Selimi: Kur të ndodh mocioni duhet të rrëzohet qeveria

Politika

Selimi: Kur të ndodh mocioni duhet të rrëzohet qeveria

Nga: G.B Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 14:15
Rexhep Selimi

Takime të shumta pati së fundmi ta liderëve të partive në koalicion, për shkak të taksës së vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

E madje kryeministri paralajmëroi edhe zhvillime të papritura në ditët në vijim. Në anën tjetër, opozita ka kohë që ka paralajmëruar sjelljen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë në Kuvend, por që nuk e ka bërë deri tash për shkak se nuk i ka numrat.

Se çfarë po ndodhë me mocionin e paralajmëruar, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se mocioni nuk mund të kërkohet derisa nuk janë 61 vota, pasi nuk mjaftojnë vetëm votat e opozitës dhe përçarja e mazhorancës që të shkohet në mocion.

“Përderisa opozita nuk i ka 61 vota të gatshme për ta rrëzuar qeverinë, atëherë mocioni nuk mund të kërkohet sepse nuk do të kishte efekt, ose do të mund të kishte edhe kundër-efekt. Nuk mjaftojnë vetëm votat e opozitës dhe përçarjet e mazhorancës që të shkohet në mocion rrëzimi të qeverisë”, është shprehur Selimi.

Sipas tij, ka rryma që po investojnë që të ndodhë mocioni dhe të dështojë, por që kur ai të ndodhë, qeveria duhet të bie.

“Ka rryma, qoftë në koalicionin qeverisës qoftë edhe në ndonjë grup të caktuar parlamentar që po investojnë që mocioni të ndodhë dhe të dështojë. Kur të ndodh mocioni duhet të rrëzohet qeveria, jo të mbetet vetëm tentativë”, ka deklaruar deputeti Rexhep Selimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat