Kryeziu: Për liberalizim të vizave duhet mbështetja edhe e Francës dhe Holandës - Bota Sot
Kryeziu: Për liberalizim të vizave duhet mbështetja edhe e Francës dhe Holandës

Politika

Kryeziu: Për liberalizim të vizave duhet mbështetja edhe e Francës dhe Holandës

Nga: G.B Më: 2 maj 2019 Në ora: 14:33
Taulant Kryeziu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar sot qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, derisa ka thënë se Gjermania ka dhënë “Po” të menjëhershme për lëvizjen e lirë.

“Kjo nuk është një Po e analizave ose e mendimeve, është Po e njeriut në detyrë që flet në emër të Gjermanisë, ministri i Punëve të Brendshme e ka dhënë Po për vizat, Po menjëherë, ky është qëndrimi i Gjermanisë. Mos lejoni, për hir të informimit të drejtë, mos me qenë të informuar, pra Po dhe Po menjëherë dhe ka kërkuar aty për aty me caktu personat përgjegjës, me harmonizu anën teknike, që kur të merret vendimi mos me humb asnjë ditë, pra kur e merr vendimin Këshilli i Evropës. Me këtë unë mundem me i thënë Kosovës urime liberalizimi, kur i kam thënë Kosovës urime ushtria, kanë pas plot dilema, pyetshin a bëhet kjo, por fakti që ka dalë sekretari Mattis me të prit para Pentagonit është ditur që është bërë ushtria, besoj nuk e keqkuptoni pse po ua jap këtë simbolikë”, tha Haradinaj.

Lidhur me këtë, Taulant Kryeziu nga Instituti Epik, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Gjermania është motori kryesor i BE-së dhe në qoftë se kemi përkrahjen e Gjermanisë, Francës dhe Holanda mbetet të shihet nëse pas zgjedhjeve në Parlamenti evropian do të provohet momenti vendimmarrës.

“Sa i përket deklaratës së kryeministrit, Gjermania është ndër vendet kryesore të Bashkimit Evropian, vendi kryesor, motori kryesor i BE-së. Në qoftë se ne kemi një mbështetje nga Gjermania, Franca dhe Holanda, mbetet të shihet nëse pas zgjedhjeve në Parlamentin evropian do te krijohet momentumi per nje vendimmarrje pozitive", është shprehur ai.

Sa i përket pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, Kryeziu thotë se ato nuk janë faktor bllokues, derisa shton se janë Franca dhe Gjermania që mund ta shtyjnë përpara procesin.

“Sa i përket 5 vendeve mosnjohëse një e mirë është që në procesin e vizave pesë vendet mosnjohëse nuk mund ta bllokojnë procesin, për arsye se ato 5 vende nuk e përbëjnë 35 për qind të popullsisë së BE-së. Pra 5 vendet mosnjohëse nuk janë faktuar bllokues, por Franca dhe Gjermania janë dy vende që mund ta shtyjnë përpara këtë proces, mirëpo gjithmonë duhet ta mbajnë në mend përfaqësuesit tanë institucionalë të mos luajnë me këtë proces, pasi po krijohet frustrim”, ka vlerësuar Taulant Kryeziu.

Mirëpo, ai thotë se duhet të luftohet krimi dhe korrupsioni, të ndërtohet një sistem i drejtësisë me njerëz kredibil dhe më me integritet, kërkesë kjo e të gjitha vendeve mike të Kosovës.

“Por duhet kuptuar njëherë e mirë se duhet bërë edhe ajo që është në konkluzat e Samitit të Berlinit, luftimi i krimit dhe korrupsionit, ndërtimi i një sistemi të drejtësisë më kredibil me njerëz që janë më me integritet, që janë të gatshëm të gjykojnë profilet e larta politike që është kërkesë e të gjitha vendeve mike të Kosovës”, ka deklaruar Kryeziu për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...