Rishikimi mashtrim: Çështja e demarkacionit me Malin e Zi është mbyllur përgjithmonë

Politika

Rishikimi mashtrim: Çështja e demarkacionit me Malin e Zi është mbyllur përgjithmonë

Nga: N.H Më: 25 mars 2019 Në ora: 22:45
Ramush Haradinaj

Ditë më parë janë bërë plotë një vit që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi.

Përkundër premtimeve të mëdha të të parit të Qeverisë së Kosovës, korrigjimi i vijës mes Kosovës dhe Malit të Zi ende s’ka ndodhur, shkruan gazeta “Bota sot”.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se çështja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi është mbyllur përgjithmonë.

Sipas tij, kjo çështje duhet të jetë sinjal që mos të bëjmë gabime të tilla edhe me Serbinë, pasi Kosova në çfarëdo varianti s’do të përfitojë asgjë.

“Çështja e demarkacionit me Malin e Zi është mbyllur përgjithmonë. Ndërsa, sa i përket rishikimit, kjo ishte mashtrim sa për të kaluar këtë çështje. Nuk ka dhe nuk do të këtë asnjëherë rishikimi te kufirit me Malin e Zi, çdo gjë tjetër që thuhet është mashtrim. Tashmë kanë kaluar një vit dhe Kosova nuk përfitojë asgjë, vetëm sa humbi territor. Kjo duhet të jetë sinjal që mos të bëjmë gabime të tilla edhe me Serbinë, pasi Kosova në çfarëdo varianti s’do të përfitojë asgjë”, është shprehur Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Mehmeti thekson se kryeministri Haradinaj ka dështuar në demarkacion me Malin e Zi, shpresojë mos të bëjë përsëri të njëjtin gabim edhe me Serbinë.

“Mund të jenë interesat personale të individëve të caktuar në një proces, por është e sigurte se ajo që humb është Kosova. Kjo e fundit vazhdimisht ka rënë pre e mashtrimeve nëpër procese historike, ndërsa të tjerët kanë përfituar në kurriz të saj. Kosova nuk guxon dhe nuk duhet assesi të bëjë me gjëra të tilla. Haradinaj ka dështuar në demarkacion me Malin e Zi, shpresojë mos të bëjë përsëri të njëjtin gabim edhe me Serbinë. Serbia kërkon më shumë territor, që nëse i jepet Kosova do të humbas edhe një herë më shumë tokë se me Malin e Zi”, ka përfunduar analisti politik, Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se liderët e vendit në atë kohë deklaruan se miratimi i demarkacionit do të sigurojë edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë, por sot, edhe një vit më pas, ende nuk ka asnjë zhvillim pozitiv rreth liberalizimit të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat