Krasniqi tregon nëse Qeveria Haradinaj do të rrëzohet me votat e Listës Serbe?

Politika

Krasniqi tregon nëse Qeveria Haradinaj do të rrëzohet me votat e Listës Serbe?

Nga: N.H Më: 24 maj 2019 Në ora: 23:44
Qeveria Haradinaj

Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe VV, tashmë edhe zyrtarisht kanë nisur takimet për bashkëpunim për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Lidhur me këtë, përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovës në Qeverisë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Nga ky takim Lista Serbe mori fuqi nga Beogradi dhe paralajmëroj largimin nga institucionet e Kosovës.

Analisti politik, Faik Krasniqi, thotë se qeveria aktuale është mirë rrëzohej me votat e deputetëve e shumicës shqiptare, mirëpo meqë me votat e Listës Serbe është krijuar, atëherë pse mos të rrëzohet me votat e tyre.

“Mirë do të ishte që qeveria të rrëzohej me votat e deputetëve e shumicës shqiptare. Por, meqë me votat e Listës Serbe është krijuar, atëherë pse mos të rrëzohet me votat e tyre. Kosova është në një gjendje shumë të rënde në çdo aspekt, dhe vendi urgjentisht duhet të shkojë në zgjedhje”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Me tej ai ka thënë se opozita nuk bën të llogarisë aq shumë në votat e PSD-së, sepse ata do të arsyetohen që nuk i bëjnë votat bashkë me Listën Serbe.

“Sidoqoftë, opozita nuk bën të llogarisë aq shumë në votat e PSD-së, sepse ata do të arsyetohen që nuk i bëjnë votat bashkë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverise Haradinaj. Mbetet të shihet”, ka përfunduar analisti politik, Faik Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat