Koalicioni i “frikës” – profesori zbulon detaje nga marrëveshja Osmani – Kurti

Politika

Koalicioni i “frikës” – profesori zbulon detaje nga marrëveshja Osmani – Kurti

Nga: A.Morina Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:30
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e ka konfirmuar se është duke biseduar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të lidhur koalicion për zgjedhjet e reja paralamentare.

Osmani deklaroi se është koha t’i bashkojnë forcat, jo veç si politikanë, por siç thotë ajo edhe për të mirën e qytetarëve.

“Jemi në proces të diskutimeve me z. Kurtin për bashkëpunimin, dhe nuk do të ishte e drejtë që të flasë pa pasur një marrëveshje finale”, potencoi Osmani.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, gjatë një prononcimi në “Bota sot” ka komentuar fillimin e marrëveshjes së Vjosa Osmanit me Albin Kurtit për një koalicion të mundshëm.

Mehazi e cilësoi vendimin e Osmanit  të logjikshëm dhe arsyeshëm, pasi ka të bëjë me përballje me kundërshtarë të ashpër dhe dinak si LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja.

“Deklarata e Vjosa Osmanit për një marrëveshje koalicionuese me LVV-në është e logjikshme, e arsyeshme, po edhe mjaft strategjike për t'u bërë së bashku me Albinin më të fortë para përballjeve zgjedhore me kundërshtarë mjaft të ashpër e dinakë politike, siç janë LDK-ja, PDK-ja e AAK-ja”, theksoi Mehazi.

Profesori tha se Osmanin e bën të dobët kandidimi i vetëm në zgjedhjet qëndrore, prandaj po ndihmën po e kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti.

“Normale, se kandidimi i vetmuar Vjosa Osmanit e bën më të dobët kundër partive me përvoja të mëdha garash zgjedhore e me fuqi financiare e kriminele. Këtë ndihmë ajo e kërkon nga LVV-ja e Albin Kurtit. Zonja Vjosa Osmani jo se ju frikësohet përballjeve zgjedhore, por është e vetëdijshme se makinerite lëvizëse zgjedhore të partive me stazhe dekadash zgjedhore do mundohen si e qysh ta dobësojnë e largojnë nga skena politike Vjosën, sidomos ish-partia e saj e LDK-së që tani ka nis një fushatë agresive ndaj saj.”, nënvizoi Mehazi, përcjell "Bota sot".

Në vazhdim, profesori Mehazi e vëri në dyshim bashkëpunimin e Osmanit me VV-në, për shkak se mund të ketë probleme me principet titanike të Albinit, i cili në çdo zgjedhje ka dal pa koalicione me partitë të tjera.

“Mirëpo, problemi i bashkëpunimit të Vjosës me LVV-në nuk do jetë aq i lehtë,  po mjaf i rëndë pasi dihen principet titanike të Albinit i cili deri më tani në çdo cikël zgjedhor ka dalë pa koalicione e marreveshje me partitë tjera, kështu që Albini më mirë e pranon Vjosën në partinë e vet të LVV-së sesa me listën e partisë së Vjosa Osmani”,tha Mehazi.

Por, me gjithë këto që profesori i potencoi, prapë mendon se vetëm Albin Kurti mund ta ndihmoj Vjosa Osmani . Kjo, pasi Vjosa u prish me LDK-në për të i dal zot Albinit gjatë mocionit të qeverisë së tij.

“Pra, ai që mund t'i ndihmonte Vjosës së vetmuar gjatë zgjedhjeve të ardhshme është vetëm Albin Kurti e askush tjetër, këtë ndihmë apo borxh politik pa hamendje duhet t'ia afrojë Albin Kurti për shkak se dhe Vjosa u prish me LDK-në e saj duke i dalë zot Albin Kurtit gjatë mocionit kundër qeverisë së tij”, përfundoi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat