Berisha shuan zërat: LDK nuk përçahet - Bota Sot
Berisha shuan zërat: LDK nuk përçahet

Politika

Berisha shuan zërat: LDK nuk përçahet

Nga: D.B. Më: 21 maj 2020 Në ora: 14:13
Selia e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe në aktualitetin e tanishëm politik ka hyrë në një gjendje të pavolitshme ku janë vënë në pah dallime dhe fërkime rreth rrugëtimit të saj politik.

LDK hyri në angazhim politik me të cilin e rrëzoi Qeverinë e Kosovës, në të cilën ishte edhe vet pjesë përbërëse e koalicionit pas zgjedhor qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje, duke iniciuar në Kuvend votimin për mocionin e mosbesimit të Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Ejup Berisha në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se ky votëbesim u votua dhe me shumicë votash dhe Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti u rrëzua.

Sipas tij, LDK-ja do të vazhdojë të funksionoje edhe më tej në ambientin politik të Kosovës pavarësisht se si do të jetë fati dhe pozicioni i saj në kombinimet për formimin e Qeverisë së re eventuale.

Image
Ejup Berisha

“Së fundmi në opinion ka zëra që po qarkullojnë të cilat për momentin janë në nivelin e spekulimeve se ky subjekt politik ka gjasa të përçahet si rezultat i konflikteve brenda partiake të dy grupacioneve më të mëdha atij pro koalicionimit të ri me Partitë si Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma i njohur me shkurtesën LANA si dhe të grupacionit politik të udhëhequr nga Vjollca Osmani i cili po e kundërshton idenë dhe mundësinë për krijimin e koalicionit dhe të Qeverisë së re. Tash për tash siç theksova mundësitë për përçarje të re në LDK janë vetëm thash e theme dhe spekulime sepse asnjë nismë konkrete faktike nuk ka rrjedhur nga grupacioni politik të cilin e udhëheq dhe de fakto e kontrollon Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani”, ka thënë analisti Berisha.

Ai konsideron se LDK pavarësisht realitetit dhe rrethanave politike që do të paraqiten, do të vazhdoj të funksionoje dhe veproj si subjekt politik.

“E them këtë pasi partitë ekzistojnë dhe veprojnë aq sa për to kanë nevojë anëtaret dhe simpatizantët e saj apo derisa ky subjekt politik vepron komfor rregullimit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës apo aq sa e respektojnë kushtetutën dhe ligjet ekzistuese. Partitë politike përçahen dhe shuhen vetëm nëse anëtaret dhe një pjesë e udhëheqësisë së saj e duan këtë gjë apo atëherë nëse forca dhe aftësia e mbrojtjes së Partisë brenda saj bie dhe dominojnë forca dhe faktor të jashtëm më të fuqishëm që e duan përçarjen apo dhe shuarjen e ndonjë subjekti të caktuar politik partiak”, është shprehur analisti politik Ejup Berisha

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat