Anton Quni e Lumir Abdixhiku e refuzuan largimin nga LDK, vjen paralajmërimi i fundit për Vjosa Osmanin: Ja si duhet të veprojë kryetarja e Kuvendit

Politika

Anton Quni e Lumir Abdixhiku e refuzuan largimin nga LDK, vjen paralajmërimi i fundit për Vjosa Osmanin: Ja si duhet të veprojë kryetarja e Kuvendit

Nga: N. H Më: 9 shtator 2020 Në ora: 22:50
Lumir Abdixhiku dhe Anton Quni

Vjosa Osmani ka bërë gati formimin e partisë së re. Gjatë ditë u raportua se Osmanit mund t’i bashkohen disa prej figurave kyçe të LDK-së, dhe disa të tjerë nga shoqëria civile.

Prej emrave të përmendur ishte Fatmir Sejdiu, Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Xhafer Tahiri, Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu.

Prej tyre, pesë të fundit e mohuan kategorikisht se kanë për synim që t’i bashkëngjiten idesë së Vjosa Osmanit.

Më i zëshmi, ishte padyshim ishte ministri i Mbrojtjes Anton Quni , i cili ka mohuar zërat se mund t’i bashkohet një partie të re që do të mund të formohej nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Quni tha se do të mbetet përjetësisht në partinë e formuar nga Ibrahim Rugova, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

E, lidhur me këto zhvillime, analisti politik, Faton Mehmeti, ka deklaruar se Vjosa Osmani edhe me tej nuk ka zyrtarizuar asgjë sa i përket kësaj nisme të trumbetuar në media. Ai konsideron ka shumë gjasa që iniciativa e kësaj të fundit të rezultojë me një parti.

“Realisht, Vjosa ende nuk ka publikuar zyrtarisht ndonjë iniciativë, dhe emrat që përmenden janë krejtësisht mediatike, pra s’ka asgjë zyrtare. Mirëpo, sa më shumë që të ketë njerëz, figura të respektuara, nëse Vjosa Osmani krijon një parti të re, natyrisht mundësitë janë më të mëdha që ajo iniciativë që do të bëhet parti të ketë sukses”, ka thënë Mehmeti.

Mirëpo, analisti e përsërit qëndrimin e tij se ish-nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, nuk duhet të largohet nga kjo parti,por, që vetëm aty duhet të krijojë fraksion, e jo të krijojë parti.

“Mbetet për të parë se kush do t’i bashkohet Vjosës e kush jo, por ajo q =ë di të them është se Vjosa do të mbledh rreth vetës njerëz të partive të ndryshme, me suksesin që nuk do i mungojë. Por, unë gjithmonë kam thënë, se Vjosa Osmani duhet të mbetet në LDK, aty të krijojë fraksion, e jo të krijojë parti. Megjithatë, koha do të tregojë se a do të ketë sukses apo jo”, ka thënë në fund, analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, më 20 qershor të këtij viti, shkarkoi Vjosa Osmanin nga pozitat drejtuese me 70 vota për, 16 kundër dhe 28 abstenime, votim ky që u realizua në mënyrë elektronike, e që më pas u kontestua për mungesë transparence nga kandidatja për kryeministre e partisë më të vjetër në Kosovë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Osmani pati përplasje të mëdha me kryetarin Isa Mustafa dhe kryesinë e ngushtë që nga rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit të cilën qeveri e përkrahu.

Përafrimi i qëndrimeve të Vjosa Osmanit me ish-kryeministrin Albin Kurti shtuan zërat se ajo mund t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat