Lavrovi në Serbi për vaksinat, por edhe për Kosovën e Republikën serbe

Politika

Lavrovi në Serbi për vaksinat, por edhe për Kosovën e Republikën serbe

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:26
Ivica Daçiqi e Sergei Lavrovi (Arkiv)

Sigurimi i vaksinave ruse, mbështetja për Marrëveshjen e Dejtonit dhe konfirmimi i aleancës me autoritetet serbe në lidhje me "problemin" e Kosovës do të jenë temat kryesore të bisedimeve të sotme midis ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Beogradit zyrtar, të udhëhequr nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Kështu i kanë thënë përfaqësuesit jozyrtarë të qarqeve diplomatike gazetës "Danas", duke folur për vizitën e sotme të Lavrovit në Beograd.

Burimet nuk përjashtojnë mundësinë që me këtë rast, të paralajmërohet "vizita në nivelin më të lartë politik - ose presidenti rus Vladimir Putin në Serbi, ose Vuçiqi në Rusi".

Sipas diplomatëve, Rusia do të jetë e gatshme të sigurojë "sasi të konsiderueshme vaksinash" si për Serbinë ashtu edhe për Republikën Sërpska, si shenjë e "solidaritetit në luftën kundër pandemisë". 

Sa i përket Kosovës, Lavrov pritet të përsërisë se Rusia do të pranojë çdo marrëveshje që do të arrinin reciprokisht Beogradi dhe Prishtina.

Gazeta përkujton se vizita e shefit të diplomacisë ruse fillimisht ishte paralajmëruar për 28 tetor, por ajo u shty për shkak se Lavrovi ishte në vet-izolim, për shkak të kontaktit me një person të infektuar me Covid.

Disa burime kanë thënë në atë kohë se Sergei Lavrov ishte i ftuar në Serbi kur u bë e qartë për Beogradin zyrtar se Putini nuk do të vizitonte Serbinë në tetor, gjë që Vuçiqi e kishte paralajmëruar zyrtarisht në disa raste që nga qershori.

Gjithashtu u spekulua se Kremlini kishte pranuar një kërkesë të tillë, por kushti ishte që zyra ushtarake ruse të hapet së shpejti në Beograd, "që ishte një ofertë që Vuçiqi nuk mund ta refuzonte në rrethana të tilla".

Një ditë para mbërritjes së shefit të diplomacisë ruse, presidenti i Serbisë ka biseduar në Beograd me anëtarin serb të Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik.

Siç u njoftua dje, Dodiku e informoi Vuçiqin "për sulmet politike ndaj Republikës Sërpska, si dhe për përpjekjet për ta shembur atë, dhe i paraqiti kërkesa dhe lutje të qarta Republikës së Serbisë".

Vuçiç tha, ndër të tjera, se marrëdhëniet midis Serbisë dhe BeH-së "mund dhe duhet të përmirësohen, kryesisht përmes integrimeve më të rëndësishme ekonomike, duke lidhur njerëzit dhe një pikëpamje që përqendrohet në të ardhmen, jo në të kaluarën" dhe se Serbia nuk do në asnjë mënyrë nuk do të mbyllë kufirin për njerëzit nga RS-ja, pavarësisht nga situata epidemiologjike në Serbi dhe RS.

Presidenti i Serbisë gjithashtu theksoi se Serbia ndihmoi Republikën Sërpska me burime të konsiderueshme financiare, herën e fundit në shumën prej 20 milion eurosh dhe se "do të vazhdojë të sigurojë të gjitha llojet e mbështetjes ekonomike dhe financiare për njerëzit në RS-së".

Lidhur me Marrëveshjen e Dejtonit, Vuçiç deklaroi se marrëveshja mund të ndryshohet "vetëm me pëlqimin e të tre popujve përbërës dhe dy njësive, me faktin se Serbia respekton integritetin territorial të BeH-së dhe në asnjë mënyrë nuk e shkel atë, por kërkon që ajo të ndërpriten kërcënimet e heqjes dhe zhdukjes së Republikës Sërpska, sepse RS është kategori kushtetuese e BeH-së, që rrjedh nga marrëveshja e paqes e tre popujve përbërës dhe e konfirmuar në Dejton. "

Diplomatët theksojnë se takimi midis Vuçiqit dhe Dodikut duhet të interpretohet, ndër të tjera, si reagimi i tyre i përbashkët ndaj debatit të fundit të mbajtur në sesionin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, në të cilin disa pjesëmarrës thanë se "Marrëveshja e Dejtonit nuk është më efektive".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat