Premton Vuçiqi: Serbia nuk do t'i vë sanksione Federatës Ruse

Politika

Premton Vuçiqi: Serbia nuk do t'i vë sanksione Federatës Ruse

Nga: B.S. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 08:36
Sergei Lavrov e Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka premtuar mbrëmë se Serbia nuk do t'i vërë sanksione Federatës Rusë, bëjnë të ditur mediat serbe.

 Vuçiqi ka thënë se ka marrë disa informata të rëndësishme nga Sergei Lavrovi, gjatë vizitës së djeshme njëditore të ministrit të punëve të jashtme të Rusisë në Beograd.

Në konferencën e përbashkët për shtyp ai ka thënë se nuk do t'i vënë si Mali i Zi sanksione Rusisë.

"Ne nuk do të aplikojmë sanksione ndaj Federatës Rusë", ka thënë  Vuçiq.

Ai ka thënë po ashtu se Serbia do të vazhdojë të blejë gazin rus.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë Moska mbështet politikën e ekuilibruar të udhëheqjes serbe që synon ndërtimin e lidhjeve të dobishme reciprokisht me të gjitha vendet e interesuara, sepse ai parim është themeli i politikës së jashtme ruse.

"Ne e mirëpritëm angazhimin e Beogradit ndaj neutralitetit ushtarak dhe politikën e mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Politika e Serbisë e neutralitetit ushtarak ndihmon për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe për të kundërshtuar tendencën për të rritur konfrontimin në një rajon që ka vuajtur shumë gjatë historisë," tha Lavrov në një konferencën e përbashkët të shtypi pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç

Lavrov tha se Rusia konfirmon "përkushtimin e plotë për të gjitha marrëveshjet" midis dy vendeve të arritura në nivelin më të lartë dhe shtoi se partneriteti strategjik u zhvillua "me respektim të plotë të parimeve" të Serbisë për të ndërtuar lidhje me të gjitha vendet e interesuara.

"Një qasje tjetër nuk është e përshtatshme dhe nuk korrespondon me realitetin e botës moderne," tha Lavrov.

Ai deklaroi se ai gjithashtu ka biseduar me Vuçiqin për "problemin e pazgjidhur të Kosovës" dhe përsëriti se Rusia është e përkushtuar që Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB të jetë bazë e çdo marrëveshje eventuale midis Beogradit dhe Prishtinës.

"Pozicioni ynë është i pandryshuar, ne jemi në favor të kërkimit të një kompromisi në bazë të Rezolutës 1244 dhe ne do të mbështesim vetëm vendimin që do t'i përshtatet serbëve," deklaroi shefi i diplomacisë ruse.

Lavrov shtoi se BE-ja "duhet të kuptojë rolin e ndërmjetësit në dialog në mënyrë të paanshme dhe të kapërcejë sabotimin e hapur të Prishtinës", duke deklaruar se autoritetet e Prishtinës "sabotojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në vitet e mëparshme, përfshirë detyrimin për të formuar Asociacionit të komunave Serbe".

Ai tha se ai kishte një bisedë "shumë thelbësore" me Vuçiqin, gjatë së cilës ata "diskutuan një varg të tërë çështjesh që nuk po bëhen më të lehta në Evropë apo në botë".

"Ne kemi riafirmuar angazhimin tonë ndaj marrëveshjeve të të dy vendeve për forcimin e partneriteteve strategjike në të gjitha fushat, duke përfshirë dialogun politik, dimensionin ekonomik dhe bashkëpunimin ushtarak-teknik," tha Lavrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat