ni pushtues fashist, dhe ku gjeti përkrahjen dhe ndimen politike, diplomatike dhe ushtarake nga shum shtete dhe qendra nderkombëtare siq ishte NATO, është kunder rendit ligjor dhe kushtetues.

Ishe UNMIK’u, Haga, dhe EULEX’i, dhe tani edhe Gjykata speciale, është moment që e gjithë bota demokratike të zgjohet në mbrojtje të ni populli liridashës dhe ta shpetoi nga kjo furtun që po i kercnohet Shtetit të Kosovës. Nderhyrja e pa drejtë e kësaj gjykate do ti qrregulloi të gjitha raportet politike, shoqerore-civile, etnike, njerzore dhe familjare tek Populli i Shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat