Paralajmërimi për VV-LDK: Zhagitja për formimin e Qeverisë u hynë në punë shumë qarqeve antishqiptare

Politika

Paralajmërimi për VV-LDK: Zhagitja për formimin e Qeverisë u hynë në punë shumë qarqeve antishqiptare

Nga: D. B. Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:27
LVV-LDK

Nëse Qeveria e Re do të vonoj formimin e saj atëherë do të degradohet, ende pa ja nisur punës dhe nuk do të ketë jetë të gjatë.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se duket mjaft qartë që dikush jetikisht është i interesuar që vendi të futet në kaos.

Sipas tij, pushteti pas luftës u lidh më shumë për përfitime personale, meqë janë bërë magnat me djersën dhe mundin e popullit më të varfër sot në Evropë.

“Kjo zhagitje e formimit të qeverisë po ju hyn në punë shumë edhe qarqeve të caktuara antishqiptare në Evropë, për ta lënë Kosovën vatër krize permanente. U tolerua gjatë korrupsioni dhe krimi në Kosovë në emër të mbajtjes se gjoja paqes së rreme, në Ballkanin Perëndimor, që është gabimi më i madh. VV dhe LDK ishte dashur të tregohen shumë të vëmendshme që mos të lejojnë që situata politike e brishtë të eskalojë në diçka që nuk e dëshirojnë shumica e shqiptarëve në rajon dhe kudo në botë. Ndarja e pushtetit nuk do të thotë asgjë në krahasim me shtetin e ri të Kosovës”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai konsideron askush  nuk duhet assesi që të lejoj që të bëhet ndarja në ata që gjoja duan të mbrojnë shtetin dhe në ata që gjoja duan ta rrënojnë atë.

“Këto do të ishin eksperimente shumë të rrezikshme për fatin e shqiptarëve dhe për fatin e dy shteteve tona. Ndoshta mund të jem edhe gabim në këtë analizë të shkurtër, por një fjalë e popullit thotë: “Heqma dron se ta falë Stambollin". Kështu që mos të lejojmë asgjë në dorë të fatit, sepse kjo do të ishte tragjike për të gjithë ne. Duhet ti lëmë anash interesat dhe ti lëmë anash interesat personale , ndarjet programore dhe dallimet ideologjike. Egot janë sëmundje, të cilat e anashkalojnë edhe votën e sovranit, gjë që është jashtë çdo normë demokratike të sjelljes dhe të veprimit, që bie ndesh me jetën pluraliste, si e drejtë fondamentale për secilin njeri. Apo Kosova vërtetë është bërë strehë e horave”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat