Shahu: Bisedimet me Serbinë duhet ti bëjnë përfaqësues të gjithë institucioneve kushtetuese

Politika

Shahu: Bisedimet me Serbinë duhet ti bëjnë përfaqësues të gjithë institucioneve kushtetuese

Nga: D.B. Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 16:36
Rexhep Shahu

Dialogu me Serbinë është fatkeqësia më e dhimbshme e Kosovës. Kjo për faktin se që në fillim ky dialog nuk i ka nisur bisedimet si duhet, duke bërë që Kosova të humbasë shumë.

Analisti Rexhep Shahu ka thënë për “Bota sot” se duhet doemos të krijohet një grup serioz me nivel të lartë dijesh e patriotizmi për bisedimet me Serbinë.

“Besoj se grupi bisedës do të jetë dimensione përtej qeverisë dhe qeveria do të jetë pjesë e grupit bisedues. Nuk e mendoj se bisedimet duhet ti kryejë qeveria apo ekipi vetëm i qeverisë. Bisedimet me Serbinë duhet ti bëjnë përfaqësues të gjithë institucioneve kushtetuese dhe dijetarë e shqiptar patriot. Nëse ekipi bisedues do të ketë këtë format, ai do të përkrahet nga gjithë politika përfaqësuese dhe do të mbështetet nga të gjithë. Një ekip bisedues që ka mbështetje, ka dije e kompetencë dijesh e ka të qartë se Kosova nuk është koloni serbe, është shtet i pavarur i çliruar me luftë, atëherë bisedimet do të jenë sukses”, ka thënë analisti politik Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat