Vjosa Osmani dhe Albin Kurti në një listë të përbashkët, ja kush po e thotë

Politika

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti në një listë të përbashkët, ja kush po e thotë

Nga: A.M. Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:57
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Analisti politik, Islam Krasniqi, ka komentuar për “Bota sot” deklaratën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit për bashkëpunimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Deklarata e kryetares së kuvendit të republikës së Kosovës znj. Osmani së në të ardhmen do të bashkëpunojë me liderin e VV-së z. Albin Kurtin akoma tregon inatin ndaj atyre që e shfrytëzuan në zgjedhje apo u struken nën ombrellën e saj për të fituar vota e që pastaj nuk e  pyeten fare për qëndrimin e saj lidhur për ndryshimet që ndodhen por e sulmuan dhe degraduan në mënyra të ndryshme”, ka theksuar Krasniqi.

Sipas tij, kjo deklaratë e Osmanit jep sinjal së ajo mund ti ndaj rrugët me LDK-në dhe se ne zgjedhjet e ardhshme mund të jenë në një listë të përbashkët me VV-në.

“Kjo deklaratë jep një sinjal së ajo mund ti ndaj rrugët me LDK-në duke krijuar një parti të re, parti e cila do ta djeg LDK-në dhe vetë znj. Osmani. Bashkëpunimi mund të jetë i ngjashëm më këtë që po shohim sot, por nuk përjashtohet mundësia që në zgjedhjet e ardhshme që të jenë në një listë të përbashkët me VV-në, e cila me të gjitha mundësit po provon ta rrëmbej znj. Osmani nga LDK-ja”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat