Çfarë kërkohet nga Kurti dhe Mustafa në lidhje me gjendjen që është krijuar nga COVID-19

Politika

Çfarë kërkohet nga Kurti dhe Mustafa në lidhje me gjendjen që është krijuar nga COVID-19

Nga: M.H Më: 22 mars 2020 Në ora: 09:52
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Koronavirusi po përhapet çdo ditë e më shumë duke e kapluar kështu tërë globin dhe shfaqur një panic tek qytetarët në çdo cep të botës.

Edhe pse vendi ynë është duke marrë masa kundrejtë këtij virusi të infektuar po vazhdon të ketë pasi që po vazhdojn edhe të vin qytetarë nga vendet evropiane. Kontrollimi po vazhdon të bëhet në pikat kufitare mirëpo rastet pozitive po janë të paevitueshme.

Mirëpo ajo se çfarë është duke ndodhur në vendin tonë nuk është vetëm virusi COVID-19, është edhe gjendja politike e cila po i frustëron edhe qytetarët e vendit. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme e kërkuar nga presidenti Thaçi ishte pikënisje e një përfundimi të shkarkimit t ëish-ministrit Veliu, kështu duke vazhduar më pas LDK-ja, të kërkoj mocion për prishje të koalicionit.

Pra, vendet e tjera janë duke kërkuar një ilaç për koronavirusin gjersa Kosova po vazhdon të ketë debate politike të cilat tash për tash do të duhej të minimizohen në mënyrë që përqëndrimi kryesor të jetë përballimi i koronavirusit.

Në lidhje me këtë gjendje të krijuar në Kosovë, analisti politik, Leon Duhanaj, u shpreh që e vetmja mënyrë për ta parandaluar këtë virus është bllokimi I tij dhe marrja sa më seriozisht, përmend shtetin e Italisë e cila është duke pasur viktima nga mosserioziteti I gjendjes.

Më tej, Duhanaj, tha që politkanët duhet të lënë anash këtë egoziëm mes veti dhe të përqëndrohen në virusin COVID-19, në mënyrë që bashkë të tejkalohet kjo gjendje e krijuar në vendin tonë nga ky virus.

“Përhapja e virusit corona apo covid-19, ka shkaktuar kaos global. Tani më jemi kah fundi i muajit të tretë të përhapjes së tij dhe ajo çfarë shihet është një tmerr i vërtetë. Nëse i bëhet një analizë e thjeshtë kësaj pandemie, del në pah një faktorë i rëndësishëm E vetmja mënyrë për t'u mbrojtur mirë nga virusi, është parandalimi i tij. E vetmja mënyrë për ta parandaluar atë, është bllokimi i tij dhe, bllokimi me i mirë i tij bëhet duke ndaluar çarkullimin në përgjithësi, që do të thotë gjëndje të jashtëzakonshme në të gjithë hapësirën ku ka prekur. Shih Kina, e bllokoj me të gjitha mjetet në vendin e origjinës, ndërsa italia dhe vënde të tjera perëndimore, të cilat nuk e morën seriozisht po përballën dhe do të përballën me pasoja të paparashikueshme. Prandaj, kam qenë ithtarë i shpalljes së mënjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë për dy ose tre javë dhe me siguri do ta kalonim shumë me lehtë. Tani më veç ndoshta është vonë”.

Image
Leon Duhanaj

“Në Kosovë kanë hyrë me qindra njerëz të infektuar potencial pa asnjë kontrollë dhe nuk dihet se ku do të t'i ndalët turri. Ka një fakt në ketë pandemi. Se numri i të infektuarve është i matshëm vëtëm me numrin e të testuarve, që do të thotë se të infektuar ka shumë me shumë se që janë të regjistruar zyrtarisht. Arsyeja pse nuk dihet është se ska kapacitete të mjaftueshme testimi dhe që ka shumë njerëz me imunitet të mirë, të cilët nuk sëmurën fare nga ky virus, mirëpo kjo nuk do të thotë që të njëjtit nuk janë transmetues të tij. Pra, shumica e transmetuesve të këti virusi, janë njerëz të shëndoshë por që janë të infektuar dhe nuk e dinë fare prandaj mënyra me parandalimit të tij ka qenë bllokimi maksimal që do të nënkuptonte gjendje të jashtëzakonshme për një periudhë 2 apo 3 javore”.

“Kjo ndërlidhet edhe me pyetjes rreth gjendjes përkatësisht krizës politike në vënd. Që kosova ka politikë dhe politikanë të papërgjegjshëm kjo nuk është ndonjë fshehtësi. Problemi me i madh i shqiptarëve, ka qenë dhe mbetet egoizmi i tepruar dhe protagonizmi. Kjo me shumë se tek secili është prezente edhe tek Kryeministri i tanishëm z. Kurti. Ai do të bie viktimë politike e këtij egoizmi dhe protagonizmi të tij. Ai duke synuar të bëhet protagonist i vetëm, e ka sjellë vetën në situatë të palakmueshme. Në të njëjtën kohë, ua bën të lehtë edhe kundërshtarëve të tij që ta luftojnë. Kurti, si kryeministër, duhet të sillët si burrështetas, e jo si një adoleshent i papërgjegjshëm opozizarë. Ai ose duhet të këndellet, të rikthejë gjëndjen bashkëpunuese me LDK-në që do të thotë t'i rikthej vendimet, ose do të shkoj. Kosova nuk mundet me qenë arenë e kontrollit të një subjekti dhe, aq me pak të bëj politikë e cila nuk ka mbështetje nga SHBA”, përfundon Duhanaj, për “Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat