Situata politike në vend, të gjithë e din kush i ka në dorë unat e zjarrit

Politika

Situata politike në vend, të gjithë e din kush i ka në dorë unat e zjarrit

Nga: A.J Më: 28 prill 2020 Në ora: 22:51
Kuvendi i Kosoves

Krijimi i qeverisë se re nga Lidhja Demokratike e Kosovës në koalicion me AAK-në e Nisma-n ka sjell jo pak reagime në vend derisa ka nga to edhe pozitive duke thënë se një qeveri e re do të ishte e mirëseardhur në këtë kohë kurse të tjerë që kanë vlerësuar se Kosova ka qeverinë e vet ani pse është në detyrë.

Njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu ka thënë për “Bota Sot” se Qeveria e re që mund të krijohet me mbështetje kushtetuese e drejtuar nga LDK besoj se nuk do te mbetet peng e kushërinjve baxhanakëve, tezeve, dajave, dhe besoj se do të çmontojë ketë nepotizëm politik që instaloi VV në gjithë bordet e vendit, në gjithë ndërmarrjet publike.

“Edhe nëse nuk bën kjo qeveri e re që mund te krijohet me LDK, pune e madhe, le te rrezohet, te shkohet ne zgjedhje sepse një gjë është e sigurte, ne Kosove zgjedhjet politike nuk shikohen si tragjedi siç shihen ne Tirane. Vetëm këto dite frika e Albinit me lëshuar karrigen po ofrohet si tragjedi nga ai. Kosova ka treguar se askush nuk i është shmange gjykimit te votuesit, pavarësisht se infeksioni i Tiranës me ble vota ka hy edhe ne Kosove nga grupet ilegale te marrjes se pushtetit me çdo çmim.

Ta provojmë edhe qeverinë e re derisa provuam qeverinë e fjalëve te Albinit. Besoj se qeveria nuk duhet te qeveriset nga statuset e emigranteve neokomuniste ne fb.

Shpresoj se Kosova dhe opinioni është zgjuar dhe nuk besoj se mund te përsërisë ndokush marsin e 2004. Se edhe po u tentua, te përsëritet marsi i dhunshëm kundër Kosovës si ai i 2004, te gjithë e dine se kush i ka në dorë unat e zjarrit” ka thënë Shahu për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat