“Ky do të jetë viti i liberalizimit të vizave”, analisti flet pas kërkesës së Hotit në Bruksel

Politika

“Ky do të jetë viti i liberalizimit të vizave”, analisti flet pas kërkesës së Hotit në Bruksel

Nga: A.SH Më: 10 shtator 2020 Në ora: 22:46
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar një vizitë në Bruksel ku mes tjerash temë për diskutim ka qenë liberalizimi i vizave.

Ai ka bërë thirrje që qytetarëve të Kosovës t’i mundësohet sa më parë që të lëvizin lirshëm në Zonën Shchengen dhe se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Analisti politik, Leon Duhanaj për “Bota sot” ka komentuar vizitën duke thënë se, Kosova ka plotësuar me shumë kritere se të gjitha vendet tjera.

“Kur flasim për procesin e liberalizimit të vizave dhe kriteret e përcaktuara për regjionin në përgjithësi, duhet theksuar se Kosova ka plotësuar me shumë se të gjitha vendet tjera. Arsyeja, apo përgjegjësia pse Kosova ende nuk ka liberalizim, nuk qëndron plotësisht tek Kosova, por me shumë tek institucionet përkatësisht anëtaret e Unionit Europian”, thotë Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

 

Sipas tij, problem është edhe mos njohja e Kosovës nga 5 vendet anëtare të BE-së që nuk ka as politikë unike karshi Kosovës.

“Duke qenë se Kosova nuk njihet nga 5 vende anëtare, nuk ka as politikë unike karshi Kosovës. Duke patur parasysh mënyrën e vendimmarrjes në ketë union e që është konsensusi, është goxha vështirë të merren disa vendime e posaqërisht kur kemi të bëjmë me interesat e vendeve veç e veç. Ka pasur disa raste, kur Kosovës i është ofruar mundësia për të marrur dritën jeshile në paketë me vende tjera, por për fat të keq, në këtë punë kemi dështuar ne.

Ai më tej shton se, ky do të jetë viti i liberalizimi të vizave.

“Tani, pas ardhjes së z. Hoti në krye të qeverisë, ka ndikuar që disa raporte në marrëdhëniet e Kosovës me botën të përmirësohen dukshëm dhe agjenda e procesit të liberalizimit. Unë jam i prirur të besoj që në fakt do të jetë ky viti i liberalizimi të vizave”, përfundon Duhanaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat