Ja cilat kërkesa të Kurtit do t’i prishin planet djallëzore të Serbisë për ndarjen e Kosovës, analisti jep detaje

Politika

Ja cilat kërkesa të Kurtit do t’i prishin planet djallëzore të Serbisë për ndarjen e Kosovës, analisti jep detaje

Nga: A.Morina Më: 30 prill 2021 Në ora: 19:29
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian në Belgjikë.

Gjatë këtij fjalimi, Kurti ka folur për rifillimin e dialogut me Serbinë dhe kërkesat e tij karshi shtetit serb.

Ai u shpreh se çështja e parë e dialogut është zbardhja e fatit të të pagjeturve , nëse nuk ka ndryshim në këtë çështje, atëherë vazhdimi i bisedimeve bëhet i vështirë.

Njohësi i çështje politike, Skënder Kapiti në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti në Parlamentin Evropian dhe qëndrimet e tij karshi dialogut me Serbinë.

Kapiti u shpreh se me ardhjen e Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës, tani presidenti serb Vuçiq dhe ndërmjetësuesit e tjerë evropian nuk kanë përballë politikanë të korruptuar, injorantë e as politikan që pranon ndarjen e Kosovës (rasti i ish-presidentit Hashim Thaçi).

Image
Analisti politik, Skender Kapiti

“Tani pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 në Kosovë, Serbia dhe Vuçiqi por edhe ndërmjetësuesit evropianë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi nuk kanë më përballë individë interesaxhinjsh, as partiakësh, as politikanë miopë e injorantë dhe as të korruptuar që për interesa personale, ishin gati të bënin deri edhe pazare me trojet e Dardanisë.

Është fakt që ai soj-sorollopi politikanësh tani i përkasin të shkuarës si p.sh. Hashim Thaçi si i vetmi politikan e ndoshta edhe si i vetmi shqiptar i Kosovës që kishte pranuar ndarjen e Kosovës”, deklaroi ai.

Tutje, analisti komentoi edhe kërkesën e parë të Kurtit ndaj Serbisë, siç është zbardhja e fatit të të pagjeturve. Ai e vlerëson këtë si një kërkesë largpamëse nga Kurti, e cila e vë Serbinë para përgjegjësisë si shtet gjenocidist.

“Albin Kurti për dialogun Kosovë-Serbi, si çështje të parë për të zgjidhur në bisedimet Kosovë-Serbi kërkon dhe përmend fatin e të pagjeturve, kërkesë kjo e cila e vë Serbinë para përgjegjësisë si shtet gjenocidist. Këtë kryeministri largpamës Albin Kurti e kërkon pra jo pa qëllim”, theksoi Kapiti

Ai paralajmëroi se kjo nuk do të jetë kërkesa e vetme e Kurtit ndaj Serbisë, duke përmendur edhe kërkesat e tjera të cilat do t’i injoronin të gjitha intrigat e planet djallëzore të Serbisë për ndarjen e Kosovës

“Kjo kërkesë e tij dhe me siguri edhe të tjerat që do të pasojnë pas saj, si dënimi i gjenocidit serb, dëmshpërblimi për krimet dhe dëmet materiale të luftës do ta vënë Serbinë para përgjegjësisë dhe para llogaridhënies për krimet e tmerrshme dhe për gjenocidin që ajo ka ushtruar kundër shqiptarëve.

Gjë e cila do të zhvlerësonte dhe do të injoronte nga agjenda të gjitha intrigat e planet djallëzore të Serbisë për minishengenin, për bashkësitë e komunave serbe dhe atë për ndarjen e Kosovës, plan të cilin fatkeqësisht e kanë pranuar dhe mbështetur edhe ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi por edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili, pa pyetur aspak Prishtinën mori edhe flamurin e pajtimit shqiptaro-serb duke cituar edhe vargje të Ivo Andriqit”, nënvizoi analisti.

Kapiti konsideron se është fat i madh për Kosovës që ka një kryeministër si Kurti dhe një presidente si Osmani. Madje, ai tha se nëse këta do të ishin më herët në krye të shtetit nuk do të kishte pasur marrëveshje inferioriteti dhe të dëmshme për Kosovën siç kanë bërë paraardhësit e tyre.

“Pra është fat i madh për Kosovën që me Albin Kurtin kryeministër dhe me Vjosa Osmanin presidente, tani Kosovës po i kthehet autoriteti, prestigji dhe imazhi si një shtet sovran dhe i pavarur. Nëse do të kishin qenë më herët këta të dy në krye të shtetit, nuk do të kishte pasur marrëveshje inferioriteti dhe të dëmshme për Kosovën siç kanë bërë paraardhësit. Albini dhe Vjosa do të mbrojnë parimin e madh të reciprocitetit me të gjitha shtetet e tjera, dhe sidomos përballë Serbisë”, potencoi ai.

Në fund, analisti Kapiti radhiti kushtet të cilat Kurti duhet t’ia vë si parakusht Serbisë, në mënyrë që e largojnë mundësinë e ndarjes së Kosovës.

Për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi si parakushte të dorës së parë është njohja nga Serbia për gjenocidin e saj, gjetjen e të humburve dhe dëmshpërblimin, kushte të cilat as që e mundësojnë ne diskutim ndonjë plan apo tentativë për ndarje të Kosovës./BS

commentFirst article
Fjalë kyçe Albin Kurti serbia Kosova Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian në Belgjikë. Gjatë këtij fjalimi Kurti ka folur për rifillimin e dialogut me Serbinë dhe kërkesat e tij karshi shtetit serb. Ai u shpreh se çështja e parë e dialogut është zbardhja e fatit të të pagjeturve nëse nuk ka ndryshim në këtë çështje atëherë vazhdimi i bisedimeve bëhet i vështirë. Njohësi i çështje politike Skënder Kapiti në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti në Parlamentin Evropian dhe qëndrimet e tij karshi dialogut me Serbinë. Kapiti u shpreh se me ardhjen e Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës tani presidenti serb Vuçiq dhe ndërmjetësuesit e tjerë evropian nuk kanë përballë politikanë të korruptuar injorantë e as politikan që pranon ndarjen e Kosovës (rasti i ish-presidentit Hashim Thaçi). “Tani pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 në Kosovë Serbia dhe Vuçiqi por edhe ndërmjetësuesit evropianë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi nuk kanë më përballë individë interesaxhinjsh as partiakësh as politikanë miopë e injorantë dhe as të korruptuar që për interesa personale deklaroi ai. Tutje analisti komentoi edhe kërkesën e parë të Kurtit ndaj Serbisë siç është zbardhja e fatit të të pagjeturve. Ai e vlerëson këtë si një kërkesë largpamëse nga Kurti e cila e vë Serbinë para përgjegjësisë si shtet gjenocidist. “Albin Kurti për dialogun Kosovë-Serbi si çështje të parë për të zgjidhur në bisedimet Kosovë-Serbi kërkon dhe përmend fatin e të pagjeturve kërkesë kjo e cila e vë Serbinë para përgjegjësisë si shtet gjenocidist. Këtë kryeministri largpamës Albin Kurti e kërkon pra jo pa qëllim” theksoi Kapiti Ai paralajmëroi se kjo nuk do të jetë kërkesa e vetme e Kurtit ndaj Serbisë duke përmendur edhe kërkesat e tjera të cilat do t’i injoronin të gjitha intrigat e planet djallëzore të Serbisë për ndarjen e Kosovës “Kjo kërkesë e tij dhe me siguri edhe të tjerat që do të pasojnë pas saj si dënimi i gjenocidit serb për bashkësitë e komunave serbe dhe atë për ndarjen e Kosovës plan të cilin fatkeqësisht e kanë pranuar dhe mbështetur edhe ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi por edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili pa pyetur aspak Prishtinën mori edhe flamurin e pajtimit shqiptaro-serb duke cituar edhe vargje të Ivo Andriqit” nënvizoi analisti. Kapiti konsideron se është fat i madh për Kosovës që ka një kryeministër si Kurti dhe një presidente si Osmani. Madje tani Kosovës po i kthehet autoriteti prestigji dhe imazhi si një shtet sovran dhe i pavarur. Nëse do të kishin qenë më herët këta të dy në krye të shtetit nuk do të kishte pasur marrëveshje inferioriteti dhe të dëmshme për Kosovën siç kanë bërë paraardhësit. Albini dhe Vjosa do të mbrojnë parimin e madh të reciprocitetit me të gjitha shtetet e tjera dhe sidomos përballë Serbisë” potencoi ai. Në fund analisti Kapiti radhiti kushtet të cilat Kurti duhet t’ia vë si parakusht Serbisë në mënyrë që e largojnë mundësinë e ndarjes së Kosovës. Për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi si parakushte të dorës së parë është njohja nga Serbia për gjenocidin e saj gjetjen e të humburve dhe dëmshpërblimin kushte të cilat as që e mundësojnë ne diskutim ndonjë plan apo tentativë për ndarje të Kosovës.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat