Analisti nga Gjermania “godet” SHIK-un, ia përmend vrasjet me motive politike - flet edhe për Gërvallën dhe Rugovën

Politika

Analisti nga Gjermania “godet” SHIK-un, ia përmend vrasjet me motive politike - flet edhe për Gërvallën dhe Rugovën

Nga: M.H. Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:59
Hashim Thaçi dhe Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Disaporës, Donika Gërvalla, javët që po lëmë pas ka qenë pre e deklaratave të shumta drejtuara asaj.

Këto deklarata ndaj saj kanë ardhur pasiqë Gërvalla vite më parë kishte thënë në një televizion që do ta ndihmojë Specialen për ta vënë në pah krimin.

E si gjithmonë është opozita e cila shfrytëzon çdo rast që të akuzoj pozitën e njëjta po vazhdon edhe për Gërvallen.

Është PDK ajo e cila po kërkon fuqishëm që të shkarkohet ose të jep dorëheqje Gërvalla mirëpo e njëjta iu është kundërpërgjigjur se gjithmonë do ta luftoj krimin dhe do ta ndihmoj çdo organ të drejtësisë.

E në lidhje me këtë ka folur analisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot”, ai shpalosi disa ngjarje nga ditët kur ishte gjallë edhe Rugova.

Sipas analistit opozita përkatësisht partitë e PAN-it ende nuk po munden të pranojnë humbjen e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe kështu as Gërvallen e cila u akuzua për deklaratën që do mbledh fakte për krimet e bëra nga SHIK, duke “goditur” Thaçin dhe Veselin.

Image
Idriz Zeqiraj

“Opozita, përkatësisht, partitë e koalicionuara në PAN, duke e shfrytëzuar lidershipin e LDK-së, të shantazhuar nga SHIK-u kriminal, sundoi Kosovën për 17 vjet radhazi. Humbja e zgjedhjeve më 14 shkurt, ka tërbuar PAN-istët. Ata ende nuk duan ta pranojnë se "ky qytet (shtet) ka një Sherif tjetër!" PAN-i sjell në ekran e debat, deklaratën, e disa viteve më parë, të Donikë Gërvallës, kur zotohet se do të mbledh fakte e prova, për krimet e bëra nga komandantët dhe organizata e tyre kriminale SHIK. Por, dinjitarja Gërvallë, thotë se qëndron prapa deklaratës, ku godet hapur dhe faktueshëm, dy shefat kryesorë, Thaçi dhe Veseli, por, edhe deklaratat tjera, ku përmend eksponentë të tjerë të krimeve. Dhe, zotohet se do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë, derisa edhe krimineli i fundit të prangoset”, u shpreh analisti.

Zeqiraj më tej kujton edhe vrasjet me motive politike që zënë fill që nga viti 1977, ku u vra gazetari Ali Ukaj e që i dyshuari ishte Thaçi e pastaj edhe shpëtimi i rastësishëm I Rugovës nga një atentat në Tiranë.

Gjithashtu analisti përmend se me rastin e shpëtimit të Rugovës e mori vesh edhe bota që Milloshevçi kishte marrë dhunshëm Rugovën nga Rezienca e tij.

“Krimi vrastar, me motive politike, zë fill në vitin 1977, me vrasjen e gazetarit Ali Ukaj, zëdhënësi i parë i UÇK-së. I dyshuari dhe i arrestuari i parë, nga policia e Tiranës, ishte Hashim Thaçi. Më ndërhyrjen e Xhavit Halitit, tek një gjeneral i Sigurimit enverist, Hashimi lirohet dhe askush nuk dënohet. Dosja mbyllet! Plani vrastar u hartua nga oficerët Sigurimsa të Enver Hoxhës dhe veglat e tyre LPK-ja, e dominuar nga klani i Drenicës. Përveç komunikatave të frikshme të LPK-së, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së së "Rognerit", vrasjet e kundërshtarëve politikë, i aprovoi edhe kupola e shtetit shqiptar, presidenti Rexhep Mejdani: "Me shkuarjen në Beograd, Ibrahim Rugova, bëri tradhti kombëtare!" Pra, presidenti shqiptar bëri thirrje për vrasjen e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova! Përflakshëm e pasoi Mejdanin, zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, kur nga televizioni shqiptar, në Tiranë, akuzonte për tradhti kombëtare Ibrahim Rugovën. Skajshëm kërcënues ishte edhe Hashim Thaçi nga një vilë e "Bllokut të Zi", se Rugova do të ndëshkohet rëndë, që nënkuptonte vrasjen e tij! Dhe, vërtet, rastësia e shpëtoi Presidenti Rugova nga atentati i organizuar në Tiranë! Ndërkohë, e gjithë bota mësoi se Ibrahim Rugova u muar dhunshëm nga Rezidenca e tij, i shoqëruar nga gardistët e Millosheviçit, për ta dërguar në Beograd. Përjashtim bënë presidenti Mejdani dhe lakejtë e tij, të cilët mrizonin nën pishat e Bllokut në Tiranë”, potencoi analisti.

Zeqiraj shton më tej, se të gjitha komentet që opozita po i bën ndaj Gërvalles janë të tepërta dhe se PDK duhet të ia lë rinisë të marrë në udhëheqje partinë pasiqë këto veprime të saj vetëm po prishin imazhin e krijuar të saj.

“Komentet janë të tepërta! I gjithë zhurmimi, artificial e bajat, aktual i opozitës, keqas të mposhtur, në zgjedhjet e 14 shkurtit, synon në prishjen e imazhit të veprimtares më të shquar në botë, para dhe gjatë luftës në Kosovë, Donikë Gërvalla. Duke u fokusuar në Emergjencën politike dhe diplomatike të luftës, në Kosovë, ajo u bë yll i televizioneve evropiane, në denoncimin e krimeve të soldateskës të Millosheviçit. Rrugaçëria e manifestuar, më 6 maj 2021, në tempullin e shenjtë, siç duhet të jetë Parlamenti i Kosovës, nga opozita e frustruar dhe e dështuar, do të mbetet një njollë turpi, në historinë parlamentare të Kosovës dhe përtej. Elementi i painkriminuar, rinia e PDK-së, duhet të mendojë seriozisht për fatin e këtij subjekti, rast të kriminalizuar”, thotë Zeqiraj.

Sipas analistit kjo parti duhet të vetshpallet e paligjshme sepse u krijua nga Enver Hoxha dhe me grupin puçist dhe kështu po mundohet të prish imazhin e saj të artë mirëpo që PDK dhe të gjithë të tjerët do të dështojnë pasiqë ajo pavarësisht gjinisë është më e forë se shumë burra të tjerë.

“Ata duhet ta vetëshpallin të paligjshme PDK-në, partinë e themeluar nga Sigurimsat e Enver Hoxhës dhe agjentët e tyre, grupin puçist, që rrëzoi dhunshëm Kryesinë e hershme të Lëvizjes. Me dhunë e kërcënim, pushtuan redaksinë e fletushkës Zëri i Kosovës" dhe Fondin "Vendlindja thërret", një makro grabitje! Sa më parë, aq më mirë. Veprimtarja, parë ekselance, dje, dhe ministre dinjitoze sot, Donikë Gërvalla, ka imazhin e saj të artë, të çelnikosur dhe të stazhionuar 30 vjeçar. Prandaj, kushdo që të provojë ta cenojë imazhin e shkëlqyer të bijës unike të Kosovës, Donikë Gërvalla, do të dështojë turpshëm. Këtë e kanë provuar edhe të tjerë, para jush, por, janë mundur dhe strukur, si strucët në rërë. Kujdes, halabakë e llaskucë, zvarranikë e seksistë bulistë! Dikujt, pavarësisht gjinisë, i rëndojnë më shumë se burracakëve si ju! Turpi qoftë me ju”, nënvizon Zeqiraj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat