Kimete Berisha: "Pshtoj" Hashimi

Opinione

Kimete Berisha: "Pshtoj" Hashimi

Nga: N.H Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 20:00
Kimete Berisha dhe Hashim Thaçi. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Publicistja  Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka komentuar se si deputetët e koalicionit qeverisës bashkë me deputetët e PSD-së kanë votuar rezolutën e propozuar nga partia e Shpend Ahmetit, ndërsa me 59 vota për, 2 abstenime Kuvendi e miratoi rezolutën për ekipin negociator me Serbinë, të propozuar nga PSD-ja.

Berisha lidhur me ketë thotë se, "nëse kurrgjë s'bën, së paku kur u vlon gjaku serbo-çetnikëve në dialog, Shpendi zbaton metoda shkatërruese për armikun serb, ua rezervon naj tërrt me silentator që se gjejnë serbët derën kah me dalë".

Me tej Berisha ka ironizuar me të parin e vendit, sipas saj, Hashimi shpëtojë, por Xhavit Hajdari kryesore, "paska marrë guxim m'i ly floktë jorgovant, ndoshta jo për m'i ndrru identitetin, po për m'i kombinu me kravatë".

Ja postimi i plotë:

Qysh ish ba Visar Imeri, si Çkalja. Na kishe hajgare, po këtyne përnime u ra hise me udhëheq dialogun me Serbinë, dhe e kanë vendos Shpendin m'i pri dialogut.

Nëse kurrgjë s'bën, së paku kur u vlon gjaku serbo-çetnikëve ? në dialog, Shpendi zbaton metoda shkatërruese për armikun serb, ua rezervon naj tërrt me silentator që se gjejnë serbët derën kah me dalë. Edhe ato janë armë, mos u habit që i përdor kundërshtari. Hajgare po bëj, mos m'shtift Zoti n'ngjynah. Ama, mbasi është Fatmiri aty, unë nuk tutna...

E kish lshu Visari mjekrën për ibret, ish katandis si personazh teatri, e jo si njeri përnime. 
Partia e Kaqushes kish ec përpara n'heshtje, koka lazdru aq shumë, hallall i koftë Kadriut (veç m'u s'mujti me më bë për vete ?) 

Aq e madhe po i duket vetja PSD sa vendin më të vogël në ekip të dialogut ua ka caktu dy partive më të mëdha, kurse Enver Hoxhën e kish qit qatje përmas si me kanë femër, mbasi s'ka asnjë femër në ekip.

E LDK e VV u dasht me marrë pjesë, mos me ua lëshu vendin horrave, sepse s'bën m'u nda, nuk është koha m'u nda, e me fol si Abdullahu, i cili kohëve të fundit çdo fjali po ia nis me 'rrjedhimisht'.

Nga dialogu s'ke pse ikë. Ish dasht me qenë aty Albin Kurti. E jo me Isën.

Thuaj çka të duash, po PSD ka ba shumë mirë që e ka bë punën mos mu varë ma Kuvendi i Kosovës për çdo gjë nga Lista Serbe. 

Pra, Kuvendi u pavarësua nga ndikimi dhe nga varësia prej Listës serbe dhe ky është lajmi më i mirë që neve na intereson.

Hashimi pshtoj, po Xhavit Hajdari kryesore paska marrë guxim m'i ly floktë jorgovant, ndoshta jo për m'i ndrru identitetin, po për m'i kombinu me kravatë. Bre Zoti e shkatërroftë ?.

A vjen najherë ajo ditë mos me ju pa na ma juve. 

Po për mashallah me pas qenë ju se qe 20-të vjet ishin ba bajat.

P.S. Derisa në Kuvend flitej për marrëveshjen futuriste me Serbinë, të rinjtë shqiptarë veç kanë mbërri deri te Molla e Kuqe, i kanë hy Kryetarit serb si Kali i Trojës n'Facebook, ja kanë 'çky' barkun Aleksandër Vuçiçit me mbi 12 mijë urime e përshëndetje. 

Ani unë dje u tutsha se 'të rinjtë nuk vallëzojnë'.

Serbët as m'u përgjigj s'po guxojnë, veç aty këtu e kanë qitë te kapixhiku i Vuçiçit naj grua plakë me fjalë të buta...me zbut situatën ?.
Se kollaj është me qenë trim kur e ke alltin n'shokë, qysh janë mësu serbët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat