Marrëveshja Kosovë-Serbi e pashmangshme

Politika

Marrëveshja Kosovë-Serbi e pashmangshme

Nga: A.M Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 14:23
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se  është e qartë se ekziston një dokument që do të negociohet dhe se  do të ketë një marrëveshje që përfshin njohjen në reciproke Kosovë dhe Serbi dhe njohjen e kufijve të dy anshëm.

Image
Blerim Burjani

“Është e qartë se ekziston një dokument që do të negociohet prandaj s`ka pas nevoje për grup negociator sepse nuk do të ketë negociata substanciale por do të ketë një marrëveshje që përfshin njohjen reciproke Kosovë dhe Serbi dhe njohjen e kufijve të dy anshëm. Me rendësi është që do të ketë marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, askush nuk mund të heq dorë nga një marrëveshje nga palët, heqja eventuale e njerëz do të këtë reperkusione. Kosova për shkak taksës ka humbë 8 programe stimulues për shtetin që i ka vendos SHBA duke ndal viza për qeveritar dhe për njërin kryeministër, pra pasojat janë të dukshme ende pa filluar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se nga marrëveshja Kosovë-Serbi do të ketë dëme në të dy anët në aspekte të ndryshme edhe për Kosovën edhe për Serbinë.

“Marrëveshja Kosovë-Serbi deri në qershor duhet të përfundojë e nënshkruar, tashmë nuk do të jetë ajo që kemi dëshirë, por do të ketë dëme në të dy anët në aspekte të ndryshme edhe për Kosovën edhe për Serbinë nuk do të mbërrijnë të kërkuarën”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat