"Në tavolinë nuk ka mundje", Shahu thotë se Hoti duhet të merret me dialog, ka një porosi për Thaçin

Politika

"Në tavolinë nuk ka mundje", Shahu thotë se Hoti duhet të merret me dialog, ka një porosi për Thaçin

Nga: G.B Më: 4 korrik 2020 Në ora: 16:15
Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi anuloi vizitën në Washington për shkak të aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale ndaj tij dhe Kadri Veselit.

E pas tij vizitën e anuloi edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Së fundmi ai ka deklaruar se do ta vazhdojë dialogun dhe se së shpejti do të udhëtojë drejt SHBA-së për këtë temë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën "Bota sot" se dialogu duhet të vazhdojë pasi Kosova nuk ka kohë për të humbur e kryeministri nuk duhet të vonojë asnjë ditë.

"Unë mendoj se Kosova, ekipi i Kosovës duhet ta vazhdojë dialogun patjetër. Kosova nuk ka kohë të humbasë as të presë, nuk mund të jetë as të mbetet peng e asnjë individi të përveçëm. Kryeministri i Kosovës duhet të mos e vonojë Kosovën në udhën e saj asnjë ditë. Presidenti i Kosovës pse nuk është vetë në ekipin e biseduesve të Kosovës nuk do të thotë se nuk mund të përcjellë mesazhet e tij", ka thënë ai.

Image
Rexhep Shahu

Sipas Shahut bisedimet nuk janë ndonjë ndeshje në tavolinë apo mundje krahu, por në tavolinë janë amerikanë dhe evropianët dhe amerikanët nuk e kthejnë Kosovën nën Serbi e as Serbinë në Kosovë.

"Bisedimet për Kosovën nuk janë ndonjë ndeshje në tavolinë, ndonjë mundje krahu kush po ia thyen krahun shokut, Hashimi Vuçiqit apo Vuçiqi Hashimit. Në tavolinë janë amerikanët dhe evropianët, nuk janë për ta kthyer Kosovën nën Serbi as për ta kthyer Serbinë në Kosovë, atë të punë e ka zgjidhur lufta, ajo Kosove që u fitua me luftë nuk humbet në paqe sepse nuk ka luftuar Amerika e NATO për ta kthyer Kosovën nën Serbi", ka vlerësuar Shahu.

Andaj, ai thotë se Thaçi të rrijë i qetë dhe ekipi i të urtëve të Kosovës të ulët në tryezë me Serbinë.

"Ndaj presidenti Thaçi të rrijë i qetë dhe ekipi i të urtëve të Kosovës të ulët në tryezë me Serbinë nën arbitrim amerikan dhe evropian. Ndërkohë antiamerikanët e Prishtinës e të Tiranës si të duan të dalin në protesta", ka deklaruar Rexhep Shahu për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat