Thirrja e Riza Smakës: Mos i votoni ish-deputetët e legjislaturës së fundit - Bota Sot
Thirrja e Riza Smakës: Mos i votoni ish-deputetët e legjislaturës së fundit

Politika

Thirrja e Riza Smakës: Mos i votoni ish-deputetët e legjislaturës së fundit

Nga: D. B Më: 18 shtator 2019 Në ora: 12:43
Riza Smaka

Njohësi i çështjeve juridike, profesor Riza Smaka, ka thënë se pushtetarë e politikanë të caktuar, kryesisht në saje të parasë së pistë dhe të formave më se të ndryshme të joshjeve të kombinuara me kanosje serioze, kanë krijuar një strukturë të konsideruar në të tri pushtetet, në ekzekutiv, legjislativ e në sistemin e drejtësisë, në të cilën ushtrojnë influenca perverse në raste jo të pakta në të cilat vendosen përkatësisht gjykohen lëndë me rëndësi .

Sipas tij, situata është e këtillë nga viti 2000 e këtej dhe tejet vështirë mund të ndryshohet për të mirë.

“E aq më parë kur nga subjektet politike pushtetarë deri sot jo që nuk ka pasur por as që janë manifestuar projekte  programe serioze për evitimin e korrupsionit, nepotizmit, familjarizimit, informalitetit, pasurimit të paligjshëm të cilat janë forma të veçanta të korrupsionit, duke përfshirë këtu edhe shumë të tjera. Një formë e mundshme nëse jo për zgjidhje të lëmshit të tillë atëherë për nisje të procesit të dekriminalizimit të shoqërisë politike në vendin tonë. Aktualisht do të apeloj në votuesit e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme për të mos i votuar ish deputetet e legjislaturës së fundit nga se kanë qenë tejet pasive, indolente e indiferent referuar kryerjes së devotshme të detyrimeve të legjislativit e aq më keq e patën votuar ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin sipas të cilës padrejtësisht e krejtësisht gabimisht territori i Kosovës ka qenë copëtuar e grimcuar për mbi 8000 hektarë”, ka thënë profesor Riza Smaka.

Sipas tij, në vendin e tyre e shumë  janë të nomenklaturave pushtetarë të favorizuar.

“Po tani lind pyetja se a do të duhej të votoheshin kandidatë e kandidatë të rijnë e të reja e për aq të freskët e të freskëta dhe të pa infektuara nga trajta perverse korruptive. Si të tillë e të tilla do mund të pritej me bazë që do të bënin lëvizje të nevojshme në drejtim të funksionimit dhe zbatimi të ligjit të aplikuar”, ka thënë profesor Riza Smaka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...