Jashari pyet Thaçin: Kush është Blerim Shala, kënd e përfaqësoi në Rambuje, e thirri Franca apo Serbia?

Politika

Jashari pyet Thaçin: Kush është Blerim Shala, kënd e përfaqësoi në Rambuje, e thirri Franca apo Serbia?

Më: 25 janar 2019 Në ora: 12:24
Blerim Shala dhe Hashim Thaçi

Vëllai i Ismet Jasharit – komandant “Kumanovës”, Murat Jashari nëpërmjet një letre publike drejtuar Hashim Thaçit, e ka pyetur për konferencën e Rambujes, për Blerim Shalën dhe Ramush Tahirin.

Jashari thotë se kënd e ka përfaqësuar Blerim Shala dhe kush e thirri në ato bisedime?

Ai thotë se Shala a ishte nxënës i Ramush Tahirit?

“A e thirri Franca apo Serbia? Apo pse ishte nxënësi i Ramush Tahirit? Ramush Tahiri ishte në drejtorinë e analizave të UDB. Ramush Tahiri ishte një ndër krijuesit e LDK. Ramush Tahiri ishte zëvendës i kryeministrit në ekzil Bukoshit, kryetar të këshillit koordinues të partive shqiptare. Shumë interesant, drejtori i analizave i UDB koordinonte gjitha partitë shqiptarë në ish-Jugosllavi!”, pyet Jashari.

Jashari tutje e pyet Thaçin se pse nuk e shpalli referendum për pavarësi por e bëri në Parlament?

“Sepse ishte marrëveshja më herët ne Rambuje, apo jo? Sepse Serbia e kishte përdor këtë të drejtë në 2006 pas ndarjes së Malit te Zi, apo jo? Serbia, a kishte përdor referendumin për ta pyetur popullin e vet? Pse nuk organizuat një referendum? Ku ishte arsyeja? Mos është problemi tek klauza finale?”, pyet tutje Jashari.

Lexojeni vazhdimin me 50 pyetjet e radhës:

601. A është kjo arsyeja, pse u vranë në luftë dhe pas luftës aq shumë atdhetarë?

602. Për të realizuar autonomin, a është deshtë bashkëpunim me Serbinë dhe ndërkombëtarët?

603. Në qeveri ishin «drejtoria e Hotel Rognerit», LBD-ja dhe LDK-ja në presidencë?

604. Ju, a keni mashtruar UÇK e luftës?

605. Ju, a keni mashtruar popullin duke thënë se pas 3 vite mund të organizojmë referendum?

606. A shkruan diku, ose a përmendet diku në mënyre eksplisite Referendumi? Jo.

607. Do të thotë përsëri e rrejtët UÇK dhe popullin!

608. Duke thënë se pas 3 viteve, do të shpallet një «referendum për pavarësi».

609. Pse nuk e bëtë atë referendum????

610. Nuk shkruan askund referendumi në marrëveshje të Rambujes!

611. Ti, Hashim ke gënjye për çarmatosjen.

612. Ti, Hashim ke gënjye për Referendumin.

613. Më 15 mars 1999 Robin Cook dhe Hubert Vedrine a bëjnë konferencë për shtyp në rundin e dytë të Rambujes ? (mund ta lexoni në google konferencë Vedrine/Cook me daten e 15 mars 1999).

614. Çka deklarojnë bashkërisht?

615. A deklarojnë se pala kosovare pranon autonominë, pranon çarmatosjen e UÇK dhe asnjë referendum?

616. Gazetarët pyesin a është interpretim apo realitet i shkruar të marrëveshjes?

617. Vedrini a përgjigjet duke thënë nuk janë interpretime por fakte të sakta që ua sjelli?

618. Pse asnjë parti nuk e thotë ketë?

619. Pse partitë e Kosovës e mohojnë realitetin?

620. Pse edhe sot vazhdojnë të bisedojnë me Serbinë pa dit asgjë populli i Kosovës?

621. Mendoj sepse të gjithë janë pjesëmarrës në këtë tradhti ndaj popullit.

622. Të gjithë janë bashkëfajtor Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Veton Surroj, Hashim Thaçi, Blerim Shala dhe te tjerët.

623. Çfarë legjitimitet ka patur Blerim Shala në Rambuje?

624. Kënd e ka përfaqësuar?

625. Kush është Blerim Shala?

626. Kush e thirri në ato bisedime?

627. A e thirri Franca apo Serbia?

628. Apo pse ishte nxënësi i Ramush Tahirit?

629. Ramush Tahiri ishte në drejtorinë e analizave të UDB.

630. Ramush Tahiri ishte një ndër krijuesit e LDK.

631. Ramush Tahiri ishte zëvendës i kryeministrit në ekzil Bukoshit, kryetar të këshillit koordinues të partive shqiptare.

632. Shumë interesant, drejtori i analizave i UDB koordinonte gjitha partitë shqiptarë në ish-Jugosllavi!

633. Sot Ramush Tahiri është këshilltar i Presidentes Police Atifete Jahjaga.

634. Askund nuk përmendet referendumi por vetëm vullneti i popullit, pa definuar cilit popull të Kosovës apo të Serbisë!

635. Pse?

636. Christopher Hill dhe Ëolfgang Petrisch ishin kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës nga Serbia.

637. Qëllimi a ishte të ruhet sovraniteti dhe integriteti i Serbisë?

638. Kapitulli 8, neni I, pika 3, a thuhet që zgjidhja finale për Kosovën do të jetë vetëqeverisja, por duhet të gjendet në bazë të popullit?

639. Zgjidhja finale nuk përmendet pavarësia.

640. Zgjidhja finale, zgjidhja e përhershme e Kosovës duhet të jetë një vetëqeverisje, do të thotë një autonomi!

641. Ëolfgang Petrisch dhe Christofer Hill ishin kundër referendumit, a është kështu?

642. Por ata dy shtojnë: «askush nuk mund të ndaloj në shoqëritë demokratike referendumet», a është e sekt Z. Thaçi?

643. Pse Thaçi nuk shpalli referendum për pavarësi në 2008 por e bëri në parlament?

644. Sepse ishte marrëveshja më herët ne Rambuje, apo jo?

645. Sepse Serbia e kishte përdor këtë të drejtë në 2006 pas ndarjes së Malit te Zi, apo jo?

646. Serbia, a kishte përdor referendumin për ta pyetur popullin e vet?

647. Pse nuk organizuat një referendum?

648. Ku ishte arsyeja??????

649. Mos është problemi tek klauza finale?

650. Në klauzën finale a pranuat të inkuadroni marrëveshjet e Helsinkit, deklaratën e Parisit, marrëveshjet së Konferencës për Siguri dhe Kooperim në Evropë?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat