Eksperti i sigurisë: Si u shkatërrua Ushtria Jugosllave?

Politika

Eksperti i sigurisë: Si u shkatërrua Ushtria Jugosllave?

Nga: N.Sh Më: 25 mars 2019 Në ora: 11:35
Kabina e F-117A të rrëzuar në Serbi

Në një shkrim dërguar gazetës “Bota sot”, Kajtazi thekson se, raporti i forcave të NATO-s me ushtrinë Jugosllave ka qenë i tillë që asaj nuk i ka lënë as edhe një element të vetëm për të krijuar epërsi në luftë.

“Shansi i vetëm për serbët ka qenë, nëse në luftë angazhohet drejtpërsëdrejti Rusia. Duke i ditur problemet ekonomike dhe politike në Rusi, serbë është dashur ta llogarisin realisht faktorin Rus dhe mos t’i hynë kësaj aventure. Për serbët gjëja më e arsyeshme për t'u ndërmarrë para 24 marsit ka qenë porosia e vjetër e Sun Xusë: "Shmange forcën, sepse ajo të shkatërron". Një gjë dihet; ata dispononin kapacitete të mjaftueshme intelektuale në fushën ushtarake për t’i vlerësuar realisht mundësit e tyre në raport me NATON.

Se për çfarë qëllimi serbet i hynë kësaj aventure mbetet për t’u shikuar më vonë”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të ilustruar me fotografi:

Edhe pse "Arti i Luftës" i Sun Xusë, është  e shkruar gati katër shekuj para Krishtit, për nga aktualiteti ushtarak, mbetet aktuale edhe sot dhe, për këtë është e përpunuar në shumë doktrina ushtarake të ushtrive moderne të botës. Për ta përmbledhur me pakë fjalë "Strategjinë e sulmit" sipas “Artit të Luftës të Sun Xu-së e porositë strategun, udhëheqësin ushtarak, politikanin dhe burrështetasin që të hyjë në luftë vetëm nëse është më i fortë se kundërshtari në çdo aspekt, dhe ta shmang luftën me kundërshtarë të fortë për arsye se shkatërrohet.

Historia e njerëzimit na jep plotë fakte ku popuj të ndryshëm, shtete dhe perandori janë zhdukur dhe nuk ekzistojnë më për shkak se nuk kanë vlerësuar sa duhet rrezikun që ka në vetvete lufta.

Image
Njëri nga dy MiG-29 të goditur në ajër nga avionët e NATO-së më 27 mars, i rrëzuar në territorin e Bosnjës

Napoloni edhe pse nuk e kishte lexuar Sun Xunë, vëren se për t’u mundur një armik duhet të krijohet epërsia në luftë. Ai, fuqinë ushtarake e koncepton si morinë e forcave të koncentruar. Bartës të kësaj fuqie janë të gjitha trupat që marrin pjesë në luftë, duke filluar që nga kuzhinierët deri te oficerët më të lartë. Barrën kryesore për ta koncentruar forcën (e shpërndarë) e ka udhëheqësi ushtarak i cili duhet t’i njohë mirë faktorët që ndikojnë në zhvillimin e luftës dhe parimet e luftës.

Në kuadër të kësaj Napoloni theksonte: "Është gjithmonë numri i madh që mund të voglin... Kur unë me forca të pakta kam përballë një ushtri të madhe në numër e mbledh mendjen shpejt e shpejtë dhe hidhem si pupël në një nga krahët e armikut dhe e shpartalloi atë. Pastaj shkaktojë konfuzion në radhët e tij, sepse vetë lloji i manovrës nuk mund të kalojë pa u ndjerë në forcat e kundërshtarit. Ndërkohë e sulmoj atë në pikë tjetër, por gjithmonë me të gjitha forcat që kam. Kështu e asgjësoi atë pjesë – pjesë dhe pas kësaj vjen fitorja, që siç e shihni është gjithmonë triumf i numrit më të madh ndaj numrit të vogël".

Siç pamë nga shembulli i Napolonit, në rast të caktuara edhe pse nuk ekziston forcë e mjaftueshme për t’iu kundërvënë kundërshtarit ajo mund të krijohet në planin strategjik dhe taktik.

Image
Pista e Aeroportit Ushtarak në Nish e bombarduar nga avionët e NATO-s, foto arkiva e NATO-s

Raporti i forcave NATO-së me Ushtrinë Jugosllave ka qenë i tillë që asaj nuk i ka lënë as edhe një element të vetëm për të krijuar epërsi në luftë. Shansi i vetëm për serbët ka qenë, nëse në luftë angazhohet drejtpërsëdrejti Rusia. Duke i ditur problemet ekonomike dhe politike në Rusi, serbë është dashur ta llogarisin realisht faktorin Rus dhe mos t’i hynë kësaj aventure. Për serbët gjëja më e arsyeshme për t'u ndërmarrë para 24 marsit ka qenë porosia e vjetër e Sun Xusë: "Shmange forcën, sepse ajo të shkatërron". Një gjë dihet; ata dispononin kapacitete të mjaftueshme intelektuale në fushën ushtarake për t’i vlerësuar realisht mundësit e tyre në raport me NATON.  Se për çfarë qëllimi serbet i hynë kësaj aventure mbetet për t’u shikuar më vonë.

Ajo që dihet është se serbët pas sulmit të NATO-së shumë më tepër kanë pësuar dëme (ekonomike, ushtarake dhe politike) sesa do të pësonin sikur të hiqnin dorë përfundimisht nga Kosova. Për shkak të rrezikut që ka lufta në të "Duhet të hiqet dorë nga ligji i prerë i nevojës së brendshme dhe duhet mbështet mbi llogaritjen e mundësive". (Karl Fon Klauzeviqi "Mbi luftën" f-83).

Image
Më 27.03.1999, një radar kishte sinjalizuar për praninë e një objekti fluturues të pa identifikuar në qiellin jugosllav. Pas kësaj Mbrojtja Kundërajrore jugosllave, gjegjësisht njësitë e Vëzhgimit dhe Lajmërimit ajror (VOJ-Vazdušno Osmatranje i Javlanje), kishte vepruar me shpejtësi duke ja dhënë kordinatat një avioni MiG-21 që ishte veç në fluturim dhe i cili me anë të topit të bordit arriti ta godas avionin amerikan F-117A. Suksesi i identifikimit të avionit F-117A është arritur me anë të radarit P-12, i cili për shkak se ka teknologji të vjetruar nuk është arritur të “verbohet” nga teknologjia supermoderne amerikane. Gjithashtu, mbrojtja kundërajrore jugosllave, në natën në mes të një e dy majit 1999, ka arritur që në afërsi të Shabacit të rrëzoi edhe një avion të tipit F-16. Kabina e F-117A të rrëzuar në Serbi

Plani për shkatërrimin e Ushtrisë Jugosllave ishte një version i avancuar i planit "Stuhia e shkretirës" i aplikuar kundër Irakut më 1991. Përderisa me 1991 forcat aleate të prira nga ShBA-të e detyruan Ushtrinë Irakiane të tërhiqet nga Kuvajti përmes kombinimit të sulmeve ajrore dhe tokësore, në rastin e sulmit në Jugosllavi dhe Kosovë, forcat e NATO-së këtij qëllimi ia arritën vetëm përmes sulmeve nga ajri. Zgjatja e fushatës u bë për shkak se NATO nuk deshi t’i rrezikojë pilotët e vetë.

E gjithë fushata (11 javë) kaloi me humbje minimale për NATO-n. Nga distanca me anë të raketave Tomahouk dhe Kruz me anë të aeroplanëve B-2 dhe F-117A, NATO arriti të shkatërrojë pjesën më të madhe të raketave kundërajrore serbe (SA-2, SA-3, SA-6, SA-11, SA-15), pjesën më të madhe të sistemeve të radarëve dhe pjesën më të madhe të aviacionit luftarak.

Image

Pas dy javë sulmesh NATO praktikisht paralizoi mbrojtjen kundërajrore serbe, atyre iu mbetën në funksion një numër i vogël i sistemeve të raketave kundërajrore mobile vetëdirigjuese me rreze infra të kuqe (SA-9K31 Strela-1 dhe SA-14K Strela-3) të cilat janë efikase deri në 4 km dhe altileria kundërajrore (20 mm dhe 30 mm) e cila është efikase deri në 3 km. Pas shkatërrimit në masë të mbrojtjes kundërajrore jugosllave, NATO filloi sulmet në mënyrë masive mbi Ushtrinë Jugosllave, objektet ushtarake, politike dhe ekonomike.

Gjatë kësaj periudhe NATO hapësirën ajrore të Jugosllavisë e ndau në tre nivele. Në nivelin mbi 10 000 m. nga ku bombardonin aeroplanët B-52, B-2 dhe B-1 (lartësi ideale për bombardim e këtyre aeroplanëve); në nivelin 6000-10 000 m., nga ku bombardonin aeroplanët F-14, F15, F-16, F18, F117A, Tornado, Mirage-2000, AV-8B Herier; dhe nën nivelin 6000 m. (kryesisht në Kosovë) nga ku bombardonin aeroplanët A-10. Nëse iu referohemi shifrave zyrtare të NATO-së, të datës 21.05.1999. thuhet; "nga 10 000 bomba të drejtuara me laser që NATO ka hedhur në RFJ nga 24 marsi, vetëm 12 kanë gabuar" Edhe pse serbët trumbetuan një kohë të gjatë suksese se shmangën shkatërrimit në masë të ushtrisë së tyre, vet fakti i tërheqjes së tyre dhe pranimi i kushteve të imponuara nga NATO dëshmon për dëmtime serioze në strukturën e ushtrisë së tyre.

Image
Tank serb M-84 i shkatërruar nga avion A-10 në afërsi të Prishtinës

Ajo që është evidente është fakti se Ushtria e Serbisë nuk ka kapacitete të zhvilloi luftë me ushtri të rregullta të rajonit dhe, më nuk rrezikon stabilitetin e rajonit edhe për një kohë të gjatë, përpos se mundet të luftoj me civil të pa mbrojtur, duke shkaktuar krime siç ka bërë gjatë gjithë historisë së ekzistencës të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat