Ku ndryshon Kosova nga Shqipëria?! - Bota Sot
Ku ndryshon Kosova nga Shqipëria?!

Politika

Ku ndryshon Kosova nga Shqipëria?!

Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi Nga Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi Më 9 tetor 2019 Në ora: 19:12
Ilustrim

Shumë kundërshtarë të fituesve të zgjedhjeve në Kosovë, si Baton Haxhiu apo Nuhiallari në debatin e mbrëmshëm, e shohin të pamundur një koalicion midis VV dhe LDK-së. Madje Baton Haxhiu thoshte se sfida e parë e Albin Kurtit është mandatimi i tij për kryeministër. Një diversionit si Batoni nuk do të mund të kishte alibi më të ligë. Madje duke futur në lojë dhe CDU-në gjermane. U përpoq gjithashtu të fusë pyka midis Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës, kur paralajmëroi se edhe nëse zonja Osmani dëshiron koalicion me Albin Kurtin, Isa Mustafa nuk do ta lejojë. Kjo është mostra që hidhërohet nga ky sukses i padiskutueshëm i Kosovës. Shqiptarët kudo e kanë prit me shpresë dhe besim ndryshimin e madh në Kosovën e 6 tetorit.

Shefi i misionit të Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, në një intervistë për Tv A2 CNN shqip thoshte se ne (Kosova) jemi më përpara se Shqipëria së paku në tri gjana: Në futboll, në muzikë dhe në zgjedhje. Në fakt Kosova është kampione e Ballkanit në shumë aspekte. Yjet e futbollit botëror i kanë emrat e shqiptarëve të Kosovës. Kombëtarja e Kosovës është ndër të paktat skuadra me rekorde suksesesh në kontinentin evropian. Muzika përfaqësohet me shumë këngëtare të formatit botëror. Ushtarët e FSK-së dhe efektivat e policisë së Kosovës marrin medaljet e merituara në konkurrencë me ushtritë dhe policitë e vendeve evropiane e perendimore. Ndërsa në xhudo, Majlinda Kelmendi e detyroi Vladimir Putin të ngrinte flamurin e Kosovës në Rusi.

Nëse ndjekim linjën e dallimeve midis Shqipërisë dhe Kosovës do të shohim se Kosova ofron më shumë mundësi dhe shanse për jetesë, nuk ka probleme të pronave, ka një kulturë pune shumë më të avancuar se sa shqiptarët e Shqipërisë, ka disiplinë pune dhe politike të admirueshme, ka nuhatje dhe logjikë maksimale në gjykimin dhe vlerësimin e ngjarjeve, personazheve dhe fenomeneve.

Zgjedhjet e 6 tetorit ishin testi i një kulture të lartë demokratike e politike të qytetarëve të Kosovës gjë për të cilën në Shqipëri duket si ëndërr. Kjo ndodh se në Kosovë funksionon më mirë se në Shqipëri ligji, gjykatat dhe prokuroria. Mjafton një fakt. Në mëngjesin e datës 6 tetor një zgjedhës fotografoi votën e tij dhe menjëherë ky person u shpall në kërkim për vepër penale. Kush do të guxonte ta bënte këtë shkelje pas një lajmi kur opinioni njoftohet për pasojat konkrete të një shkelje si kjo?

Në Shqipëri deputetët dhe ministrat e Edi Ramës japin urdhra për blerje e shitje votash, për masa kundër punonjësve të arsimit, të cilët nuk kishin fotografuar votën e shkelje të tjera të rënda, por asnjëri prej tyre nuk shkon në përgjegjësi penale. Pra në Kosovë politika nuk guxon deri te marrja në mbrojtje e kriminelëve, gjë që në Shqipëri ndodh rëndom.

Në Kosovë askush nga politika nuk guxon të grabisë pushtetin, në Shqipëri e ka marrë peng një person, kryeministri i vendit. Në Kosovë bëhen zgjedhje të parakohshme vazhdimisht, edhe kur ndodhin kriza të lehta, Shqipëria digjet flakë për shkak se kryeministri nuk pranon asnjë përgjegjësi, aq më pak dorëheqje.

Në Kosovë nuk ndodhin çdo ditë vrasje si në Shqipëri. Kosova në një dekadë ka ngrit një infrastrukturë rrugore më modernen në rajon, në Shqipëri në gjashtë vite nuk janë ndërtuar më shumë se 60 km rrugë.

Kosova i numëron fletët e votimit dhe shpall rezultatin zgjedhor në disa orë, ndërsa Shqipërisë i duhen disa javë.

Me zgjedhjet e reja dhe ndryshimin politik që ndodhi në Kosovë, qeveria e ardhshme ka disa sfida serioze, me qëllim që vendi të konkurrojë me dinjitet së paku në rajonin tonë. Nëse qeverisja e re do të integrojë veriun e Kosovës në institucionet e Kosovës dhe do ta përmbyllë me sukses dialogun me Serbinë, do të hyjë në histori dhe do ta bëjë Kosovën “parajsën” e demokracisë ballkanike. Ndërkohë Shqipërisë i duhet të paqtohet me veten dhe kjo është më e vështirë sesa paqtimi me fqinjët.

Shumë kundërshtarë të fituesve të zgjedhjeve në Kosovë, si Baton Haxhiu apo Nuhiallari në debatin e mbrëmshëm, e shohin të pamundur një koalicion midis VV dhe LDK-së. Madje Baton Haxhiu thoshte se sfida e parë e Albin Kurtit është mandatimi i tij për kryeministër. Një diversionit si Batoni nuk do të mund të kishte alibi më të ligë. Madje duke futur në lojë dhe CDU-në gjermane. U përpoq gjithashtu të fusë pyka midis Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës, kur paralajmëroi se edhe nëse zonja Osmani dëshiron koalicion me Albin Kurtin, Isa Mustafa nuk do ta lejojë. Kjo është mostra që hidhërohet nga ky sukses i padiskutueshëm i Kosovës. Shqiptarët kudo e kanë prit me shpresë dhe besim ndryshimin e madh në Kosovën e 6 tetorit.

Mbetet vetëm të kapërcehen sfidat për të cilat VV dhe LDK erdhën në pushtet me vullnetin e sovranit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...