Gjuha e deputetëve në Kuvend, analisti: E turpshme, foltorja shfrytëzohet për gjëra personale

Politika

Gjuha e deputetëve në Kuvend, analisti: E turpshme, foltorja shfrytëzohet për gjëra personale

Nga: G.B Më: 23 qershor 2020 Në ora: 22:31
Kuvendi i Kosovës

Përplasje të shumta ka pasur në mes të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, gjatë seancës së sotme, duke dalë nga pikat e rendit të ditës.

Kjo duket se është bërë rutinë për seancat që mbahen në Kuvend.

E për këtë, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se gjuha që përdoret është e turpshme.

Image
Leon Duhanaj

"Vetë mënyra se si abuzohet me ligjet që kanë karakter ndërkombëtar, duke mos gjetur gjuhë të përbashkët t'i votojnë, në mënyrë që Kosova të ketë qasje në fonde shtesë në mënyrë që të na gjenden afër në këto ditë të vështira, tregon qartë për papërgjegjësinë e politikanëve tanë. Aq më keq e kemi gjuhën që përdoret në Kuvend e cila në shoqëri normale do të konsiderohej e turpshme", është shprehur ai.

Sipas tij, nuk ka koment se si shfrytëzohet foltorja e Kuvendit, për gjëra personale e të parëndësishme.

"Se si shfrytëzohet foltorja e Kuvendit për agjenda shpeshherë edhe personale e të parëndësishme kjo nuk do koment fare. Ne kemi problem të madh si shoqëri. Ne jemi akoma duke mos e kuptuar seriozitetin e kësaj bote. Për fat të keq, papërgjegjësia nuk ndalon veç se në Kuvend dhe politikë, por e kemi gjithandej në shoqëri", ka deklaruar Leon Duhanaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat