Rreziku nga takimi i në Berlin, Shahu: Nuk mund ta kafshojnë fshehtas Kosovën, është sfidë amerikane - Bota Sot
Rreziku nga takimi i në Berlin, Shahu: Nuk mund ta kafshojnë fshehtas Kosovën, është sfidë amerikane

Politika

Rreziku nga takimi i në Berlin, Shahu: Nuk mund ta kafshojnë fshehtas Kosovën, është sfidë amerikane

Nga: G.B Më: 22 qershor 2019 Në ora: 14:56
Rexhep Shahu

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar prej kohësh dhe nuk dihet se kur do të rifillojë.

Ndërkohë, për dialogun thuhet se është folur në një takim të fshehtë të mbajtur në Berlin të enjten, ku ambasadori në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi dhe këshilltari i Ramush Haradinajt, Selim Selimi, bashkë me avokatin ndërkombëtar Michael O’Riley, u takuan me Marko Gjuriq, e në takim ishin edhe përfaqësues të BE-së, Francës, Gjermanisë e SHBA-ve.

Lidhur me këtë takim dhe rrezikun që mund të kenë takimet sekrete dhe të paparlajmëruara, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk beson se mund të kafshojnë fshehtas qoftë me leje të Thaçit ose jo, pasi Kosova është sfidë amerikane dhe evropiane.

“Nuk besoj se mund ta kafshojnë fshehtas Kosovën qoftë me leje të Thaçit ose jo, pasi Kosova është veçse dashuri shqiptare, edhe sfidë amerikane dhe europiane. Kosovën në finale e mbrojnë ata që e bene shtet të lirë e të pavarur. E mbrojnë amerikanët, Gjermanet, anglezët. e mbrojnë. Të gjitha prapaskenat e Thaçit të LPK të prapaskenave të njësive guerile dështojnë se Kosova e ka paguar çmimin e lirisë ani se për fat të keq e zhagmit një president enverist”, ka deklaruar ai për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...