Pyetja e radhës për Xhavit Halitin: A është e vërtetë se flamuri i Kosovës është ideuar në Beograd?

Politika

Pyetja e radhës për Xhavit Halitin: A është e vërtetë se flamuri i Kosovës është ideuar në Beograd?

Nga: N.Sh Më: 11 janar 2019 Në ora: 13:47
Xhavit Haliti

Murat Jashari, i dyshuar për atentatin ndaj avokatit Azem Vllasit, i cili po mbahet në burg, kohë më parë kishte parashtruar mijëra pyetje për krerët e PDK-së dhe Xhavit Halitin.

Në vazhdimin e pyetjeve, sot në ua sjellim edhe pesëdhjetë të tjera, ku pyet për shumë çështje.

Jashari i drejtohet Xhavit Halitit për flamurin e Kosovës, se a është ideuar në Beograd, dhe ku ka dëgjuar që flamuri të zgjidhet me tender?

“A është e vërtetë se flamuri i Kosovës është ideuar në Beograd? A është e vërtetë, për të mashtruar popullin keni organizuar kinse një tender për këtë flamur të zgjedhur në Beograd? A është vërtetë se jeni munduar t’i ikni përgjegjësisë së zgjedhjes flamurit?  A e keni dëgjuar ndonjë herë në jetë se flamuri zgjidhet me tender?”, pyet Jashari.

A pyet edhe për kohën e Titos dhe Millosheviqit se a kemi pasur flamur kombëtar?

Por pyet se është sot në kohën e Thaçit dhe Haliti a kemi flamur të tillë?

“A e kemi pasur Flamurin Kombëtar në kohën e Titos? A e kemi pasur Flamurin Kombëtar në kohën e Millosheviqit? A e kemi sot Flamurin Kombëtar në kohën e Hashim Thaçit e Xhavit Halitit?”, pyet ai.

“Çka nuk ka mund Millosheviqi t’i realizojë me luftë, Hashim Thaçi i realizojë me paqe, apo jo?”, vazhdon pyetja e radhës.

“A janë 6 pikat e Samargjiqit, 6 pikat e Ban Ki Munit? Çka janë 6 pikat? Sipas Catherine Limdal janë marrëveshjet të cilat janë bërë me UNMIK-un, por tash në vazhdim me Republikën e Kosovës, apo jo?”, vazhdon tutje Jashari me pyetje drejtuar Xhavit Halitit.

Më poshtë, publikojmë 50 pyetjet e radhës:

401. Pse planet bëhen në Beograd dhe i shërbehen popullit shqiptar si plane ndërkombëtare?

402. Plani i Çoviqit a e pamundëson fleksibilitetin e ekonomisë së Kosovës?

403. Plani i Çoviqit i garanton popullsisë prej 2% të Kosovës (serbëve) mbi 32% të territorit të Kosovës?

404. Plani i Çoviqit ua garanton ekonominë serbëve, e shqiptarëve jo?

405. Plani i Çoviqit a u garanton një grushti serbësh të Graçanicës zonën industriale të Prishtinës?

406. A do të thotë kjo se firmat Kompanitë shqiptare do t’ia paguajnë taksat komunës së Graçanicës?

407. A do të thotë kjo se serbët e Graçanicës do të jetojnë më mirë se në perëndim, apo jo?

408. A është e vërtetë se Graçanica ka me shumë territor se Prishtina me gjysmë milioni banorë?

409. A është e njëjta gjë në Prizren dhe në komunat e tjera?

410. A është e vërtetë se kur është krijuar Kushtetuta e re e Serbisë ishte prezent përfaqësuesi i Bese Javier Solana?

411. A është e vërtetë se BE ka ndihmuar në redaktimin e Kushtetutës së Serbisë pas ndarjes së Malit të Zi?

412. A është e vërtetë se në Kushtetutë të Serbisë Kosova është pjesë e saj?

413. A është e vërtetë se për Kushtetutën e Kosovës është punuar në Beograd mes qeveris serbe dhe BE?

414. A është e vërtetë se keni krijuar një komision përpilues të Kushtetutës së Kosovës për të mashtruar popullin e Kosovës?

415. A është e vërtetë se keni thënë, ndërkombëtarët nuk po pranojnë shumë gjëra?

416. A është e vërtetë se kjo Kushtetutë e Kosovës definitivisht është krijuar në Beograd?

417. A është e vërtetë se flamuri i Kosovës është ideuar në Beograd?

418. A është e vërtetë, për të mashtruar popullin keni organizuar kinse një tender për këtë flamur të zgjedhur në Beograd?

419. A është vërtetë se jeni munduar t’i ikni përgjegjësisë së zgjedhjes flamurit?

420. A e keni dëgjuar ndonjë herë në jetë se flamuri zgjidhet me tender?

421. A e kemi pasur Flamurin Kombëtar në kohën e Titos?

422. A e kemi pasur Flamurin Kombëtar në kohën e Millosheviqit?

423. A e kemi sot Flamurin Kombëtar në kohën e Hashim Thaçit e Xhavit Halitit?

424. Çka nuk ka mund Millosheviqi t’i realizojë me luftë, Hashim Thaçi i realizojë me paqe, apo jo?

425. A keni bë shumë më shumë se Millosheviçi kundër shqiptarëve?

426. A jeni të kënaqur me rezultatin e juaja të deritashme?

427. A do të thotë se Kushtetuta e Kosovës është Kushtetutë e Republikës në kuadër të Serbisë?

428. Në Kushtetutë a është referenca e rezolutës 1244?

429. Në Kushtetutë a është plani Ahtisarit ose plani Çoviqit?

430. Në Kushtetutë a është akti final i Helsinkut ku nuk lejohet ndryshimi i kufijve?

431. Në Kushtetutë të Kosovës në mënyrë implicite a jemi pjesë e Serbisë, zotëri?

432. A është ajo arsyeja pse Tadiçi për bisedimet thotë secili nga ne të respektoi Kushtetutën e vetë dhe nuk do të ketë probleme?

433. A është Kushtetuta e Kosovës kushtetutë rajonale në kuadër të një pushteti qendror?

434. Kosova a është masakruar materialisht, ekonomikisht, politikisht nga ish përbërja e Drejtorisë Politike?

435. Sa herë SHBA kanë bërë presion në vitet 2008-09 që të lobon qeveria e Thaçit për pavarësinë e Kosovës?

436. Sa herë Rose Mary di Carlo ka kërkuar më shumë lobim?

437. Qeveria serbe në vitet 2008-2009 a ka vizituar 92 shtete?

438. Qeveria e Kosovës në vitet 2008-2009 a është e vërtetë se nuk ka vizituar asnjë shtet për lobim?

439. Mbasi nuk loboj Qeveria e Kosovës, Kryetari amerikane Bush a ftoj Hashim Thaçin dhe Fatmir Sejdiun për çështjen e 6 pikave të Samarqiqit, 6 pikat e Ban Ki Munit?

440. Çka tha Bushi?

441. A ju tha s’keni vepruar hiç për lobim?

442. A ju tha që Amerika ka telashe tjera (Irak, Avganistan) dhe nuk mund me u shty me Serbi, Rusi dhe BE?

443. A ju tha Bushi që do ta voton në KS të OKB-së 6 pikat e Samargjiqit?

444. A i tha Hashim Thaçi popullit të Kosovës se nuk ekziston 6 pikëshi?

445. Në KS të OKB-së a e votuan gjitha shtetet ma te forta te botes Kine, Rusi, France, SHBA, Britani?

446. Tani Hashimi a tha ekziston por nuk e aplikoi?

447. Sot apo del se edhe ekziston dhe aplikohet në Kosovë?

448. A janë 6 pikat e Samargjiqit, 6 pikat e Ban Ki Munit?

449. Çka janë 6 pikat?

450. Sipas Catherine Limdal janë marrëveshjet të cilat janë bërë me UNMIK-un, por tash në vazhdim me Republikën e Kosovës, apo jo?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat