Skenari i Edi Ramës me dorëheqjen e Gent Cakajt, profesori përmend edhe lidhjen e Baton Haxhiut me Serbinë

Politika

Skenari i Edi Ramës me dorëheqjen e Gent Cakajt, profesori përmend edhe lidhjen e Baton Haxhiut me Serbinë

Nga: M.H Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:46
Baton Haxhiu dhe Gent Cakaj

Gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gent Cakaj e ka bërë publike dorëheqjen ku ka thënë se duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, konsideron që kapitulli i shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

Ai shpreh mirënjohjen ndaj Ramës për besimin e dhënë dhe ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ.

Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim, shkroi më tej Cakaj.

Për dorëheqjen e Cakajt u përfol shumë gjatë ditës së djeshme nëse ai do të aderojë në ndonjë parti politike në Kosovë, por këtë gjë e mohoi Cakaj, i cili u shpreh që nuk ka pretendime tash për tash për aderim në ndonjë parti politik.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjve politike, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që Cakaj ka qenë një figurë piuni në skenën politike të Ramës dhe se e njejta si Cakaj ka ndodhur edhe me ish-ministren e arsimit në Tiranë që vinte nga Kosova.

Image
Muhamet Kelmendi

Kelmendi më tej thotë që Shqipëria gjendet para zgjedhjeve dhe se PSSH natyrisht që I duhen figura të rretheve të ndryshme për të arritur vota dhe për të mbajtur pushtetin.

“Duhet theksuar se z.Cakaj ka qenë figure piuni në skenën politike të Edi Ramës. Ai nuk kishte karizëm për një detyrë të tille. Natyrisht se si politikan i inteteseve nuk e arriti suksesin e pritur. Kjo i pati ndodhur edhe ish-ministres së arsimit në Tiranë që vinte nga Kosova. Tash është Shqipëria para zgjedhjeve dhe qeverisë atje, përkatësisht PSSH i duhen në pushtet figura të rretheve të ndryshme, sepse me këtë pretendohen të arrihen te qytetarët për të dhënë voten dhe për të mbajtur pushtetin. Këtu duhet kërkuar shkakun. Por, e dëmshme është raporti me largimin e Cakajt me Kosovën. Këtu ka luhatje dhe pozicione negative”, theksoi Kelmendi.

Tutje, Kelmendi përmend edhe Baton Haxhiun i cili i’u vë në shërbim Ramës edhe pse i shërbente shtetit të Serbisë dhe kjo dyanshëmri sipas analistit e pengoi në Tiranë. Me këtë largim Rama po ik nga grupi i tillë dhe të i kthehet vetes.

Vendosja e figurave nga Kosova në skenën politike duhet të jetë një hapë i radhës për të dy shtetet mirëpo që figurat të cilat shkojnë duhet të jenë të përgatitura dhe pathyer me emra si velga, kjo nëse duam të kemi një bashkim komëbtar.

“Cakaj dhe ish-ministrja e arsimit u vendosen me pushtet nga grupi i njohur i Kosovës. Mendohet në grupin rreth Baton Haxhiut që u vu në shërbim të Edit, krahas shërbimëve që bënte për shtetin serb. Dyanëshmëria e punës po e pengon Tiranën. Me këtë largim mendohet se Edi po ikë nga grupi i tillë dhe po i kthehet vetës. Këto dy janë çështjet kryesore që kanë ndikuar. Por, duhet thënë se Tirana edhe më tej duhet të futë njerëz në skenën politike atje nga Kosova. E këta duhet të jenë të përgatitur, të ndërgjegjshëm, të pathyer me emra si vegla dhe shume profesionalista. Nëse e duam bashkimin kërkohet edhe kjo punë të kryhet. Nuk duhet të vendosen figura amorfe dhe të papërgaditura, e që veprojnë si figura të përmirësimit të skenës politike”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat