Avdyli: Nuk mund t’ketë president të pavarur, ai duhet të jetë i LDK-së

Politika

Avdyli: Nuk mund t’ketë president të pavarur, ai duhet të jetë i LDK-së

Nga: V.R Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 11:47
Haxhi Avdyli

Deuteti i sapozgjedhur nga LDK-ja ka diskutuar zërat që kërkojnë president të pavarun nga populli.

Ai, ka thënë se në Kosovë ku pjesa më e madhe e qytetarëve emrren me politikë, s’mund të ketë person të pavarur politik që do të mund ta ketë postin e presidentit.

Për shkak të kësaj, sipas tij, LDK dhe VV, si parti politike, duhet ta gjejnë konsensuin për koalicionin e ndryshimit me President politik në pako.

Postimi plotë:

Në kërkim të Presidentit të "PAVARUR".

Në Kosovën ku nga 1.8 milion qytetarë,ku të gjithë mirren me politikë zor që gjen person të pavarur plotësisht nga politika prandaj edhe President të pavarur zor që gjindet. Por edhe nêse e gjejmë diku të strukur në ndonje skaj të Kosovës, jashtë rrjedhave të përditshme sociale , ai ose ajo as nuk i duhet atij posti. Apo po e bëjmë një të pavarur sa për tia dhënë një rrogë. Sot kandidatë të "pavarur" për President edhe mund gjejmë, por që janë të varur nga VV, ka edhe të pavarur që me shpirt duan LDK-në, e shumë të "pavarur" gjejmê që privilegjet e arritjet e pavarësisë intelektuale i kanë bërë duke u zvarritur nëpër zyret e PAN-it . Mundësi ka që një President të pavarur ta eksportojmë edhe nga Brazili por sdi a ia vlen. Në një Kosovë me probleme të medha puro politike, me një Presidencë që duhet të mirret me politikë e jo me teatër, me një koalicion që ka marrë më shumë se 50% të votave të qytetarëve, ska nevojë askush nga ne ta luajmë "Francuzin" në kërkim të Presidentit inekzistent apolitik . Prandaj VV e LDK si parti politike, si organizata jo të pavarura, duhet ta gjejnë konsensusin për koalicionin e ndryshimit me President politik në pako. Qytetari na ka votuar si parti politike, dikë 26% e dike 25% për të qeverisur politikisht e pêr të gjetur konsensus mes nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat