Kush i vrau dhe i plagosi bashkëpunëtorët e Rugovës? Flet kandidati i LDK-së për deputet

Politika

Kush i vrau dhe i plagosi bashkëpunëtorët e Rugovës? Flet kandidati i LDK-së për deputet

Nga: N.H Më: 25 shtator 2019 Në ora: 22:28
LDK

Veprimtari dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka thënë se pa zbardhjen e vrasjeve të zyrtarëve të LDK-së, Kosova nuk do të ecë përpara.

Rudi në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se PDK-ja është e keqja më e madhe për Kosovën, dhe si e tillë ajo vendin e ka në opozitë.

Kandidati i LDK-së ka folur edhe për vrasjet dhe plagosjet e zyrtarëve të LDK-së, për të cilat ka thënë se organizata kriminale e quajtur SHIK, ka gisht në të gjitha këto.

Ndërsa, Rudi ka theksuar gjithashtu se Shërbimi Informativ të Kosovës ka vepruar nën ombrellën e PDK-së së Veselit.

Image
Fetah Rudi

“Po për këtë disa herë kam folur në deklarimet e mia publike. E kam thënë dhe e them prapë se këto vrasje i ka bërë organizata kriminale e quajtur SHIK, e cila ka vepruar nën ombrellën e PDK-së dhe njerëzve të PDK-së”, ka deklaruar Rudi i LDK-së, për gazetën “Bota sot”.

Kandidati i LDK-së për deputet në intervistën ekskluzive dhënë gazetës “Bota sot”, gjithashtu ka folur edhe për gjasat e mundshme që Vjosa Osmani të vije në krye të qeverisë së ardhshme, për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje e AAK-në, për gjendjen reale në terren, si dhe shumë çështje tjera.

Ja ku mund ta lexoni intervistën e plotë: Karroca ime në Parlament, do të dëshmojë për krimet monstruoze të kryera nga SHIK-u

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat