A rrezikohet Kosova nga mbyllja totale për shkak të Covid? Tregon infektologu Tolaj

Politika

A rrezikohet Kosova nga mbyllja totale për shkak të Covid? Tregon infektologu Tolaj

Nga: M.H Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:30
Ilir Tolaj

Vendi ynë po vazhdon të përballet me situatën pandemike, që po merr jetën ende shumë qytetarëve të Kosovës.

Përveç kësaj situate pandemike, Kosova u gjend edhe para zgjedhjeve të parakohshme e që padyshim patën ndikimin e tyre.

Këto fushtata parazgjedhore sollën një mori thyerje të rregullave anticovid, kështu duke mos marrë parasysh rrezikun që mund t'i sillnin qytetarëve. Për këtë, ishin dënuar disa parti politike, shkruan “Bota sot”.

Në lidhje me këtë temë, në një intervistë për “Bota sot”, ka folur ish-ministri i shëndetësisë dhe infektologu, Ilir Tolaj.

I pyetur se nëse mund të ketë mbyllje totale të vendit për shkak të rrijtes së numrit të infektuarëve, ai u shpreh se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, duke shtuar se në Kosovë e kanë kaluar infeksionin mbi 600 000 persona dhe kjo ndërpret përhapjen e pakontrolluar të infeksionit.

“Jo. S’ka vend as për izolim e as për çfarëdo mase më të ashpër kufizuese. Trendi i rasteve të reja në Kosovë është relativisht stabil që nuk arsyeton masat më restriktive. Besoj se në Kosovë tashmë e kanë kaluar infeksionin mbi 600 000 persona, ne jemi shumë afër krijimit të imunitetit kolektiv që do ta ndërpriste përhapjen e pakontrolluar të infeksionit”, u shpreh Tolaj.

Infektologu thotë më tej se fakti që virusin e kanë kaluar një numër i madh i personave ka bërë që gjatë kësaj fushate parazgjedhore, të mos kemi rritje shumë të madhe të rasteve me Covid-19.

“Besoj se mu ky nivel i caktuar i imunitetit kolektiv që është krijuar si pasojë e gjithë këtij numri njerëzish që e kanë kaluar infeksionin, na ka ndihmuar që tash, pas kësaj fushate parazgjedhore mos të kemi rritje enorme të rasteve te reja me Covid 19”, ka deklaruar Ilir Tolaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat