“Kadri Veseli shumë më rëndë se Hashim Thaçi”, ish shefit të SHIK-ut i vjen paralajmërimi

Politika

“Kadri Veseli shumë më rëndë se Hashim Thaçi”, ish shefit të SHIK-ut i vjen paralajmërimi

Nga: P.R Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 20:09
Kadri Veseli

Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), është akuzuar vazhdimisht për shumë të këqija që kanë ndodhur në Kosovë, dhe se i ka shërbyer plotësisht vetëm Partisë Demokratike të Kosovës.

SHIK-ut ka qenë cak i akuzave për shantazh, haraç e vrasjet politike të cilat kanë ndodhur në Kosovë, gjë për të cilën ishte raportuar në shumë raporte ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të KFOR-it.

E në njërën nga seancat gjatë legjislaturës së kaluar, ish shefi i saj, Kadri Veseli u kishte thënë deputetëve të LDK-së se “kam me iu ngi SHIK”.

“Kom me ju ngi SHIK këtë mandat, kemi me shku deri ne fund, veç atëherë mos boni ciu ciu”, kishte thënë Veseli.

E tash kur Veseli gjendet i burgosur dhe i akuzuar nga Gjykata Speciale, analisti politik Faton Mehmeti, thotë se tani është arrestuar kupola e SHIK-ut.

Image
Faton Mehmeti

“Me arrestimin e Kadri Veselit, natyrisht është arrestuar kupola e SHIK-ut, e cila ka pasur Kadri Veselin në krye të saj, megjithatë pritet që të arrestohen edhe të tjerë nga SHIK-u. Natyrisht, se edhe dëshmia e Nazim Bllacës pritet të përfshihet në këtë proces, prandaj gjykata reagoi me ashpërsi ndaj vendimit të Thaçit për të falur 5 të dënuar, dy ndër ta të lidhur me rastin "Bllaca", e cila fund e krye ka të bëj me SHIK-un”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, Specialja do ta zbulojë të vërtetën për SHIK-un.

“Me pak fjalë, në Gjykatën Speciale, pritet të zbardhet përfundimisht roli i SHIK-ut, dhe do të dal e vërteta e saj për të gjitha ato që përfliten, kryesisht për vrasjet e pasluftës”, shprehet Mehmeti.

Madje analisti Mehmeti thotë se gjykimi i Kadri Veselit do të jetë shumë i rënë se ai i Hashim Thaçit.

“Andaj, gjykimi i Kadri Veselit pritet të jetë ndër më kompleksit, dhe më interesant në tërë punën e Gjykatës Speciale, pasi përfundimisht do të kuptohet se kush i vrau ish aktivistët e LDK-së, dhe çfarë roli ka pasur SHIK-u në këtë proces. Kadri Veseli e ka rastin më të rëndë se Thaçi, dhe të gjithë të tjerët”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat