U tha se PAN-i po i mbledh nënshkrime për seancë kundër heqjes së taksës, flet eksperti i ekonomisë, tregon se a do të hiqet taksa - Bota Sot
U tha se PAN-i po i mbledh nënshkrime për seancë kundër heqjes së taksës, flet eksperti i ekonomisë, tregon se a do të hiqet taksa

Politika

U tha se PAN-i po i mbledh nënshkrime për seancë kundër heqjes së taksës, flet eksperti i ekonomisë, tregon se a do të hiqet taksa

Nga: N.H Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 22:59
PAN

U raportua se tashmë ka ndodhur një dakordim në mes të partive opozitare që e përbëjnë ish-bllokun PAN, i pari pas krijimit të Qeverisë në krye me Albin Kurtin. Deputetë të opozitës kanë konfirmuar se janë në përfundim të mbledhjes së nënshkrimeve për të thirrur seancën e jashtëzakonshme si kundërshti për heqjen e taksës 100 për qind.

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, duke i komentuar veprimet e pozitës, thotë se në vend tashmë janë ndërruar interesat dhe kauzat në mes të pozitës dhe opozitës, dhe kjo e fundit po i mbron kauzat e tyre.

“Duke qenë dëshmitar të ndërrimit të roleve të subjekteve politike në rastin që PAN nga pozita kalon në opozitë si rezultat i përcaktimit të sovranit dhe njëherit të LDK-së dhe VV-së nga opozita në pozitë dhe tani si koalicion qeverisës, pra në këtë rast janë ndërruar interesat dhe kauzat, pra tani partitë opozitare i mbrojnë kauzat ose krijojnë kauza përderisa partitë e koalicionit qeverisës tentojnë që t’i harmonizojnë premtimet me presionin ndërkombëtar konkretisht të SHBA-së”, ka thënë Kadriaj.

Ai konsideron se në parim është normale një sjellje opozitare e PAN-it.

Image
Mustafë Kadriaj

“Pra, në parim është normale një sjellje opozitare e PAN-it dhe aq më shumë kur kujtimet janë të freskëta të sjelljes ekstreme derisa ishte në opozitë të VV-së që të udhëheq me qeverinë e tanishme që para disa viteve bënte thirrje për bojkot dhe çdo bashkëpunim me shtetin serb, tani i relakson qëndrimet vetëm pse tani është duke udhëheq me qeverinë, dhe përballët çdo ditë me presionin ndërkombëtar duke u deklaruar për heqjen e taksës dhe vendosjen e masave të reciprocitetin që këtu ka shumë pikëpyetje se a do vendosen masat e reciprocitetit dhe sa do jenë ato masa gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Pra, si rezultat që partia që udhëheq ka mohuar çdo gjë çka u bë deri me ardhjen e VV-së në pushtet është e natyrshme reagimi i partive opozitare njëherit uroj për një opozitarizëm parlamentar dhe konstruktive duke mos u nxitur nga ish sjellja opozitare e partisë që udhëheq”, ka thënë ai.

Kadriaj bën me dije se partitë opozitare do t’i shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat për të mbrojtur kauzat, dhe njëherit duke e paraqitur të dështuar koalicionin qeverisës.

“Me këtë dua të theksoj që duke qenë dëshmitar i presionit nga SHBA-ja jo vetëm të largimit të taksës, por duke bërë me dije që nuk do ketë masa të reciprocitetit për faktin që me fillu dialogu është strategji kombëtare ruajta e raporteve me SHBA-në, por duke qenë dëshmitar i sjelljes ekstreme të VV-së deri sa ishte në opozitë, duke i etiketuar edhe si tradhtar, tani partitë opozitare nuk ia falin kështu që do shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat për të mbrojtur kauzat e veta dhe njëherit duke e paraqitur të dështuar koalicionin qeverisës”, ka theksuar njohësi i ekonomisë në vend.

Mes të tjerave, njohësi i ekonomisë thekson se e ka kryer efektin e vet ekonomik, ndërsa se kur do të hiqet kjo duhet të jetë në bashkëpunim me SHBA-të.

“Se a duhet të hiqet dhe se kur do hiqet vlerësoj që taksa e ka kryer efektin e vet ekonomik,dhe kombëtar, dhe se kur do hiqet kjo duhet të jetë në bashkëpunim me SHBA-të për faktin që nuk duhet që Kosova t’i ftohë raportet me SHBA-të sado që partitë opozitare kanë të drejt, sepse taksa e ka dërmuar ekonomikisht shtetin serb, por njëherit duhet të ketë të qartë kryeministri i tanishëm se të qeverisë në një shtet siç është Kosova që për çdo hap përballët me presion ndërkombëtar është sfidë në vete edhe nëse nuk do ketë presion opozitar vlerësoj që e gjithë kauza e VV-së dhe e kryeministrit të tanishëm po venitet si vesa para diellit”, ka përfunduar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat