Deklaratat e Osmanit dhe Mustafës, analisti politik jep paralajmërimin për LDK-në: Pasojat do të shihen në zgjedhje

Politika

Deklaratat e Osmanit dhe Mustafës, analisti politik jep paralajmërimin për LDK-në: Pasojat do të shihen në zgjedhje

Nga: A.SH Më: 8 qershor 2020 Në ora: 20:45
Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

Raportet brenda LDK saktësisht mes Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit nuk janë të mira, duke ju referuar deklaratave të tyre ndaj njëri-tjetrit.

Këto raporte analisti politik Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, brenda LDK-së po vërehet se ka një krijse, konkretisht mes kreut të LDK-së Isa Mustafës dhe nënkryetares së LDK-së Vjosa Osmanit.

“Tanimë shihet se ka krisje brenda LDK-së, konkretisht Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës. Osmani ndjehet e përdorur nga Mustafa për vota, pas të cilave edhe ia kthyen shpinën. Vjosa ndjen se ka mbështetje të madhe në popull, gjë të cilën po e përdor për t'i kërkuar " mejdan" secilit brenda partisë, duke përshur edhe vet kreun e saj”, shprehet Mehmeti.

Sipas tij, kreu i LDK-së është ai që duhet të ulet me Vjosa Osmanin dhe të dëgjoj shqetësimet e saja, pasi Vjosa nuk është anëtare pa peshë.

“Pikërisht Isa Mustafa duhet të ulet në bisedime me Vjosën dhe të dëgjoj shqetësimet e saja, pasi Vjosa nuk është anëtare pa peshë, gjë të cilën LDK nuk duhet ta shpërfillë. Mbetet të shihet si do vazhdohet tutje, megjithatë besoj se e gjithë kjo krisje është në dëm të LDK, pasojat do të shihen në zgjedhjet, kurdo që mbahen”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat